Tiranë- Me debate dhe tensione u zhvillua seanca e sotme në Kuvend, e cila nisi që prej orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa në rend të ditës ishin 16 pika për tu diskutuar. Deputeti i pavarur Agron Shehaj mbajti për 4 orë të bllokuar kuvendin duke insistuar interpelancë me zv/kryeministren për koncesionin me kompaninë ‘Gener 2’ të botuesit pranë Berishës, Bashkim Ulaj për autostradën Thumanë - Kashar.
Partia Demokratike nuk ka pranuar që Shehaj të hapte një debat kundër një koncesioni të fituar nga Bashkim Ulaj dhe njëkohësisht një nga financuesit e mëdhenj të familjes Berisha. Paradoksi është që Berisha dhe klani i tij, me në krye Flamur Nokën, për të mbrojtur Bashkim Ulajn, kanë dalë në mbrojtje të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila ishte ndër të parat që mbështeti këtë kontratë.
Duke këmbëngulur në kërkesën e tij, Shehaj bllokoi foltoren duke mos lejuar deputetët e tjerë, as të PD-së të flasin në foltore.Kjo shkaktoi disa herë tensione e përplasje. Përplasja më e ashpër ndodhi me Flamur Nokën kur e shtyu nga foltorja. Ndërkohë Mziu e njomi me ujë në distancë. E me urdhër të Spiropalit garda e nxorri jashtë rreth orës 15:00.
Shehaj tha se u dëbua nga kolegu i vet.
Atë që nuk bëri Garda, atë që nuk bëri mazhoranca e bëri ish-kolegu i PD.
Cfarë ndodhi më parë?
Shehaj i cili në kuvend hyri me listat e PD-së por që më pas u largua duke krijuar partinë e tij 'Mundësia' kërkoi me këmbëngulje interpelancën me Ballukun,duke e akuzuar PD se ka bërë pazar me PS për të mbyllur gojën për këtë koncesion. Ndërkohë PD e akuzoi se po bashkëpunon me PS, ndërsa PS e akuzoi se për protagonizëm
Agron Shehaj: "Kam 6 muaj që kërkoj të bëj interpelancë me ministren Balluku që ka 6 muaj që fshihet dhe sot i përsërita të njëjtën kërkesë kryetares e cila tha se ministrja nuk ishte në Shqipëri. Interpelancën e bëj për një vjedhje prej 1. 3 mld eurosh për 20 km që Edi Rama po vjedh përmes një oligarku. Pasi thanë që Balluku nuk ishte këtu, erdhi Balluku me vrap"
Elisa Spiropali: "Lësho foltoren se do ju përjashtoj nga seanca. E di që ju si parti e re doni të nxirrni jashtë loje këta të vjetrit po bëjeni me fjalë se po qe për bllokim foltoreje, revolucion ua kalojën ata se kanë më shumë eksperiencë.
Shehaj akuzon ministren Belinda Balluku se ka kohë për të hedhur valle dhe para për të shpenzuar në festat e PS, por jo për interpelancën për skandalin e Thumanë-Kashar, të cilën po e shmang prej 6 muajsh.
Thirra Ballukun për ti kërkuar llogari për 1.3 mld euro. Për atë qytetarin që vjen nga Veriu të shkojë në Durrës duhet të paguajë 5 mijë lekë vajte ardhje për një rrugë 20 km që nëse do të tenederoheshin me BE nuk do të bëhej kaq. Kanë fyer koston' tha ai nga foltorja e Kuvendit.
Kërkesën për interpelancë Shehaj e kërkoi që në fillim të seancës por Spiropali tha se Balluku ndodhej jashtë vendit dhe se do vendosej në kalendar interpelanca
“Ministrja është jashtë shtetit, do caktohet në kalendar sipas procedurës dhe do njoftoheni”, tha ajo.
Mirëpo pak minuta më pas Spiropali 'doli bllof' pasi Balluku u shfaq në kuvend.
Kjo nxiit Shehajn të këmbëngulë edhe një herë për interpelancën, duke bllokuar foltoren. Megjithëse Spiropali mori urdhër për ta përjashtuar, Shehaj nuk pranoi të largohej por vijoi fjalimin e tij në foltore live përmes facebook.
Ai akuzoi dhe deputetët e PD-së se po mbyllin gojën e po bëjnë pazare me maxhorancën.
Agron Shehaj: “Nga 4 maj çdo qytetar duhet të paguajë të paktën 5 mijë lekë për një rrugë prej 20 km kjo është e vërteta. Po bëj një betejë për një PPP prej 1.3 mld euro. Pse duhet të dal! Se nuk duhet ti kërkoj llogari Belindës për kontratën 1.3 mld euro. Më jep fjalën 5 minuta.
Spiropali: Dil nga seanca je i përjashtuar! Fjalën e ka Gjekmarkaj
Agron Shehaj: Mos u bëj vegël e maxhorancës për të bllokuar fjalën e një deputeti që kërkon llogari për një skandal 1.3 mld euro. Kjo loja që ndodh në parlament, teatri është turp i vërtetë. 1.3 mld euro dhe askush nuk thotë një gjysmë fjalë. Si një kontratë 13 vjecare u kthye e u bë 35 vjeçare. Të kanë votuar të luftosh maxhorancën e jo të bëhesh palë.E hëngrët turpin me bukë! Kolegë të opozitës duhet të dallohemi dilni nga rreshti bëni për njerëzit e qytetarët që vidhen cdo ditë. Sot kanë parë dëshminë e pazareve për maxhorancën. Pazari u bë këtu. E gjetën marrëveshjen
Spiropali u detyrua disa herë të ndërpresë seancën me nga 5 minuta por Shehaj refuzoi të largohej nga salla duke u futur live në facebook. Gjatë qëndrimit në Kuvend Shehaj u përplas dhe me Bardhin dhe deputetët e tjerë demokratë duke i akuzuar se po mbyllin gojën para këtij koncesioni.
Në një moment, në liven e Shehajt u bashkua për një çast edhe ministrja Balluku, ku tha se interpelanca nuk është zhvilluar dy herë pasi Shehaj ishte me raport.
Pasi u largua Balluku, Shehaj vijoi me akuza ndaj saj duke e quajtur hajdute e gënjeshtare. e se bën jetë milionereje pa punuar asnjë ditë.
