Kosovë-Ka dështuar për të shtatën herë konstitutimi i Kuvendit të Kosovës. Për të pestën herë Albulena Haxhiu, nuk ka arritur që të sigurojë më shumë se 57 vota.
41 deputetë kanë votuar kundër, ndërkaq 3 kanë abstenuar. Kryesuesi Avni Dehari, tha se seanca e radhës do të mbahet të martën më 29 prill.
Përfaqësues të partive parlamentare paralajmëruan më herët dështimin e radhës të seancëse, duke thënë se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara.
Kështu para nisjes së seancës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha për gazetarët se propozimi i një kandidati tjetër për kryeparlamentar dhe jo Albulena Haxhiu, mund të jetë zgjidhja për daljen nga ngërçi në Kuvend të Kosovës
“Ishalla lëviz diçka. Ndoshta kanë ndërruar kandidatin po shpresoj. Përndryshe, duan të vazhdojnë bllokadën. Zgjidhja, po ndonjë kandidat tjetër”, tha Krasniqi.
Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Komente
