Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige

7 Nëntor, 07:51| Përditesimi: 7 Nëntor, 17:03

  • Share

TIRANË- Me vendimin e Gjykatës që zbuti afatet e pezullimit dhe i riktheu në Kuvend, opozita iu drejtua këtë të enjte Kuvendit si triumf fitoreje. Gardhi metalik dhe ai i Gardës, ishin hequr dhe deputetët hynë lehtë në seancë, këtë herë pa iu dashur që mes tyre të selektohen për t’iu mbyllur dera të përjashtuarve.

Por, që edhe brenda sallës nuk do të lejonin qetësi, e treguan që në nisje përmes demokratit Dashnor Sula, që kishte ardhur me pranga në duar dhe I veshur si i burgosur me mbishkrimin “Stop Dënimit politik”. 

Në nisje të seancës nuk pati përplasje, por debate të forta në përpjekje të opozitarëve për të gjetur meakulpën e socialistëve për përjashtimet sipas tyre të padrejta. E para që u vu në shënjestër të opozitës, ishte Elisa Spiropali, të cilës i kërkuan dorëheqjen.

“Ti zonjë që je përfaqësuese e krimit të organizuar do duhet të dorëhiqesh se për një muaj nuk ke lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre. Bashkë me këtë zonjën e vezëve në rresht të dytë do duhet të ndjeni vetëm turp dhe si shenjë përgjegjësie për atë që i keni bërë kësaj salle, duhet të jepni dorëheqjen”, tha Gazment Bardhi.

“Gjykata Kushtueses ka thënë se vendimet e brendshme nuk mund të ankimohen”, tha Taulant Balla.

“ I paskemi rënë në qafë Lindita Nikollës. Të paskemi rënë më qafë o zonja Nikolla, drejtim më të keq se tani Parlamenti nuk ka pasur ndonjëherë!”, tha Jorida Tabaku.

Kreu i grupit të PS, Niko Peleshi i kujtoi opozitën djegien e karrigeve, duke u thënë se kanë dy standarde me vendimet e gjykatave. Rezerva pati edhe për vendimin e Gjykatës Administrative, por socialistët thanë se gjithsesi e zbatuan.

“Duhet të vendosim një standard për këto vendime. Të mos djegim karriget, kur nuk na pëlqejnë. Ky është precedent që gjykata Administrative merr atributet e Kuvendit dhe vendos”, tha Peleshi.

Por, jo vetëm Spiropali. Shënjestër e opozitës së rikthyer brenda Kuvendit u bë edhe presidenti Bajram Begaj. Numrin një të shtetit e akuzuan për fushatë në këmbim të vilave për fëmijët e tij.

"Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë që sillet si ushtar i rëndomte i Ramës. Ai duhet të qëndrojë larg fushatës zgjedhore dhe të mos shitet për dy leje ndërtimi për dy leje për djemtë e tij sepse Rama ja jep, po opozita ja nxjerr nga hundët”, tha Gazment Bardhi.

Akuzat opozita i përqendroi edhe ndaj kabinetit qeveritar, duke shigjetuar kryesisht ministrin e Brendshëm për ndërhyrjen e policisë në protestën para Kuvendit, dhe për arrestimin me forcë të Metës.

“Në pikëpamjen e analizës psikokriminale që kam për shkak të detyrës t’i futesh te njerëzit gënjeshtar. Tani që ti gënjen dhe akuzon dhe pastaj i beson atyre që akuzon kjo është e vërtetë. Policia ka bërë detyrën. S’ka hyrë në Kuvend. Turma që drejtohej nga ty po sillej drejt institucionet kushtuese. Policia ishte në detyrë dhe mbrojti kuvendin”, i tha Ervin Hoxha- Gazment Bardhit. 

"Kush ka urdhëruar dhe udhëhequr atë operacion kriminal. Sot është data finale kur ne kemi kërkuar këtë informacion, nëse nuk ktheni përgjigje përgatituni për kallëzim penal kundër jush dhe gjithë atyre", i tha Erisa Xhixho ministrit Hoxha. 