Koncesioni i Bashkim Ulajt
Autostrada e re Thumanë-Kashar, me gjatësi 21 kilometra ka kushtuar 251 mln euro. Kurse në 35 vite të kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari Gener 2 dhe G2 Infra të biznesmenit Bashkim Shehaj, pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci nga buxheti i shtetit. Autostrada e kategorisë A, prej janarit 2025 do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro.
Seanca
Në seancë diskutime edhe mbi anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. PS është e vendosur për ta miratuar sot, Nga ana e tij kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali se po shkelte Kushtetutën duke e futur në rend dite projektligjin për faljen e gjobave, duke mos respektuar afate. Sot u mbajt dhe interpelanca e deputetes së PD-së Ina Zhupa me ministren Kumbaro për zonat e mbrojtura. Deputetja Ina Zhupa 'shigjetoi' ministren Mirela Kumbaro, duke thënë se 'ka ngritur qofterinë e parë në Butrint'.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe foli sot në seancën parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, ku vuri theksin te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për taksën e profesioneve të lira që sipas deputetit lë hapësirë për precedentë.
“Jemi në kushtet e zbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, natyrisht është detyrim i Kuvendit të zbatojë vendimet e GJK. Kjo që qeveria ka sjellë është në përputhje me të gjitha procedurat e vendosura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Patjetër që gjithsecili nga ne ka të drejtë të japë mendimin e tij lidhur me votimin e Gjykatës Kushtetuese dhe precedentët që ai krijon. Votimi i konsumuar i Gjykatës Kushtetuese, praktikisht është kaotik. Në këtë rast është i tillë dhe mund të habisë cilindo që shqyrton vendimet e gjykatave brenda dhe jashtë vendit.
Tre gjyqtarë kanë votuar pro kërkesës së paraqitur, dy kanë dhënë një mendim paralel, por pjesërisht kundër, dy gjyqtarë kanë qenë kundër dhe dy të tjerë kanë qenë pjesërisht dakord po kundër gjyqtarëve që e kanë paraqitur këtë kërkesë. Nuk ka vendim gjykate tjetër të ngjashëm, por më keq se sa mënyra se si është votuar vendimi i GJK-së, dy precedent që krijon janë të rrezikshëm për Parlamentin. Tatimet dhe taksat dhe vendosja e tyre është atribut i Kuvendit dhe asnjë institucioni tjetër, as i qeverisë dhe i asnjë gjykate. Një precedent që do të rëndojë jo thjesht mbi këtë mazhorancë dhe precedenti i dytë është doktrinar”, tha ai.
Sipas Braçes, vendimi për taksën e profesioneve të lira sanksionon faktin që deri në vitin 2029, nuk do të ketë asnjë tatim për këtë kategori.
“Po e dini se sa lekë do i mungojnë buxhetit të shtetit, sipas këtij vendimi? Gjatë vitit 2023 vlera e deklaruar e fitimit është mbi 500 milionë euro, sa tatim kërkonte ligji që ka rrëzuar gjykata? Vetëm 78 milionë euro. Më i rëndë është fakti se për pesë vitet në vijim këto para do të mungojnë në buxhetin e shtetit dhe këta tatimpagues nuk do të paguajnë asgjë”, u shpreh Braçe.
Deputeti Braçe u ndal edhe tek tentativa për keqinformim në Kuvend sipas tij, për shpikjen e praktikave të loteve në ndërtimin e rrugëve.
“Është thënë se është shpikur praktika e loteve 1, 2, 3, 4, 5 në ndërtimin e rrugëve dhe kjo është një praktikë që është shpikur këto dy vitet e fundit. Nuk është kështu! Kam në dorë buxhetin e vitit 2012 i miratuar këtu dhe në seksionin e investimeve, tabelat që e shoqërojnë atë mund të lexojë pikërisht: rruga Kukës-Morinë është ndërtuar me dy lote, 1 dhe 2, rruga Arbrit e programuar me katër lote, në këtë buxhet jepet vlera e plotë në njërën kolonë dhe a e dini që të gjitha këto lote janë planifikuar në buxhet dhe janë tenderuar vetëm me një milion lekë. Nëse vlera e një loti është 2.3 miliardë dhe është tenderuar vetëm me një milionë lekë në buxhet. Bëjini vetë llogaritë! Nuk kishte lekë, kjo ishte arsyeja! Sot është shpejtësia për të mbyllur sa më shumë vepra që janë të planifikuara në buxhet. Kjo është e vërteta!”, u shpreh Braçe.
Deputetja Albana Vokshi ngriti pyetjen në seancën plenare të sotme se ku kanë përfunduar dhjetëra milionë euro të alokuara për teknologjinë dhe digjitalizimin, duke akuzuar institucionet për mungesë transparence dhe përgjegjësie.
Vokshi duke iu drejtuar ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu theksoi se situata kërkon një hetim të thelluar për mënyrën e përdorimit të këtyre fondeve dhe përmirësime të menjëhershme për të garantuar që çdo fëmijë shqiptar të ketë akses të barabartë në teknologji dhe arsim.
'Ku kanë vajtur fondet për digjitalizimin? Raporti i Bankës Botërore pas pandemisë thotë se 80% e fëmijëve në zonat rurale nuk kanë patur akses online. A jeni në dijeni të një gjetje tjetër të Bankës Botërore që thotë se më shumë se 30% e familjeve shqiptare nuk kanë patur as laptop as ipad, pa patur mundësi aksesin online. Ku kanë shkuar dhjetëra miliona euro për IT dhe digjitalizim?', tha Vokshi.
Deputeti Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin në sallën e Kuvendit, mbi lajmet që qarkullojnë për një sasi të madhe mandarinash shqiptare, të bllokuara në kufirin kroat për shkak të dyshimeve mbi nivelet e larta të kimikateve. Ai theksoi rrezikun e madh që paraqesin këto produkte, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve, duke përmendur efektet e mundshme negative në tru.
Bardhi i kërkoi Ministres së Bujqësisë një përgjigje të menjëhershme për vërtetësinë e këtij lajmi dhe masat e ndërmarra për të garantuar sigurinë ushqimore. Gjithashtu, ai kërkoi sqarime nëse këto sasi të dyshuara po qarkullojnë në tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe kontrollit të rreptë për mbrojtjen e konsumatorëve.
