Kuvendi i Shqipërisë, foto arkiv

Politikë

Sot seancë maratonë mbi 25 orë në Kuvend, Rama prezanton programin qeverisës! Çdo deputet 10 minuta kohë për diskutim

18 Shtator, 07:09| Përditesimi: 18 Shtator, 08:30

  • Share

Sot, kryeministri Edi Rama do të paraqesë në Kuvend programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Seanca, e treta brenda kësaj jave, nis në orë 10:00 dhe pritet të zgjasë mbi 25 orë, pasi çdo deputet do të ketë në dispozicion nga 10 minuta për fjalën e tij, siç u vendos dje në Konferencën e Kryetarëve.

Pas Ramës, të drejtën për të shfrytëzuar foltoren e ka Sali Berisha ose Gazment Bardhi, për aq kohë sa do të flasë kryeministri. Rrregullorja parashikon që vetëm kryeministri dhe lideri i opozitës kanë të drejtë të flasin pa kufizim kohe ose në barazi me njëri-tjetrin.

Diskutimet pritetn të zgjasin deri në mesnatë, çka do të çojë në ndërprerjen e seancës dhe rifillimin e saj të premten. Në fund të maratonës së diskutimeve, Kuvendi do të votëbesojë qeverinë e re me kryeministrin dhe 16 ministrat, duke votuar dekretet e presidentit Bajram Begaj.

Nëse votimi do të bëhet të premten herët, edhe ceremonia e betimit të kabinetit tek oresidenti do të zhvillohet po atë ditë. Përndryshe, ajo do të shtyhet për të shtunën.  Menjëherë pas betimit, Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re, siç ka ndodhur në mandatet e mëparshme.

Një ditë më parë, Report TV zbardhi programin qeverisës, i bazuar në tre shtylla kryesore. E para, "Shqipëria Evropiane" dhe synimi për ta integruar vendin në BE brenda 2030-ës. Shtylla e dytë baztohet te "Rritja e qëndrueshme ekonomike", ndërsa tek e treta, qeveria premton se këtë mandat do t'i hedhë më shumë sytë tek qytetarët me "Mirëqenie për të gjithë".

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i e vlerësoni programin qeverisës ‘Rama 4’?