Bardhi tha se vëllai i tij po abuzon me paratë e shtetit në bashkëpunim me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku. 

“Turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty dhe tët vëlla që do marrë në qafë veten dhe Ballukun bashkë me të. Është një hajdut në OSHEE që vjedh paratë e shqiptarëve. Ju jeni tufë dhe jo ne. Nuk e di në lexove SMS- që të kishte dërguar Rama apo banda e Durrësit, ushtari i së cilës je ti. Je një njeri ushtar i bandave të Durrësit”, u shpreh Bardhi.

Teksa po bënin këto diskutime, deputetët morën një tjetër lajm për karriget e djegura: SPAK vendosi të mos nisë hetimin për demokratët e kallëzuar që dogjën më 30 shtator karriget në oborrin e parlamentit.

Ora 17:01
‘Bëhuni burra’, Shalsi përplaset me deputetët e PD! Bardhi: Ke 1.8 milionë euro në emër të të tretëve, ne nuk e fshehim pasurinë pas grave

Deputetët Eduart Shalsi, Edmond Spaho dhe Gazmend Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë diskutimit të projekt buxhetit 2025.

Debati mes tyre degradoi deri në ofendime të rënda, këtë seancë plenare.

Shalsi: Është më mirë apo keq kur investimet e huaja direkte rriten çdo vit, viti i kaluar më tepër nga vitit paraardhës, apo viti i kaluar kur kaluam goditje të rënda. 

Shqipëria është shumë më mirë se sa ka qenë. Është shumë e turpshme ajo që ke bërë, Mondi dhe Tritanin kisha përballë ku kujtua skena e skifterëve dhe çfarë të them, të them edhe me lezet po deshe që jeni përfshirë në një teatër ku njëherë me Lulin njëherë me Bashën nuk dini çfarë të bëni dhe bëni atë sjellje, duke etiketuar deputetët bëhuni burra, as me deputetet mos e bëni atë, Çyrbja, Çyrbja. Selfiet i keni të freskëta me të, lëreni teatrin politik dhe nëse doni të bëni opozitë, keni boll gjëra me të cilat të merrni.

Bardhi: Kur dëgjoni parafolësin të flasë për mirëqenie duhet ta mirëkuptoni se niset nga mirëqenia e jetës së tij, me pagë 1 mijë euro në muaj, 700 euro bashkëshortja ka 7 fishuar pasurinë në 10 vitet e fundit. Kur niset t’ju thotë ju që është rrit mirëqenia, buxheti dhe me rrallë se vetëm të deklaruarën e ka 7 fishuar, i kam gjetur kolegut edhe 1.8 milionë euro që i keni të fshehta në emër të të tretëve, bëhu gati që të shkosh t’i bësh një vizitë si banor në qeli. Nuk jemi kaq burra sa fshehim pasurinë pas grave. Keni shumëfishuar pasurinë të marrë nga buxheti i shtetit. Për këtë duhet të japësh llogari.

Spaho: Me këto që dëgjova s’kemi të bëjmë vjedhje me lezet, qenka i pangopur, edhe këtë gjuhën që shan të gjithë opozitën dhe i lëpihet maxhoirancës, lufton me thonj e ka pak të vështirë se i ka dalë ajo puna e akullores, qenka lubie edhe tek akullorja.

Ora 12:16
Deputeti Deliu thirrje opozitës: Reflektoni, ndihemi në siklet kur firmosim për të përjashtuar! Nallbati: Shqetësohuni kur ngrini dorën për të kaluar qindra miliona euro për koncesione

 

Deputeti socialist, Denis Deliu i bëri thirrje opozitës që të reflektojë dhe të lërë pas skenat e kaosit. Deliu u ndal edhe tek përjashtimi i deputetëve demokratë, duke thënë se janë në siklet kur firmosin për t’i përjashtuar, por detyrohen të marrin masa për shkak të paligjshmërisë.

