Dhurata Çupi, Gazment Bardhi dhe Marash Logu

PD kërkon shpalljen antikushtetuese të ‘Operacionit për ndërtimet pa leje’, Qeveria: S’kanë firmat, Rushaj e Duma kanë ikur! Bardhi: Zvarritje! Shtyhet seanca

11 Prill 2023, 10:50| Përditesimi: 11 Prill 2023, 19:25

  • Share

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM për operacionet për ndërtimet pa leje. Shkak i shtyrjes është bërë për shkak të pretendimit që ngriti përfaqësuesja e qeverisë, Elira Kokona, e cila tha se pala paditëse nuk legjitimohet, për arsye se kërkesë padia është firmosur nga 2 deputetë që kane hequr dorë nga mandati, Grida Duma, Alfred Rushaj. 

“Janë vetëm 26 deputetë, dy deputetë Duma dhe Rrushaj dhanë dorëheqjen nga mandati. Gjykata vihet në lëvizje nga minimumi 28 deputetë. Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese të pushojë gjykimin”, tha Kokona.

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që senaca të vazhdojë, duke thënë se kjo VKM është në kundërshtim me Kushtetutën. Sa i takon pjesës së firmave, ai tha se kërkesë padia nuk rrëzohet ndonëse Duma e Rushaj nuk janë pjesë e PD-së, pasi në momentin që e kanë firmosur kanë qenë pjesë e Grupit Parlamentar.

“Kërkesa është paraqitur nga 28 deputetë, në momentin që është vënë në lëvizje Gjykata Kushtetuese. Pra 28 firmëtarët kanë qenë deputetë në momentin që kanë firmosur. Znj. Duma dhe z. Rushaj kanë qenë deputetë kur kanë firmosur. Me këtë logjikë i bie që nëse Presidenti i Republikës vendos në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe nëse ai qëllon që i mbaron mandati, apo vdes, i bie që çështja të mbyllet. Nuk ka kuptim. Në momentin që kjo kërkesë është firmosur, 28 deputetët kanë pasur këtë funksion. Gjykata ka për detyrë të shqyrtojë nëse ky akt është ose jo në përputhje me Kushtetutën”, ka deklrauar Bardhi në seancë.

Shtyrjen e seancës për më datë 26 prill, Bardhi në një dalje për mediat e cilësoi si zvarritje të procesit gjyqësori me qëllim. Numri 2 i PD-së theksoi se i kanë gati 28 firmat që duhen për të nisur shqyrtimin e kërkesës dhe janë gati t’i depozitojnë në Kushtetuese. Bardhi hodhi akuza edhe ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, për të cilin thotë se ka shantazhuar anëtarët e gjykatës mbi këtë çështje.

“Një kryeministër i lejon vetes që për një çështje konkrete të bëjë disa deklarata. Uroj të mos jetë taktikë për të blerë kohë që të vazhdojë shantazhin nga anëtarëve të Kushtetueses. Është një nga ato çështje ku kryeministri ka guxuar që t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të mos lajthisë. Duhet të ndalë sulmet dhe të lejojë të merret në shqyrtim dhe të mbrohen vlerat e garantuara nga kushtetuta”, tha Bardhi.

Në tetor të vitit të kaluar, PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese nismën e firmosur nga 28 deputetë ku kërkohej shfuqizimi i vendimit të këshillit të ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, duke e konsideruar si marrje në mbrojtje të pronave të oligarkëve që kanë ndërtuar kulla në Tiranë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen.  

Ora 11:01
‘Kushtetuesja’ shtyn seancën për padinë e PD-së, Bardhi: U zvarrit se i ka bërë presion Gjykatës Rama! Gati të çojmë firma të tjera

 

Pas shtyrjes së seancës nga Gjykata Kushtetuese për operacionin për ndërtimet pa leje me VKM, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi e ka cilësuar si zvarritje me dashje të procesit.
Seanca është shtyrë për më 26 prill, për shkak të dorëheqjes së dy deputetëve. Bardhi gjithsesi e ka cilësuar si vendin të padrejtë me pretendimin se është fakt i njohur botërisht që  Alfred Rushaj dhe Grida Duma kanë qenë deputetë të grupit parlamentar

‘Dy kolegë deputetë të cilët kanë qenë në funksion të detyrës. Kjo është taktikë për zvarritjen e çështjes. Grupi i PD e ka depozituar në tetor këtë ngjarje. Do duhej të kishim një gjykim për këtë çështje. Është fakt i njohur publik se PD ka më shume se 28 anëtare, pra është i gatshëm të dorëzoje firmat e posaçme. VKM që bëhet qëllimisht për të zvarritur procesin. Nëse Gjykata çmon për 28 firma të tjera, jemi gati të çojmë edhe 28 të tjera.

Është fakt i njohur botërisht që dy deputetët kanë qenë në detyrë kur kanë vënë në lëvizje këtë çështje. Kjo është një ndër ato çështje ku për herë të parë në Kushtetuese, kryeministri i lejon vetes ku e kërcënonte institucionin. Uroj të mos jetë zvarritje për të fituar kohë.

Nuk pati vendim, Gjykata vendosi se do e marrë në shqyrtim në një kohë tjetër. Ne do i dorëzojmë shpjegimet tona me shkrim. Nga tetori deri tani ka kaluar shumë kohë për këtë vendim antikushtetues. Kryeministri ka guxuar t’i kërkojë GJK të mos lajthisë, ka ndërhyrë me autoritetin e tij presionin ndaj Kushtetues.’- tha Bardhi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 11/04/2023 21:44

    Bardhi i vetmi politikan qe i thot troç pa ju dridhur qerpiku te gjith te palarat

    Përgjigju
  • Linda: 11/04/2023 16:52

    Bardhi di te japi vetem mesim per fryrje birbilash ne parlament! Flet flet dhe sdi se ca flet.Sa here qe vijn personalitete ne vendin tone sle gje pa share per kryeministrin dhe per zhvillimet ne vend.

    Përgjigju
  • Bjordi: 11/04/2023 14:33

    A vaj medet me keta more qe nuk dine cfare flasin e cfare bejne

    Përgjigju
  • Mondi: 11/04/2023 14:25

    Keta nuk dine se ku kane koken e jo me u marr me gjera te tjera

    Përgjigju
  • taulant: 11/04/2023 13:58

    ore ju duhet te shpallni ate partine tuaj antikushtetuese

    Përgjigju
  • tosi: 11/04/2023 12:18

    po me po vtm rama ta ka fajin ty

    Përgjigju
  • klea: 11/04/2023 12:18

    per cdo gje qe sju pelqen ramen beni fajtor

    Përgjigju
  • berta: 11/04/2023 11:56

    keto te shkretet spo dine si te terhqin vemendjen e ndaj sillen keshtu ,te paaftet as sa cereku rames sjeni

    Përgjigju
  • Loran shehu: 11/04/2023 11:21

    Vec shifini ca fytyrash kan qe te tre 3 k.... e Tirones

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?