‘Qarkullon një lajm shqetësues që në kufirin kroat janë bllokuar një sasi e madhe mandarinash me origjinë shqiptare, të cilat dyshohen me nivel të lartë kimikatesh. Rrezikon jetën e fëmijëve, pasi prek trurin e tyre. Ministrja e Bujqësisë duhet të sqarojë nëse ky lajm është apo jo i vërtetë dhe çfarë masash janë marrë. Qarkullojnë apo jo këto sasi në Shqipëri dhe në Kosovë?’ ngriti shqetësimin Gazment Bardhi.
Deputeti Gazment Bardhi i është rikthyer edhe një herë situatës sot në Kuvend, kur deputeti Agron Shehaj bllokoi për orë foltoren për shkak të mos kryerjes së interpelancës së kërkuar me zv.kryeministren Balluku.
Sipas tij, interpelanca e mbajtur nga deputetja Elda Hoti më 12 shtator ka pasur të njëjtin subjekt dhe, bazuar në rregulloren parlamentare, nuk duhej të ishte lejuar një debat i përsëritur brenda të njëjtit sesion.
Bardhi kritikoi ashpër mënyrën e menaxhimit të seancës, duke theksuar se ajo është mbajtur "peng për 4 orë" për një çështje të konsumuar, gjë që ka shkaktuar situata qesharake në sallë.
'Një deputet tentoi të pengonte fjalën e deputetëve të opozitës. Në 12 shtator Elda Hoti ka mbajtur një interpelancë me të njëjtin subjekt. Dhe kryetari duhet ti refuzojë interpelancat me të njëjtin objekt brenda një sesioni parlamentar. Keni 5 seanca që sillni këtë çështje për diskutim e ridiskutim, deri sa e çuat në keqpërdorje që mbajti 4 orë peng seancën sot. Nuk respektoni rregulloren sepse doni të krijoni në sallë situate qesharake', thotë Bardhi.
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka nënvizuar rëndësinë e krijimit të një komisioni të posaçëm parlamentar për çështjet e sigurisë së fëmijëve në shkolla. Kërkesa është bërë nga tetë deputetë, duke adresuar situata të ndodhura në shkollën "Fan Noli," Fier, dhe Vlorë, që sipas tij, kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të parlamentit.
Alibeaj thekson se siguria e fëmijëve duhet të jetë prioritet kombëtar dhe të tejkalojë ndasitë politike, duke sugjeruar që aktiviteti i komisionit të zgjasë një vit, për të siguruar rezultate konkrete.
'Bëhet fjalë për një kërkesë të 8 deputetëve për një komision të posaçëm në parlament mbi çështjet e fëmijëve dhe pasigurinë në shkolla. Si për ato që ndodhi në shkollën Fan Noli, ajo që ndodhi në Fier, apo Vlorë, duhet të kenë vëmendjen më të madhe nga organi më i lart, parlamenti. Aktiviteti i këtij komisioni të vazhdojë edhe përtej zgjedhjeve, me një afat 1 vjeçar. Siguria në shkolla, e fëmijëve duhet t’i bëjë bashkë të gjitha palët', tha Alibeaj.
Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në seancën plenare u shpreh kundër propozimit të ministrit të Financave, Petrit Malaj për kthimin e parave te profesionistët e lirë.
Sipas Alibeajt, ato para duheshin kthyer që më datën 5 gusht, sipas detyrimit kushtetues dhe ende nuk është zbatuar. Alibeaj ngriti pyetje për zbatimin e ligjit dhe transparencën e institucioneve.
Ai e cilëson si "precedent të rrezikshëm" propozimin e Ministrisë së Financave, duke e parë atë si një ndërhyrje që cënon interesat e biznesit dhe qytetarëve shqiptarë.
'Vota ime është kundër (për profesionet e lira). Ato para janë të shqiptarëve, janë të biznesit. Ajo që ka prezantuar ministri i Financave është një precedent i rrezikshëm. Detyrimi për t’ja kthyer ato para ka dalë që më 5 gusht, dhe pyetja duhet të jetë se pse nuk është zbatuar deri më tani.'
Debate në seancën e sotme plenare, teksa deputetja demokrate Elda Hoti i është drejtuar zv.kryeministres Balluku se qeveria ka një politikë diskriminuese ndaj veriut. Hoti ka akuzuar Ballukun për kontratë korruptive lidhur me Rrugën e Lurës.
Hoti-Ballukut: Politikë diskriminuese për veriun. Çfarë rrugësh keni bërë në Mirditë? E keni parë rrugën e Rrëshenit, Milotit?
Balluku: Rruga Milot-Balldren është hapur gara sot. Po ju do keni qenë e zënë dhe nuk e keni vënë re.
Unaza e Lurë-Mirditës po punohet do dorëzohet sipas afateve. Çfarë kemi bërë në Lezhë dhe Mirditë janë të gjitha në kantiere.
Hoti: Rruga e Lurës është një kontratë kryekëput korruptive. Punimet kanë nisur që në 2022 dhe kryeministri deklaroi se do të dorëzohet në 2023. Pse braktisi punimet nënkontraktori?
Ndërsa Flamur Noka mbante fjalën në Kuvend, deputeti Agron Shehaj ishte live në Facebook. Noka e largoi me forcë Shehajn nga foltorja pasi po e mbante të bllokuar. Në videon në Facebook, Shehaj thotë që atë që nuk bëri PSm e bëri ish-kolegu i PD duke e larguar me dhunë. Në video dallohet edhe momenti kur noka vjen i merr telefonin dhe ia hedh në tokë.
"Atë që nuk bëri mazhoranca të më largonte me dhunë, e bëri Flamur Noka. Erdhi këtu dhe më largoi me dhunë, atë që nuk bëri Garda, atë që nuk bëri mazhoranca e bëri ish-kolegu i PD.
Dëgjojeni opozitën, është ai që rrahu votuesit e PD. Dëgjojeni opozitën", thotë Shehaj.
Përplasje e ashpër në Kuvend mes deputetit të PD, Flamur Noka dhe deputetit opozitar Agron Shehaj. Ndërsa, Shehaj po mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit, Noka e shtyu dhe mori fjalën. Përplasja u bë edhe më e ashpër, kur Noka del nga foltorja, i merr telefonin Shehajt dhe ia hedh në tokë. Noka e akuzoi si ushtar të Rilindjes.
Noka: Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i veliajt këtu.
Noka: Hapuni çuna, nuk ka nevojë këtu.
