Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Dështon seanca e 52-të, përpjekjet e diplomatëve nuk japin rezultat për konstituimin e parlamentit

25 Korrik, 08:58| Përditesimi: 25 Korrik, 14:19

  • Share

Tjetër dështim në Prishtinë. Në tentativën e 52-të deputetët e zgjedhur të Kosovës përmbyllën një seri të gjatë seancash të dështuara ku nuk mundën dot të konstituojnë parlamentin që prej 19 Prillit. Në provën e radhës këtë të premte, vazhdimi i seancës konstituuese ngeci sërish në pikën e votimit të komisionit për votimin e fshehtë për kryeparlamentarin. Ligjvënësit e zgjedhur nuk mund të ndërrmarin sipas aktgjykimit të GJ Kushtetuese asnjë veprim pas datës 27 Korrik-8 Gusht. Por Kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se pas aktgjykimit të Kushtetueses, seanca e radhës do të zhvillohet nesër (të shtunën) në orën 14. Partitë janë ndërkohë në pritje të sqarimeve të mëtejshme nga Kushtetuesja e cila do të marrë në shqyrtim edhe kërkesën e Presidentes Osmani. Votimi sot për komisionin e fshehtë u nda në 54 vota pro, 0 vota kundër dhe 0 abstenim.

Në seancë ishin të pranishëm diplomatë dhe përfaqësues të ambasadave në Kosovë. Më herët ish anëtari I kabinetit të Presidentit amerikan Bill Klinton në periudhën 1992-2000 Christopher Hyland takoi Albin Kurtin në zyrë pas të cilit u shpreh se konstituimi do të bëhëj së bashku më qeverinë e re. Në sallë ishin të pranishëm 107 deputetë.

Çfarë përcaktoi Gjykata Kushtetuese të enjten?

Pas datës 27 Korrik, deputetëve u ndalohet çdo vendim dhe veprim në drejtim të konstituimit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar dje. Gjykata vendosi masë të përkohshme që përcakton ndalesën nga 27 korriku deri më 8 gusht. Gjykata konsideron që nëse nuk vendoset masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 27 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe në Republikën e Kosovës.

Kosova i zhvilloi zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt.
 

Ora 10:46
Kriza politike/ Ish zyrtari i lartë i Clinton takon Kurtin para seancës parlamentare: konstituimi do të bëhet

Ish anëtari kabinetit të Presidentit amerikan Bill Clinton në periudhën 1992-2000, Christopher Hyland, u takua me kryeministrin në detyrë Albin Kurti këtë të premte në Prishtinë pak përpara nisjes së seancës së 52 për konstituimin e kuvendit. 

Ai tha se konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, ashtu si edhe formimi i Qeverisë. Sipas tij, partitë opozitare duhet t’ia lejojnë Kurtit edhe një mandat, sepse ai ka marrë më shumë vota sesa partitë e mëdha të kombinuara.

Takimi shkoi shumë mirë. Ai është një njeri me vetëbesim dhe autoritet. Kjo krizë që po kalon Kosova do të tejkalohet dhe vendi do të ketë një të ardhme më të mirë. Konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, ashtu si edhe formimi i Qeverisë", tha Hyland pasi doli nga zyra e Kurtit. 

Më tej ai foli edhe për situatën e sigurisë në rajon.

Albin Kurti beson se kjo periudhë do të kalojë. Besoj që nëse presidenti Trump do të ishte kryeministër i Kosovës do të ndiqte të njëjtën politikë. Kosova do të jetë dhe duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe çfarëdo tensionesh të ketë tani, janë të përballueshme. Kosova duhet ta zgjidhë çështjen e saj me Serbinë. Serbia është duke e bllokuar progresin, sepse ata përfitojnë shumë kur nuk ka progres, marrin shumë shpërblime nga BE dhe Rusia”, tha Hyland.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?