Kuvendi i Shqipërisë, foto arkiv

Politikë

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit, pritet të betohen 140 deputetët dhe zgjidhet kryetari i ri! Do drejtohet nga Vasil Llajo

12 Shtator, 07:07| Përditesimi: 12 Shtator, 09:44

  • Share

Sot, më 12 shtator, në orën 10:00 do të nisë seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.

PS hyn me 83 deputetë,  nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD  hyn me 3 deputetë, partia Mundësia me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.

Seancën e sotme do ta drejtojë deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar.

Llajo do të hapë zyrtarisht seancën konstituive, ku fillimisht do të ngrejë komisionin për verifikimin e mandateve, duke shqyrtuar dosjet e ardhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Derisa komisioni të bëjë punën e tij, deputetët e rinj do të largohen dhe do të rikthehen pasdite për t'u betuar një nga një. 

Pas betimit, mazhoranca pritet të propozojë emrin e Niko Peleshit për kryetar të Kuvendit, siç u njoftua një ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama në Asamblenë e PS. Votimi do të bëhet me fletë dhe kuti votimi, ndërsa pas shpalljes së rezultatit Llajo i lë vendin kryetarit të ri, i cili do të mbajë edhe fjalën e tij të parë.

Në seancën e radhës, kryeministri Edi Rama do t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës. Pas votëbesimit, kabineti i “Rama 4” do të shkojë për dekretim dhe betim tek presidenti Bajram Begaj.

Lajm ne perditesim...

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?