Noka: Mu hiq qafe, ik s epo flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Gron mu hiq.
Spiropali: Largohu nga foltorja boll e bëre teatrin sot.
Noka: Kur tu them mu largo, mu largo.
Deputetët Resulaj dhe Shehaj, gjatë debatit në foltore
Deputeti i pavarur Agron Shehaj vijon të mbajë të bllokuar prej minutash foltoren e Parlamentit, teksa kolegët e tij vijuan të flasin nga vendi.
Pas deputetit Xhelal Mziu e mori fjalën deputetja Pranvera Resulaj.
Teksa kryeparlamentarja Spiropali i tha Shehajt se ishte bërë si “fanti spathi”, Resulaj i kujtoi se me këtë veprim që po bënte po humbiste edhe ‘votat e femrave’.
Nga vendi foli më pas edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili denoncoi skandalin me Portin e ri të Durrësit dhe investimin e dyshuar me biznesmenin Alabar. Ai theksoi se ky ishte klientelizëm, sikurse edhe projekligji për faljen e gjobave, duke ia ngarkuar kostot qytetarëve.
Debati Spiropali-Shehaj-Resulaj:
Spiropali: Jeni bërë si fanti spathi në sallë dhe po merrni vetëm përbuzjen tonë! (Shehaj vijon të qëndrojë në foltore dhe nuk lejon Resulajn).
Resulaj: Ke humbur votat e femrave me këtë sjellje! (detyrohet të mbajë fjalë ngjitur Shehajt, në foltoren e zaptuar prej tij).
Spiropali: Zoti Shehaj po fitoni vetëm përbuzjen e deputetëve dhe të publikut. Vijoni flisni, lëreni me videon e tij!
Debati mes Shehajt dhe Mziut
Ka denigruar deri në fyerje dhe sherr seanca plenare në Kuvend ditën e sotme. Deputeti i PD, Xhelal Mziu, teksa nuk arriti të fliste dot nga foltorja pasi ishte bllokuar nga Agron Shehaj prej më shumë se një ore, shkoi të mbante fjalën nga vendi.
Ai pati edhe një përplasje me Shehajn nga distanca, duke e quajtur “papagall”, madje mori edhe shishen e ujit në përpjekje për ta hedhur, por pa e finalizuar. Në shkëmbim replikash dhe ofendimesh, u dëgjuan edhe sharje të rënda nga Mziu drejt Shehajt, si “të q... robt!”.
Debati Mziu Shehaj:
Mziu: Pusho papagall... (Merr shishen e ujit në dorë, por nuk e hedh, lëshon një fyerje “të q... robt” dhe vijon fjalën). Qeveri krimi dhe korrupsioni. Që përdor edhe një papagall si ky që kemi përballë aty. Kemi çmimet më të larta se BE, ia kalojmë dhe atyre... (Shehaj vijon flet nga foltorja duke bërë video)...
Spiropali: Zoti Shehaj, kini respekt! Zoti Mziu vijoni flisni nga vendi. Zoti Shehaj! Mbylleni gojën! Ju lutem zonja zv.kryeministre, mos i flisni një njeriu që ka bllokuar foltoren, është në videon e tij.
Mziu: Kjo është një regji e kurdisur nga ju, zv.kryeministrja, ai dhe gjithë patronazhistët tuaj. Është turp, ka dy orë kjo situatë kështu!
Gjatë ndërprerjes së seancës plenare, Agron Shehaj dhe Gazment Bardhi kanë debatuar me njëri-tjetrin me tone të ashpra.
Shehaj prej gati dy orësh ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon as deputetët e maxhorancës dhe as ata të opozitës që të mbajnë fjalën.
Kreu i grupit paralamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i thotë Shehajt: “Çfarë do nga neve, na thuaj.”
Ndërsa i janë drejtuar njëri-tjetrit: Kush të paguan?
“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi Shehajt pas ndërprerjes së seancës.
Në përgjigjeve të akuzave të Bardhit se Shehaj me sjelljen e tij në Kuvend po bëhej shërbëtor i socialistëve, ish deputeti demokrat i ka kujtuar Bardhit faktin që ka qenë në selinë e PD-së, në atë kohë në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët, në 8 janar 2022 u rrahën teksa kërkonin të futeshin brenda godinës.
“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj Bardhit.
Deputeti opozitar, Agron Shehaj vijon të mbajë foltoren e Kuvendit të bllokuar, duke këmbëngulur për një interpelancë me ministren Belinda Balluku për aksin Thumanë Kashar. Ndërsa ka bllokuar foltoren, Shehaj është futur live në rrjetin social Facebook.
Në një moment, në liven e Shehajt u bashkua për një çast edhe ministrja Balluku, ku tha se interpelanca nuk është zhvilluar dy herë pasi Shehaj ishte me raport.
Pasi u largua Balluku, Shehaj vijoi me akuza ndaj saj duke e quajtur hajdute e gënjeshtare. Shehaj i tha se bën jetë milionereje pa punuar asnjë ditë.
Belinda në liven e Agron Shehajt në Kuvend: E kam pritur 2 here në parlament, por mori raport.
Agron Shehaj: Jo si mashtruese, si gënjeshtare. Pse ikën Belinda, unë s’kam gjë për të fshehur Belinda. Unë të jap mundësinë tu flasësh edhe mbështetësve të mi. Belinda është mësuar të mos thotë të vërtetën, thjesht gënjen. Në korrik i kam kërkuar interpelancë për një vjedhje. Belinda u zhduk, çdo javë i kam kërkuar kur do bëhet, kur do bëhet. Javën e kaluar i kërkova, të caktonte ditën e interpelancën, do u jepte llogari qytetarëve për 1.3 mld euro. Në këtë rast tha nuk jam në Shqipëri, por zbuluam se ishte në Shqipëri. Gënjeu dhe kryetarja e kuvendit tha se nuk është në Shqipëri. E organizuan teatrin. Erdhi këtu Belinda i tha kryetares së Kuvendit mos i jep fjalën. Belinda, i ke të gjithë vartësit në burg, si mund të vish të flasësh këtu. I ke në burg të gjithë Belinda. Ku janë vartësit e tu Belinda. Ku është krahu yt i djathtë, i ke në burg, ke vjedhur popullin më të varfër në Europë. E sheh ca jete bën ti, ca jete bëjnë qytetarët e thjeshtë. Ka ikur 1/3 e popullsisë Belinda, ti e rregullove për veten, bën super jetë me paratë e qytetarëve. S’ke punuar një jetë në ditën dhe bën jetë milioneri. S’ke punuar një ditë në jetën tënde, ke vjedhur tërë jetën. Tërë jetën me mashtrime, gënjeshtra.