Në replikë, deputeti demokrat Bledion Nallbati i tha se në siklet duhet të ndihen për gjera më të rënda, si psh kur ngrenë dorën për të kaluar miliona euro për inceneratorët apo koncesionet.

Denis Deliu: A e dini në çfarë vështirësie ndodhemi kur vendosim që të firmosim për t’iu përjashtuar ju? A e dini në ca vështirësie ndodhet kryetarja e kuvendit, kryetarja e Komisionit të Ligjve para se të vendosin për përjashtimin. Me shumicën prej jush njihen personalisht djegia e karrigeve, ofendimet ndaj njëri-tjetrit, ofendimet dhe goditja për shkak të detyrës ndaj gardës na detyrojnë të marrim masa ndaj kësaj paligjshmërie. Është koha të reflektojmë sepse vetëm normaliteti, respekti për njëri-tjetrin mund ta kthejë Shqipërinë në rrugën e duhur. Kemi haur negociatat së shpejti i kemi gjasat të anëtarësohemi në be, kërkohet mbështetja dhe kontributi juaj.  

Bledion Nallbati: Kaq kohë sa të kam njohur s’kam dyshime në sinqeritetin tënd. Por, ama edhe pse e di që po firmos një gjë të gabuar, s’ke pasur guxim ta kundërshtosh. Të them ty dhe kolegëve të terë, nuk është kjo gjëra me e rëndësishme që të ndiheni në siklet, por kur ngrini dorën për të kaluar qindra miliona euro për inceneratorin, për koncesionet, për PP. Për këtë duhet të ndiheni në siklet. Për këto dënimet të mirëkuptojmë, firmos prapë, e di që ske ca bën.

Ora 12:11
Shkoi në Parlament me uniformë burgu, parullë e pranga, Sula: Bëni ndonjë veshje Hugo Boss për të burgosurit! Spiropali ironizon: E bërë shfaqjen tënde sot

Deputeti demokrat Dashnor Sula u pa sot teksa bënte një protestë të veçantë në Parlament. Ai shkoi i veshur me uniformë burgu, parullë të ngjitur në trup kundër “Dënimeve Politike” dhe pranga që i mbante në dorë.

Pasi ndau fletushka dhe foli për situatën politike dhe sulmet ndaj opozitës, Sula mori edhe fjalën për herë të dytë në procedurë, duke kujtuar edhe shkakun pse shkoi ashtu i veshur.

“Tmerri juaj është Sky Ecc. Ju nuk doni opozitën, sepse nuk doni që të dalin lakrat në shesh. Tmerri juaj është Sky e Enchro, ku flisni me kriminelë. Bëni tendera vetëm për vjedhje. Edhe do u thosha edhe diçka. Në të gjithë botën, të burgosurit janë me veshjet e tyre, ndërsa tek ne kanë rrobat e tyre që i marrin nga shtëpitë. Bëni ndonjë tender për të burgosurit që të vishen me Hugo Boss. Së paku ata të burgosur të shkretë të veshin një palë rroba. Këtë uniformën time të burgut që vesha do ia jap ministrit Ulsi Manja. Ju keni hallin e inceneratorëve. Por bëni edhe një tender për të dënuarit, vishini edhe ata. Bëni uniforma të reja burgu se janë si mos më keq atje brenda”, tha Sula, teksa e mbante veshjen në dorë.

Kurse kryeparlamentarja Spiropali bëri ironi në përgjigjen e saj, duke i thënë kolegut që të ulej, sepse “e bëri shfaqjen e tij sot”. Më tej i kujtoi se ai kishte folur më mirë nga gjithë përfaqësuesit e tjerë të opozitës.

