Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës, i cili kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, pa përcaktuar një shumë duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Por gjyqtari Engert Pëllumbi rrëzoi kërkesën, ndërsa la në fuqi edhe masën e arrestit shtëpiak për biznesmenin Elman Abule, i cili ishte vetë në sallë.
Përmes avokatëve të tij, Veliaj ankimoi vendimmarrjen e 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të pranojë informacionin periodik të SPAK, bashkë me vazhdimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt.
Veliaj ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese. Kryebashkiaku është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.
Njoftimi i Apelit të GJKKO
Komente

E çuditshme qe Spaku nuk po e dergon para gjykates me nje akuze te vertete. EV ka 5 muaj ne paraburgim dhe prokuroret me 5 mije € rroge ne muaj, nuk ia dalin dot te vertetojne akuzat e ta dergojne perpara nje trupi gjykues? Se po doli i pafajshem, gje qe edhe mund te ndodhe, shpresojme qe faturen e demshperblimit, shteti t'ia faturoje prokuroreve me ne krye Dumin dhe qullacin Ols, dhe jo taksapaguesit shqiptar. Turp per kete drejtesi qe pretendon te hyje ne EU.
PërgjigjuE cuditshme qe kete biznesmenin e trajtojne si politikan, sikur ka mare vota te popullit ky dhe ka abuzuar me fondet…e cuditshme qe jo gjithe bisnesmenet ne kete ceshtje nuk marrin trajtim te njejte.. po sikur te merren me Meten e Berishen qe e vodhen kete popull deri ne palce, fshehin pasurite gjithandej se us lejon pushteti qe kishin/kane dhe bejne si te ndershem.. ironi e madhe…
Përgjigju