Ngërçi institucional në Kosovë duket se do të vijoj, pasi sot ka dështuar sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit. As seanca e 24-të plenare e cila u zhvillua në orën 10: 30 nuk arriti të zgjidhë ngërçin, duke lënë ende të pazgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Edhe në këtë seancë, sikur ato të kaluarat, kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA dhe Lista Serbe të propozojnë emrat e anëtarëve për komision që do të mundësonte votimin e fshehtë, por që ata refuzuan t’i japin emrat.
Më pas kryesuesi hodhi në votim propozimin për këtë komision, gjë që nuk mori votat e mjaftueshme. Seanca tjetër do të zhvillohet të hënën në orën 10:30.
Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, Albulena Haxhiu nuk po mundet që të sigurojë gjashtëdhjetë një votat e nevojshme.
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po konsideron se nuk ka nevojë për marrëveshje politike për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ndërkohë disa përfaqësues të partive tjera kanë paralajmëruar se nuk mund të zgjedhjet kryetari pa marrëveshje politike.
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë votimin e fshehtë për të parin e legjislativit, por Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA po e kundërshtojnë një gjë të tillë, duke theksuar se seanca ka nis me votim të hapur dhe ashtu duhet të vazhdojë.
Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me shqyrtimin e votimit të fshehtë që kjo parti e ka dërguar në instancën më të lartë juridike të vendit.
Komente

Ndyrësira Kurti po mban peng Kosovën,opozita duhet të bojkotoi parlamentin,...
Përgjigju