1730970583_sula.jpg

 

Dashnor Sula me uniformë burgu dhe parullë në Parlament
Ora 11:58
Xhixho ‘çon’ në Kuvend arrestimin e Metës: Ministri të na japë emrat, kush janë policët me maska që ‘rrëmbyen’ ish-presidentin! Do u kallëzojmë penalisht

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ngritur në Kuvend çështjen e arrestimit të Ilir Metës. Nga Foltorja e Kuvendit, Xhixho iu drejtua ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha të cilit i kujtoi një kërkesë që u ka dërguar Partia e Lirisë, përmes së cilës duan emrat e policëve që ishin pjesë e operacionit për arrestimin e Metës. Xhixho tha se nëse nuk marrin përgjigje deri sot do bëjnë kallëzim penal.

"U kemi dërguar një letër, për trajtimin çnjerëzor që i keni bërë ish-kryetarit të Kuvendit, ish-presidentit, dhe ish-kryeministrit të vendit me urdhër të Ramës. Ju jeni përgjegjës për atë trajtim çnjerëzor të një personi i cili nuk i është shmangur në asnjë moment drejtësisë. Keni shkelur kushtetutën e vendit ku ata policë me maska pa mjet identifikimi, duhet ti thoni atij si çdo qytetari, vendimin e gjykatës dhe shkakun e arrestit, të drejtat kushtetuese dhe të drejtën për avokat dhe këtë nuk e ka thjesht Meta, por çdo qytetar. Ju keni urdhëruar ata policë me maska të bëjnë atë trajtim, u kemi dërguar kërkesë për informacion, e nëse nuk e ke lexuar ende dhe nuk na je përgjigjur si një detyrë kushtetuese po ua përmend edhe njëherë kërkesat tona. Ke mbi 5 vendime të Strasburgut për arrestime të paligjshme, por ti dhe të gjithë do mbani përgjegjësi. Kërkojmë: Kush janë personat, emrat e gjithë atyre policëve me kapuç, të gjithë personave që kanë marrë përispër të kryejnë atë pengmarrje politike, nga ana tjetër kërkojmë kush ka urdhëruar dhe udhëhequr atë operacion kriminal. Sot është data finale kur ne kemi kërkuar këtë informacion, nëse nuk ktheni përgjigje përgatituni për kallëzim penal kundër jush dhe gjithë atyre", tha Xhixho.

Ora 11:50
Pandeli Majko ironizon opozitën: Kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile? Më kujtoni veten kur isha student

 

Deputeti i PS Pandeli Majko ka ironizuar deputetët e opozitës të cilët u rikthyen në Parlament.

Ai pyeti deputetët e opozitës nëse ardhja e tyre sot në Kuvend është mosbindje civile.

"Duhet të diskutojmë rendin e ditës se buxheti është shumë i rëndësishëm. Si deputet me një eksperiencë modeste dua t’i falënderoj deputetët për pjesëmarrjen këtu, nuk ishte vendim i gjykatës administrative, në dijeninë time ju jeni larguar për shkak të dënimit të Salianjit. Nëse do të isha demokrat do t’ju pyesja dhe do të isha pjesë e protestës që thirrët dhe do t’ju pyesja kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile? Nëse kjo është mosbindje civile do të thoja që zoti Ulsi Manja është ministër i qeverisë teknike. Mendoj se duhet të vazhdojmë me diskutimin. Sot më keni kujtuar veten kur kam qenë student e kam si këshillë mos shkoni me miq lebër në stadium se kur humbiste Flamurtari edhe unë e shaja arbitrin nga nëna", tha Majko.