Deputeti i pavarur Agron Shehaj vijon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit për interpelancën me ministren Balluku për koncesionin e qeverisë me Gener 2 për Thumanë Kashar.
Shehaj nuk lejon as deputetin e PD-së, Xhelal Mziun të flasë në foltore.
“S’i e lejoni këtë karshillëk. Je i përjashtuar nga seanca. Ke kaluar cdo normë”, i tha Spiropali.
"Edhe unë për një cështje të rëndësishme doja të flisja, zonja kryetare. Janë 1.3 mld euro të vjedhura!", iu kthye deputeti, duke mos lejuar Mziun që të fliste.
Debati mes Spiropalit dhe Shehajt:
Spiropali: Po poshtëroni deputetët e Kuvendit! Largohuni prej aty! Lironi foltoren, dilni prej aty, largohuni prej aty. Ky është cubllëk, largohu prej aty, zoti Mziu merrni fjalën.
Po kush jeni ju, unë s’e kuptoj si duroni këtë karshillëk këtë shfaqje. Një njeri që do krijojë parti të re, frymë të re. Nesër duhet të jemi në Kosovë.
Shehaj: Jam deputet. Ushtroj të drejtat e mia si deputet. Po mbroj qytetarët! Janë 1,3 mld euro... (rruga Thumanë-Kashar)
Spiropali: Sot jeni përjashtuar nga seanca sepse keni kaluar çdo normë njerëzore dhe të ligjit.
Do e lejoni zotin Mziu të mbajë fjalën e tij, ju e mbajtët fjalën tuaj me orë me radhë duke bllokuar foltoren. Është i përjashtuar nga seanca, s’jemi kafene këtu dhe të bësh presion. Do ishte turpi ynë dhe i deputetëve të bëhet ky presion dhe të bllokohet fjala! Garda të lejojë zotin Mziu të flasë.
Shehaj: Edhe unë për të drejtën e deputetëve do flisja. E kupton, janë 1,3 mld euro zonja kryetare, 1,3 mld euro! (vijon flet me Xhelal Mziun në foltore).
Spiropali: Largohuni prej aty, ndryshe do kalojmë në votim. Do ju heqësh të drejtën për të folur deputetëve. Merrni fjalën zoti Mziu, ai të vijojë t’i flasë vetes. Nuk po e lejoni të kryejë detyrën, mos i flisni në vesh. Zoti Mziu do e merrni fjalën...(Shehaj nuk lëviz nga foltorja). Zoti Mziu shkoni flisni nga vendi juaj, ai le të flasë me veten, le të vijojë t’i flasë vetes.
Shehaj-Mziut: Nuk ka shans të të lë të flasësh!
Mziu: Shtyu pak andej!
Shehaj: Po më kërcënon?
Mziu: Merre si të duash. ti s'u more me socialistët!
Jorida Tabaku, sot në Kuvend
Në Kuvendin e Shqipërisë u diskutua Akti Normativ për rikthimin e parave të marra për Profesionet e Lira. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila qe deputetja që u angazhua në betejën në Gjykatë Kushtetuese për të rrëzuar këtë propozim ligjor, deklaroi se kjo ditë simbolizon triumfin e ndershmërisë dhe drejtësisë.
Kuvendi miratoi Aktin Normativ që rikthen paratë e marra padrejtësisht nga mbi 6,000 profesionistë të lirë. Sipas deputetes së PD kjo konsiderohet si fitorja e tretë e shtresës së mesme dhe profesionistëve të ndershëm kundër një sistemi të pandershëm fiskal të qeverisë socialiste.
"Kjo është fitorja e tretë për profesionistët e lirë! Një fitore për shtresën e mesme dhe për të gjithë ata që nuk pranuan të përkulen përballë arrogancës së qeverisë. Ky akt është një rikthim i hakës tek i zoti, një dëshmi se e drejta mund të triumfojë, edhe kur përballë ka një sistem që ka ndërtuar pandershmërinë si parim qeverisjeje", deklaroi Tabaku.
Ajo kritikoi ashpër mazhorancën socialiste për arrogancën dhe metodat kërcënuese ndaj profesionistëve të lirë, që përfshinë emaile dhe presione të hapura për të detyruar individët të pranonin një taksë të cilësuar tashmë si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Për Tabakun, sjellja e qeverisë reflektonte jo vetëm një filozofi të pandershme fiskale, por edhe një përpjekje për të normalizuar abuzimin institucional.
" Ky sistem i padrejtë ka rënduar për 11 vite mbi shpatullat e punëtorëve, pedagogëve, inxhinierëve dhe arkitektëve – ata që janë shtylla kurrizore e ekonomisë sonë. Ndërkohë, i njëjti sistem ka mbajtur me privilegje monopolet dhe oligopolet që e trajtojnë buxhetin publik si arkë personale kursimi, " vijoi Tabaku.
Deputetja vlerësoi se rikthimi i këtyre parave është një moment drejtësie për profesionistët e lirë dhe shtresën e mesme, por shtoi se qeveria duhet të kërkojë falje për dëmin e shkaktuar. Ajo nënvizoi se kjo fitore është një shembull për të gjithë ata që luftojnë për të drejtën e tyre.
"Sot votojmë për respektin ndaj njerëzve të punës, ndaj profesionistëve që e mbajnë këtë vend gjallë! Kjo është një fitore e drejtësisë, një fitore e ekonomisë sonë dhe e shtresës së mesme!", përfundoi Tabaku.
Deputeti Agron Shehaj vazhdon të mbajë bllokuar Kuvendin, edhe pas përjashtimit nga seanca plenare.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndëpreu seancën në mënyrë që Shehaj të lironte foltoren, ndërsa i kërkoi gardës të ndërhynte duke e larguar nga salla e Kuvendit.
Pjesë nga replikat në sallë:
Elisa Spiropali: Garda të marrë masa të shoqërojë deputetin
Ta shoqërojnë në kuptimin si shoqërues. Dilni nga seanca Shehaj. Nuk e përcakton ti turpin, je i përjashtuar. Nuk është seanca juaj e TikTok.
