Erion Veliaj

Kronikë

Veliaj mbetet në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën për lirim kundrejt garancisë pasurore! Më 8 Korrik, rekursi në Gjykatën e Lartë

17 Qershor, 09:14| Përditesimi: 17 Qershor, 17:29

  • Share

SPAK i paraqiti informacionet 2 mujore Gjykatës së Posaçme mbi hetimet ndaj kryetarit në arrest të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe vlerësoi se nuk ka asnjë kusht të ri për të ndryshuar masën e sigurisë, kërkesë që u pranua nga gjyqtari Erjon Bani. Masa nuk do të ndryshojë as për biznesmenin Elman Abule, i cili qëndron në arrest shtëpie.

Në seancën e kësaj të hëne, kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm dhe u përfaqësua nga avokatët.  Prokuroria e Posaçme informoi gjykatën se gjatë këtyre dy muajve ka bërë 82 veprime hetimore ndaj Veliajt, të akuzuar për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Po këtë të hënë, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sekuestros ndaj një apartamenti pranë banesës së çiftit Veliaj-Xoxa te “Kodra e Diellit”. Ankimimi u bë nga biznesmeni Gentian Sula, pasi kompania e tij ka pronësinë, por sipas SPAK apartamenti ishte në përdorim nga kryebashkiaku.

Lirinë, Erion Veliaj e ka kërkuar edhe në Gjykatën e Lartë. Më 8 korrik është caktuar seanca për shqyrtimin e rekursit. Relatore do të jetë gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa anëtarë, Medi Bici dhe Sokol Binaj. Rekursi do të shqyrtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve. Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Lartë kjo çështje i është nënshtruar gjykimit me procedurë të përshpejtuar duke hyrë në kategorinë e çështjeve me prioritet

Kryebashkiaku Tiranës është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?