Ora 11:45
Tabaku: I kemi rënë më qafë Lindita Nikollës, drejtim më të keq se tani Parlamenti s’ka pasur! Spiropali: Vetëm ju s’mund të ankoheni për hapësirat

 

Debatet Tabaku-Spiropali sot në Parlament

Deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi mazhorancën për ndryshimin e rregullores, por edhe moszbatimin e 4 vendimeve, ndaj kërkoi me urgjencë realizimin e tyre, që parashikoheshin edhe në Progres-Raportin e BE-së. Një prej tyre vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ndryshoni rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme. Këtë mund ta bëni tek PS, si të doni. Ndryshoni rregulloren, ligjin për komisionet hetimore në mënyrë të njëanshme. Nëse hapësira jonë në Parlament ngushtohet, ne nuk kemi mundësi tjetër. I paskemi rënë në qafë Lindita Nikollës. Të paskemi rënë më qafë o zonja Nikolla, drejtim më të keq se tani Parlamenti nuk ka pasur ndonjëherë!”, tha Tabaku.

Por e menjëhershme përgjigja e kryeparlamentares Spiropali në replikë:

“Zonja Tabaku, vetëm ju nuk mund të ankoheni për ngushtim të hapësirave sepse keni çdo hapësirë në dorë. Do ishte e udhës që ato që thoni privatisht, t’i thoni edhe publikisht”.

Ora 11:33
REPLIKAT/ Policia në Kuvend, ministri: Bëri detyrën! Bardhi: Ushtar i bandave të Durrësit! Yt vëlla do të marrë në qafë veten dhe Ballukun

Në Kuvend pati debate edhe për incident me policinë, ku oforcat e FNSH u futën në Kuvend kur ende deputetët ishin në oborr më 17 tetor. Bardhi tha se futën Policinë në kuvend, në një kohë kur ky institucion ruhet nga Garda.

Përgjigja i erdhi nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i cili tha se Policia zbatoi detyrën, pasi turma po shkonte drejt Kuvendit. Bardhi e quajti ushtar të bandave të Durrësit, ndërsa hodhi akuza ndaj vëllai të ministrit duke thënë se vjedh paratë e shqiptarëve në OSHEE. Sipas Bardhit, ai do të marrë në qafë veten dhe ministren Belinda Balluku. 

Bardhi: Peleshit: Guxuat futët Policinë e Shtetit në Kuvend dhe i thoni gjykatave të republikës që nuk paskan të drejtë të futen në veprimtarinë e Kuvendit.

Hoxha: Në pikëpamjen e analizës psikokriminale që kam për shkak të detyrës t’i futesh te njerëzit gënjeshtar. Tani që ti gënjen dhe akuzon dhe pastaj i beson atyre që akuzon kjo është e vërtetë. Policia ka bërë detyrën. S’ka hyrë në Kuvend. Turma që drejtohej nga ty po sillej drejt institucionet kushtuese. Policia ishte në detyrë dhe mbrojti kuvendin.

Bardhi: Turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty dhe tët vëlla që do marrë në qafë veten dhe Ballukun bashkë me të. Është një hajdut në OSHEE që vjedh paratë e shqiptarëve. Ju jeni tufë dhe jo ne. Nuk e di në lexove SMS- që të kishte dërguar Rama apo banda e Durrësit, ushtari i së cilës je ti. Je një njeri ushtar i bandave të Durrësit që me marrëveshje me njëra tjetrën të kanë zgjedhur ty si ministër i brendshëm. Kjo është një e vërtetë e madhe që e dinë mirë kolegët e PS, e dinë mirë që ke shkuar dhe shkon i falesh bandash së Durrësit. Përfaqësues i tyre je ti, mos guxo më kurrë të më drejtohesh mua e deputetëve të opozitës me epitete se zotërote ne mund të vëmë nja 20 epitete të merituara. S’ka punë policia e shtetit në Kuvend, po ti o i shërben ligjit, o krimit, ti e kë bërë zgjedhjen, i shërben krimit.

Bardhi-Ballukut: Dhe ti zonjë shkarkoje vëllain e atij, mos mbani hajdutë atje.