Po mbani peng 140 deputetë. Gjekmarkaj keni fjalën ju, mos lejoni që një deputet që flet me vete se mendon se votat merren duke folur me vete nga foltorja e TikTok dhe se ka idenë fare si merren votat.
Agron Gjekmarkaj: Po lironi foltoren
Elisa Spiropali: Dilni nga salla
Deputeti Agron Shehaj vijon të mbaj të bllokuar foltoren e Kuvendit edhe përse është përjashtuar nga seanca. Të gjithë deputetët po flasin nga vendi për profesionet e lira, ndërsa Tabaku kërkoi që t’i jepet fjala Shehajt në mënyrë që të flasë nga foltorja.
Por, Spiropali tha se është i përjashtuar dhe Shehaj ndërkohë nuk e liroi foltoren.
Tabaku: Të respektojmë kolegët që donin të flisnin për procedurë. 2 minuat fjalë ka kërkuar.
Spiropali: Është i përjashtuar nga seanca, nuk i përcaktoni ju rregullat.
Tabaku: Unë për këtë ligj, me shumë deputetë të PD kemi bërë betejë 1 vjeçare dhe dua të kemi një debat real. Të diskutonim për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, do doja të flisja nga Foltorja dhe të respektojmë të gjithë të tjerët.
Spiropali: Shehaj lironi foltoren, çfarë kishit për të thënë, ia thatë mbështetësve, ai ishte qëllimi, të bënit live këtu. Po bëheni qesharakë.
Shehaj-Tabakut: Kur ty të është bllokuar fjala të kam mbrojtur.
Tabaku: Zoti Shehaj ju respektova, më lini të mbaroj.
Shehaj flet në Facebook: 1.3 miliardë euro Jorida duhet të ishe në krah me mua, jo aty Jorida duke bërë të mundur seancën. Mos vazhdoni kolegë opozitarë.
Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca pasi mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit. Spiropali u shpreh se radhën për të folur e kishte kreu i PD-së, Sali Berisha, duke e quajtur Agron Shehaj “një kopje e keqe e origjinalit”, referuar bllokimit të foltores nga opozita.
Nuk i fiton dot votat as me populizëm, as me TikTok. Do ndërpres seancën. E di që ju si parti e re doni të nxirrni jashtë loje këta të vjetrit po bëjeni me fjalë se po qe për bllokim foltoreje, revolucion ua kalojën ata se kanë më shumë eksperiencë.
Lësho foltoren se do t’u përjashtoj nga seanca. Nuk e merrni dot fjalën për procedurë pasi ia kam dhënë fjalën një deputeti të kuvendit. Nuk u shkon, se për të qenë kopje të këqija të disa tjerëve janë më mirë origjinali. Dëgjojmë më mirë origjinalin.
Zoti Berisha e doni e fjalën. Vijojmë Zonja Gjylameti ka fjalën. Të ulet në vend deputeti. Zhblloko foltoren. Fjalën e ka Berisha. Zhblloko foltoren. Jeni i përjashtuar nga seanca. Ju paralajmërova disa herë, refuzuar të largoheni nga foltorja edhe pse kishit fjalën të regjistruar në këtë pikë të rendit të ditës. Çlironi foltoren, të merren masa të çlirohet foltorja nga zoti Shehaj. 5 minuta pushim, merrni masa të hapet foltorja.
Ndërkohë që zv/kryeministrja Belinda Balluku pas akuzave të opozitës se ishte gënjyer për prezencën e saj, u përgjigj se kishte qenë diku dhe sapo kishte ardhur dhe kjo nuk e pengonte.
Ministrja u shpreh gjithashtu se kishte ardhur dy herë për interpelancë në Kuvend, njëra prej të cilave më 3 Tetor, por deputeti Agron Shehaj nuk ishte prezent pasi nuk hynte dot në Kuvend për shkak të protestës së opozitës para godinës.
“Shehaj ka munguar 2 herë në seancë unë kam qenë këtu. Nuk e kalonte dot derën e Parlamentit. Kam qenë e gatshme”, tha ajo.
Deputeti Agrion Shehaj vijon të mbajë foltoren e kuvendit të bllokuar, pasi kryetarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën për procedurë. Ai nuk la të flasë as ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Shehaj nuk la as ish-kryeministrin Berisha të mbajë fjalën. Nuk i fiton dot votat as me populizëm, as me TikTok. Do ndërpres seancën”, tha Spiropali.
Deputeti opozitar Agron Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi kryetarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën për procedurë.
Shehaj ishte jashtë kur u përmend nga Malaj dhe për këtë arsye kryeparlamentarja nuk ia dha fjalën. Deputeti bllokoi foltoren, ndërsa Malaj prezantoi pr.ligjin nga vendi.
Kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen, duke i kërkuar të ulet në vend.
“Ulu në vend se do ndërpres të gjithë seancën”, tha kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Ne seancën plenare në Kuvend nuk munguan edhe akuzat ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj. I thirrur për taksën mbi tatimin për të ardhurat, ministri Malaj, që nuk ishte në fillim të seancës, akuzoi opozitën se “kishin 2 vite që flinin gjumë”. Ai përmendi edhe nismat dhe arritjet e qeverisë në sektorin e financave, projektet dhe programet.
Ai shpjegoi edhe atë të aktit normativ që po diskutohej në parlament, për tatimin mbi të ardhurat. Malaj kujtoi se do bëhej rimbursimit për tatim-paguesit në lidhje me profesionet e lira, deri në shlyerjen e plotë.
Kjo shkaktoi reagim të fortë nga kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili mori fjalën për replikë.
“Ishit ju në gjumë, ne jemi që në orën 8 këtu, kurse ti erdhe në orën 12. Kështu është kur merr ministra nga rruga dhe i ul aty. Është turp për këtë Parlament e mazhorancën kur ka 74 deputetë e shumë të nderuar dhe merr ata që propozohen nga krimi i organizuar dhe ulen aty. Herë tjetër të lutem paraqitur në orar për të prezantuar iniciativat e Këshillit të Ministrave, që e keni për detyrë.
Debate të forta në seancën parlamentare për momentin e “gënjeshtrës” së kryeparlamentares Elisa Spiropali për mungesën në sallë të zv/kryeministres Belinda Balluku, që iu përgjigj deputetit Agron Shehaj se ajo ndodhej jashtë shtetit me angazhime të tjera.
