Gjykata e Apelit lë në fuqi pezullimin nga detyra të Armand Dukës dhe 2 zyrtarëve të tjerë të FSHF

18 Mars 2022, 13:12| Përditesimi: 18 Mars 2022, 14:49

  • Share

TIRANË- I zgjedhur pak ditë më parë në krye të FSHF për mandatin e tij të gjashtë, Armand Duka, do të vazhdojë të jetë i pezulluar pasi Apeli nuk i ka pranuar kërkesën për heqjen kësaj mase. ReportTv mëson se gjyqtari Gentian Shala ka rrëzuar kërkesën për heqjen e masës së sigurisë ndaj Dukës dhe dy vartësve të tij Ilir Shulku dhe Ardian Haçi. Këta tre zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit janë në hetim nga prokuroria pasi dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare për të zgjedhur fitues në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Krenar Alihmemeti.

Prej nisjes së seancës avokatët e Dukës kërkuan përjashtimin e gjyqtarit Gentian Shala, por pas refuzimit të tij kjo kërkesë u shqyrtua nga gjyqtari Ilir Toska, I cili vendosi që gjyqtari Shala të vazhdojë me çështjen. Pas rinisjes së seancës prokurori Gentian Xholi deklaroi se masa duhet të mbetet në fuqi për t’i garantuar kohën prokurorisë për tre muaj hetime, siç e parashikon ligji. Kjo masë pezullimi e marrë fillimisht nga gjyqtari Artan Gjermeni në dhomën penale Tiranë më 4 mars 2021 para se Dukaj të rizgjidhej në krye të FSHF, e bën të pamundur ushtrimin e funksionit si President të Dukës edhe pse ai ka marrë një mandat të ri.

Të martën Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme. Në një proces të manipuluar që në gjenezë të saj, Armand Duka u rizgjodh më 15 mars sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pa asnjë surprizë, ai arriti që të siguronte 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme.

Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së ishin vendosur që të mbaheshin në datën 2 mars, por Gjykata e Tiranës, pezulloi garën deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Armand Duka mblodhi sërish Asamblenë dhe vendosi edhe kësaj here në kundërshtim me ligjin që procesi të mbahet më 15 mars. 

Gjykata e Tiranës paralajmëroi se nëse drejtuesit e FSHF-së do të vijonin me procesin zgjedhor në kundërshtim me masën e sigurisë që ajo ka dhënë, shkelësit do të dënohen me burg që sipas kodit penal shkon gjer në 3 vite burg.

Ora 12:32
Rrëzohet kërkesa e Dukës për përjashtimin e gjyqtarit Gentian Shala

Është rrëzuar kërkesave e avokatit të kreut të FSHF-së Armand Duka për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes Gentian Shala. Gjyqi do të vazhdojë me gjyqtarin Gentian Shalën. Vendimi për rrëzimin e kërkesës u bë nga gjyqtari Ilir Toska. ‘S’ka asnjë konflikt, gjyqtari Gentian Shala të vazhdojë gjykimin ankimor për masën e pezullimit.’ vendosi gjyqtari.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Begu: 18/03/2022 19:18

    Prishtina e Tirana, plot me Armanda-Sherifa te FF-it !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?