Kosova & Rajoni

Dështon seanca e 9-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nuk u ngrit komisioni për votimin e fshehtë për kryeparlamentaren

1 Maj, 08:54| Përditesimi: 1 Maj, 14:01

  • Share

Mëngjesi i 1 Majit i gjeti Albin Kurtin dhe Memli Krasniqin në një takim që i parapriu seancës parlamentare të radhës. Takimi u zhvillua për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend. Por me nisjen e seancës u kuptua se VV nuk kishte gjetur konsensus me PDK për votimin e kryeparlamentares. Kjo e çoi kryesuesin e seancës të kërkonte një mënyrë të re votimi.

"Sipas vendimit të gjykatës kushtetuese mund të zhvillohet votimi edhe i hapur edhe i mbyllur. Propzoj votim të fshehtë", tha Avni Dehari

PDK LDK DHE AAK edhe pse në seancën konstituuese nuk lejohen debate shprehën pozicionin e tyre kundër dhe thanë se kjo mënyrë votimi është anitkushtetuese. Seanca vijoi me votimin për ngritjen e komisionit përkatës për votimin e fshehtë, i cili u rrëzua pasi partitë e opozitës siç deklaruan nuk morën pjesë në votim, gjë që çoi në mbylljen e seancës së 9, pa propzimin e kandidates nga ana e Vetëvendosjes.

Pas seancës Memli Krasniqi tha se zgjedhjet e parakohshme janë një opsion të cilin e kishte diskutuar përpara seancës me Albin Kurtin.

"Lëvizja vetëvendosje thotë se partitë kundërshtare vërtetuan se janë bllokueset e e parlamentit për shkak se sot treguan se kanë frikë nga vota e fshehtë individuale e deputëtëve", tha Krasniqi.

"Vota e deputetëve nuk duhet detyruar", theksoi Hekuran Murati.

Seanca e e parë e kësaj legjislature në Kosovë u zhvillua në 15 prill dhe deri tani deputetët kanë bërë vetëm betimin e tyre. Partia e Albin Kurtit nuk i ka votat e nevojshme për miratimin e Albulena Haxhiut si kryetare të parlamentit dhe qeverisë së re.

Deputetë të ndryshëm kanë shprehur publiksiht se janë të gatshëm të votojnë për zgjidhjen e ngërçit, çka sipas opozitës në Kosovë Kurti e shfrytëzoi për ti nxjerrë ata jashtë vullnetit të grupeve parlamentare me votimin e fshehtës. Tentativa e radhës për votimin dhe zhblokimin e ngërçit në parlament do të bëhet pas dy ditësh.

Ora 10:53
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit propozohet të bëhet me votim të fshehtë! PDK e LDK e refuzojnë

 

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Ai ka propozuar që votimi të kryhet "me fletvotime fizike".

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij refuzon mënyrën e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes deputetes Hykmete Bajrami, ka refuzuar pjesëmarrjen në votimin e fshehtë.

Si PDK, ashtu edhe LDK e kanë cilësuar të paligjshme ndërrimin e formës së votimit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?