Situata rezultoi ndryshe, Balluku ishte prezentë dhe kjo shkaktoi irritimin e opozitës. Ishte deputeti demokrat Dashnor Sula që hodhi akuza të rënda ndaj Spiropalit për gënjeshtrën, teksa ajo i tha që të kërkonte ndjesë.
“Kërko falje, pastaj merr leje për të folur...!”, i tha kryeparlamentarja.
Ligjvënësi Sula iu përgjigj:
“Në fund fjalës time, e bëj. Por o do kërkosh ti faljen, pastaj ta kërkoj unë! Shehaj kërkoi që zv/kryeministrja nuk është këtu. Ti the nuk është këtu. Ja ku është zv/kryeministrja. Kërko falje! Për zanat nuk gënjej unë. Ja ku është media! Ju gënjyet!”.
Deputeti opozitar, Agron Shehaj kërkon interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku për aksin Thumanë Kashar. Shehaj tha se ka 6 muaj që kërkon interpelancën me Ballukun, por kjo e fundit nuk vjen.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se zv.kryeministrja ndodhet jashtë vendit, por në fakt ajo u shfaq në sallën e Kuvendit.
“Pavarësisht se kanë kaluar 6 muaj në lidhej me interpelancën që kam kërkuar me Ballukun, prapë interpelanca për ministren balluku nuk keni kohë ta vendosni. Meqë ministrja u përgjigj dhe tha unë Agron isha, por ti nuk ishe. Vendoseni vetë datën, por duhet të jepni llogari për një aferat më të mëdha që ka ndodhur në këto 30 vjet", tha Shehaj.
“Sigurisht interpelanca do vihet në rend dite. Ministrja është jashtë shtetit, do caktohet në kalendar sipas procedurës dhe do njoftoheni”, tha Spiropali.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën qeverisëse se po fut me një procedurë antikushtetuese të përshpejtuar dhe pa konsultime dhe diskutime një projektligj për faljen e gjobave në disa kategori, që është pika më e rëndësishme e rendit të ditës në Parlament ditën e sotme.
Deputeti i PD nga foltorja e Kuvendit drejtoi gishtin nga kolegët e PS se kanë qëllime elektorale dhe se kryeparlamentarja Elisa Spiropali po kryente një shkelje të rëndë.
“Shqyrtimi i projektligjeve nuk mund të kalojë të paktën 2 javë nga momenti i propozimit, përveç rasteve të veçanta ku parashikon rregullorja. Pra duhet data 19 apo 20 ditë për të nisur shqyrtimi. Përveçse në procedura të përshpejtuara. Afatet janë dhënë që diskutimet të jenë sa më reale, deputetët të japin idetë e veta. Të kemi mundësi të thërrasim grupet e interesit, për ta bërë ligjin siç duhet. Je në shkelje të kushtetutës, është ligj me efekte financiare, është vendim i Këshillit të Ministrave, pa pasur vendim me firmë të Këshilllit të Ministrave, është shkelje e procedurës dhe e bën antikushtetues këtë projektligj. Së paku sa i takon procedurës parlamentare të procesimit të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Propozime që janë në dobi të qytetarëve që do e prezantojmë kur të vijë momenti”, tha ai.
Më tej ai apeloi që t’i qëndrohej rregullores dhe Kushtetutës.
“Detyra e Kuvendit është t’i qëndrojë strikt Kushtetutës dhe procedurës parlamentare. Keni shkelur çdo procedurë parlamentare me ligjin e faljes se gjobave. Nuk ka asnjë vendim të seancës plenare për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar këtë ligj. Ju e keni fut në shkelje të rregullores. Afatet nuk janë vendosur kot, afatet janë vendosur që diskutimi të jetë real. Jeni në shkelje të Kushtetutës, është ligj me efekte financiare dhe do duhej të kishte mendim nga ana e Këshillit të Ministrave. Sa i takon thelbit të ligjit ne kemi bërë propozime reale”, tha ligjvënësi.
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat në oborrin e Kuvendit, është shprehur se qeveria e Edi Ramës më e korruptuara në Ballkan, ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të penguar punën e SPAK. Basha theksoi se retorika mbështetëse për SPAK është vetëm për shoë, pasi veprimet e qeverisë, përfshirë ato të kryeministrit, zëvendëskryeministres, dhe ministrave, janë të fokusuar në pengimin e strukturave të drejtësisë.
Një prej tyre, sipas tij është edhe bllokimi i propozimeve të Demokratëve Euroatlantikë që do të ndihmonin në forcimin e SPAK. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen masive të qytetarëve për SPAK, të cilët kërkojnë një fund të korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë.
“E kësaj qeverie e cila ndodhet nën ankthin e aferave të shumta korruptive, se fjalët i merr era. Se pas fjalëve gjoja mbështetje ndaj SPAK, fshihet veprimtaria e qëlllimtë e ditë për ditshme, e natë përnatshme e kryeministrit të vendit, e zëvendëskryeministres së vendit, e kryetarit të bashkisë së Tiranës, e ministrave dhe ish-ministrave të Edi Ramës, për të penguar me çdo kusht dhe me çdo çmim punën e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Tashmë është e qartë si nga Brukseli dhe nga Uashingtoni, qeveria e Shqipërisë është qeveria më e korruptuar në Balllkan. Tashmë që çdo raport tregon me gisht Edi Ramën si arkitektin e një sistemi ku korrupsioni është kthyer në bitkoinin kryesor të marrëdhënieve mes politikës, oligarkisë dhe krimit të organizuar, është e qartë që SPAK me gjithë përkushtimin e tij në luftë kundër korrupsionit, përbën kërcënim jetik jo thjesht për pushtetin por edhe për përballjen e Edi Ramës me drejtësinë. Por kjo nuk mund të jetë kurrsesi një realitet në një vend ku shumica dërrmuese e shqiptarëve, siç tregohet studim pas studimi, mbështesin SPAK sepse duan t’i japin fund jo thjesht aferave korruptive që i kanë marrë frymën ekonomisë, që kanë shkatërruar familjet shqiptare, që kanë vënë në rrezik të ardhmen e fëmijëve shqiptarë, por edhe pse duan pas 34 vitesh tranzicioni në dukje të pafund, t’i japin fund korrupsionit dhe t’i japin fund aferave të pushtetarëve dhe një pseudodrejtësie që të mbronte në vend që të godiste të korruptuarit shqiptarë duke krijuar kulturën e pandëshkueshmërisë. Prandaj dua ta them edhe njëherë fare qartë se teatri me mbështetje me fjalë bëhet për të mbuluar të vërtetën dhe e vërteta është siç e tregon edhe bllokimi një vjeçar edhe i propozimeve tona në ndihmë të SPAK, se Edi Rama dhe qeveria e tij janë në një kurs përplasjesh dhe konflikti interesi me SPAK. Nuk ka asnjë arsye tjetër se pse këto amendamente, në kundërshtim total me çdo praktikë parlamentare nuk futen në rendin e ditës, nuk çohen në komisionin e ligjeve, nuk diskutohen. Sepse diskutimi i tyre do t’i nxirrte zbuluar” – u shpreh Basha.
