Shtyhet sërish seanca për Tahirin, prokurorët infektohen me COVID

17 Janar 2022, 11:07| Përditesimi: 17 Janar 2022, 11:28

  • Share

Është shtyrë seanca në GJKKO ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Arsyeja e shtyrjes së kësaj seanca ishte se dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci janë infektuar me COVID-19. Seanca e radhës do të zhvillohet më 31 janar.

Kujtojmë se vendimi më 28 shtator i Gjykatës së Lartë e rikthye për rigjykim çështjen me trupë të re drejtuese. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. 

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 17/01/2022 23:42

    Po te jete puna per te denuar ndonje polic rryshfetxhi per 200 mije leke te thyejne ne mes keta te Spakut, nuk ka Covid qe i ndal. Per Saje Qorrin, per Like Floririn i ze Covidi brinje me brinje. Me sa duket leta dy prokurore flene ne nje shtepi dhe ne nje shtrat. Turp o maskarenj prokurore.

    Përgjigju
  • Qori: 17/01/2022 12:50

    Po ka minister me te koruptuar dhe gjithe ato maskaralleqe qe ka bere po pse nuk eshte i lidhur me banden e ruges se dursit dhe te kavajes bashke apo i haruat ju gazetar para se te behej minister ne kombinat apo ska gje po pse abilajt ca fshatare qe nuk njiheshin fare na dolen ne piac qe kur erdhi kushuriri ne detyre u bene te njojtur po si ka mundesi qe sajmire tahiri pinte kafe me ta tek lokali bujarit dhe hante drek apo ska gje po ku e njojten jeard celen abilajt apo ishin vipa qe hanin e pinine dreka e darka me peshk tek tatua qe u conte me gomone mallin qe e bllokonin rugen tek akademia si kontrolle drejtori dhe ikte malli sa kamera ka fshire drejtori per vrases dhe u merta leket apo ska gje po nga na doli kaq i pasur ky minister dhe te tjeret se e njohim mire para se te behej deputet kush ishte apo bisneset me lefter soten jane te mira dhe per kete prekuroret dhe gjykatesit mos te blihen po te japin denimin qe meriton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?