Rama, Macron, Renzi dhe Kushner

Politikë

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë, Renzi: Evropa duhet të zgjohet, administrata e Trump ndryshoi shumë gjëra! Alabbar: Duam që kontinenti të përparojë

17 Maj, 08:39| Përditesimi: 17 Maj, 11:24

  • Share

Po mbahet në Tiranë, më 17 maj, Samiti Ekonomik Ndërkombëtar 'Future Investment Initiative Europe'. Në këtë forum do të marrë pjesë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama, por edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, themelues & CEO, Affinity Partners.

Pjesëmarrës është edhe senatori italian dhe ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili foli për Evropën, rolin e saj dhe të ardhmen e saj. Sipas Renzit, Evropa është një lojtare e fortë, por duhet të zgjohet dhe të mendojë për të ardhmen pasi administrata e Trump ka ndryshuar shumë gjëra.


“Administrata e Donald Trump ka ndryshuar shumë gjëra. Tarifat nuk janë gjë e mirë por mund të kalohen me tarifa bilaterale. Evropa duhet të përfitojë pasi është një kontinent perfekt dhe me demografi të madhe, por rrezikon të bjerë në burokraci. Europa është një lojtare e fortë në fushë por duhet të zgjohet dhe të mendojë për të ardhmen.”, u shpreh Renzi.
 
Ndërkohë themeluesi i Emaar Properties, Mohamed Alabbar deklaroi se Evropa duhet të ndryshojë.

“Europa ka disa rregulla të çuditshme dhe duhet të ndryshojë. Ne duam që Evropa të përparojë. Me thonë mua Muhamed ke shtet pa demokraci por në fakt kemi zhvillim, kapital të zhvilluar dhe të edukuar, kemi turizëm ekonomi, siguri dhe transparencë. Ka diçka Amerika është e zënë me zgjedhjet gjithë kohën, ndërsa Evropa vetëm rikonstruksion, rikonstruksion... Bota po ndryshon dhe ne duhet të kapim ndryshimet.”

Renzi shtoi se “gjëja më e rëndësishme e Europës sot është të investojë në  edukim”.

“Edukimi i gjeneratës së re është shumë i rëndësishëm për financat. Mendoj mund të diskutojmë se si t'a transformojmë Evropën. Po sot kemi Google, Youtube etj... Por ne kemi punuar dhe pa këto. Gjenerata e re duhet të investojë për të ardhmen. Dhe Europa këtë duhet të fokusohet te mos merret me demokracinë shumë burokraci. Europa duhet të jetë gati për këtë gjeneratë, do të thotë më pak burokraci. Duhet të kuptojmë se problemi më serioz është demokracia. Na çon në kolaps. Investoni në demokraci, në talente, në edukim kjo ka me shume rëndësi tani. Keni disa pjesë të diskutimeve tek panelit të parë, ku u diskutua për kapitalin njerëzor, tarifat e teknologjia”, tha Renzi.
 

Në këtë edicion special të samitit do të diskutohen 8 fusha kyçe: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?