Ka nisur me debate dhe akuza të forta seanca plenare në Parlament, ku janë në rend ditë 16 pika, mes tyre edhe ai i faljes së gjobave.
Opozita akuzon mazhorancën se ka shkelur procedurat. Por ishte deputeti Agron Shehaj që nxori në pah një tjetër detaj, neglizhencën e një interpelance të kërkuar prej tij për rrugën Thumanë-Kashar, me ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministren Belinda Balluku.
Ai akuzoi Ballukun për harxhime parash për festat e PS duke hedhur valle dhe thënë se s’kishte kohë për interpelancën, si dhe skandalin e 20 km rrugë me një kontratë koncesionare me vlerë 1,3 mld euro në xhepat e qytetarëve.
“Kanë kaluar të paktën 6 muaj në lidhje me interpelancën që kam kërkuar me Ballukun dhe përsëri nuk po ndodh. Kanë ndodhur interpelanca të tjera, por nuk ka ndodhur kjo, sepse nuk keni vendosur dot datën. Vendoseni vetë datën, ministrja tha isha unë po s’ishe ti. Por duhet të vendosni ju, kam 6 muaj që e kam bërë.
Rekord me rrugën Thumanë-Kashar, 20 km nga 10 vite kontratë në 35 vjeçare, janë 1,3 mld euro nga paratë e shqiptarëve, nuk mund të fshiheni. Kishte reaguar me një çarçaf sharjesh e ofendimesh dhe me thelbin nuk ishte marrë, që keni vjedhur, duhet të jepni llogari.
Më çoi mesazh se ishte e zënë këtë javë, por ku shoh një postim, e shoh se hidhte valle me militantët e PS për festa. Ky është skandal! S’ka lekë për pensionet, arsimin, etj., thoni s’ka para, por ka për festat e PS-së! Kur vjen puna për vjedhjet skandaloze të një rruge 20 km ju fshiheni. Keni vjedhur paratë e qytetarëve. Mund të na thoni kur do bëhet, apo është e paprekshme ministrja Balluku”, tha Shehaj.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali reagoi duke thënë se Balluku ndodhej jashtë vendit dhe se do vendosej në kalendar interpelanca.
“Ministrja është jashtë shtetit, do caktohet në kalendar sipas procedurës dhe do njoftoheni”, tha ajo.
Mos paraqitja ne interpelance e Rames dhe Ballukut e tejkalon arrogancen e shperfilljes te kushtetutes. PD dhe PS jane bashke ne pazare per te shqyer shqiperine dhe degjenerojne demokracine. Noka, Meziu perfaqesojne prejardhjen e tyre tribale. Ky popull duhet ta rrezoje kasten e dy partive monstra PS dhe PD.
PërgjigjuAgron Shehaj nuk po perdor asgje me shume a me pak se sa ate te drejte qe bota parlamentare e njeh si /filibuster/ dhe ka shume te drejte per ceshtjen qe kerkon shpjegime.Gjithashtu z.Shehaj sherbeu sot si katalist sepse dashje pa dashje nxorri ne shesh pazaret e fshehta mes PS e PD.
PërgjigjuShehaj hallall. Turp Noka . Vertet turp. Dhe Garda s’duhet te ekzistoj. Po kshu duan ky popull e kshu bejn. Imagjino cfare i bejn popullit thjesht . Boooooo duhet me ik naten
Përgjigjubjeri me grusht turinit atij ndokes ,,o agron shehaj,,na kane hyre maloket ne parlament,,,ka shume tru maloku...
PërgjigjuPo Mul intelektualit s'i ka vajtur akoma SPAK-u?!!!
PërgjigjuKryeminister behu gati te behesh Mret????????me keta opozicar qe kemi ✌????
PërgjigjuUuuu ca turpi. Na q.u vajti 12 vjet thote i MADHI VRENOZI. U q.u Rama prape o plera muti. Agroni eshte me Fisniku na te gjithe ju mender te Djathte bashk
Përgjigjuspiropili sillu mir se dole dikur po i mbaje krahun nokës edhe ai po ta mbante ty…
PërgjigjuBasha perpara se te akuzoj te tjeret ben mire te laj veten per bemat e tij kur ka drejtuar ministri te ndryshme.Mbase s'ka me "dhimbje barku".
PërgjigjuKastraveci shehaj do te bjeri ne sy i duhet per fushate...
PërgjigjuEshte i vetmi qe ska mesuar ende si funksionon politika... ne parlament diskutohet jo te besh zhurmusin si banda e nongrates,,nese ka prova vjedhje ti denoncoi ne spak ne kete menyre e mbeshtet dhe populli por behet i neveritshem kur bene gamgam pa lidhje..
Eshte i vetmi qe proteston ndaj vjedhjeve.
Po moj hajdute . Agron Shehaj me partin e re MUNDESIA do te te nxjerr ne pension . Shume shpejt do perfundosh ne burg per vjedhjet ne dogana.
Përgjigjuhahaahha, paska vendos callcenterin ne sulm goni. Ske faj e pak se do mbash vendin e punes te localwebi
Agron Shehaj eshte nje langaraq u be deputet me 500.000euro qe ja dha lulushit , i vetmi pa lidhje me pd .Ku e ka biznesin tani gonka i Vlores? Kur nuk e njihni mos komentoni kot .kur filluan ndarjet ne pd i thame , largohu se me keta nuk fiton gje .Agroni pergjigjet i thone lek more Vella, keshtu qe nuk largohem .Eshte i pa fytyre nuk e ka iden e politikes .