Ora 11:27
Agron Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë çfarë po bëhet me mbetjet toksike? Gjysma e qeverisë e përfshirë në skandal! Hoxha: Urdhri po zbatohet

Në seancën parlamentare foli edhe deputeti i opozitës Agron Shehaj. Ndryshe nga kolegët e tij, ai foli për çështjen e mbetjeve toksike, duke kërkuar shpjegime zyrtare nga institucionet përgjegjëse se çfarë po bëhet me to dhe veçanërisht nga ministri i Brendshëm.

“Një anije me kontejnerë të trafikuar me mbetje toksike ndodhet në portin e Durrësit dhe ministri i Brendshëm duhet të japi përgjigje se çfarë po bëhet. Nuk u dha asnjë shpjegim. Opinioni publik do ta dije çfarë po bëhet me mbetjet, të shpjegohet, ta dinë qytetarët”, tha ai.

Në këtë moment ndërhyri kryeparlamentarja Spiropali, që i kujtoi se fjala ishte për procedurë.

Por Shehaj iu kthye duke i kërkuar që të mos i ndërpriste fjalën.

“Pse ndërprisni, çfarë ju shqetëson? Ju shqetëson sepse gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike! Duhet të zbatoni urdhrin e Prokurorisë, çfarë po ndodh me mbetjet? Ju i keni thënë që po mundoheni, s’është e lehtë të lëvizësh 102 kontejnerë? Kur të ketë çështje tjetër do ju informojmë! Po ju nuk mendoni se duhen informuar qytetarët? Nuk ju shqetëson kjo zoti ministër? Mund të na tregoni dreqin çfarë po bëni?”, tha Shehaj.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha iu përgjigj deputetit Shehaj në Parlament në lidhje me shqetësimin e mbetjeve në portin e Durrësit.

“Në lidhje me informacionin e kërkuar, Prokuroria e Durrësit ka bërë njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore, Autoritetin Portual se po ekzekuton urdhrin dhe së shpejti do zbresin kontejnerët në vend të sigurt, sipas kushteve dhe çështjeve të sigurisë, në ambientet e Durrësit, siç është kërkuar nga Prokuroria”.

Ora 11:25
Korreshi ironizon në Kuvend: Shoku President bën fushatë me def e kitare në Lushnjë! Spiropali: Trego respekt

 

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend, teksa u shpreh se presidenti Bajram Begaj “bën fushatë me def e kitare në Lushnjë si me qenë kryetar partie”.

Por, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke i kërkuar të ketë respekt për Kreun e Shtetit, për shkak se nuk ishte i pranishëm në sallë.

Pjesë nga debati:

Saimir Korreshi: Na mori malli për ato hekurat se që kur erdhe ti ne s’kishim parë hekura. Edhe ato hekurat se si na u dukën, të mallëngjyer sot po ngatërronim derën, po kërkonim hekurat nga të futeshim. Thatë pa pikë turpi që po zbatoni një vendim gjykate, po thelbi e dini që na keni dënuar pa rregullore, dhe e di kush na ka dënuar shoqja Pushka, është edhe edhe kryetare Komisionit të Ligjeve, që ky institucion pavarësisht dimë apo s’dimë nga uridiku pretendon që më mirë se kryetarja e Komisionit të Ligjeve nuk ka kush e interpreton rregulloren dhe vendimet e Kushtetuese, A ka përgjegjësi ky njeriu, a e keni pyetur këtë njeri se çfarë kërkoi për rastin e Xhaçkës? Interpretim se nuk dinte të lexonte vendimin e Kushtetueses, nuk dinte ABC0-në e uridikut. Si kryetare Kuvendi pse nuk e mblodhe Byronë, e ke detyrim, jo ti lësh të rrjedhin si shoku President, që vjen e bën fushatë në Lushnjë si me qenë kryetar bashkie, vjen me def e kitare.

Elisa Spiropali: Respekt për presidentin e Republikës. Nuk është këtu

Saimir Korreshi: S’kam respekt fare. Nuk mund t’i gënjeni shqiptarët, vendimi se sa do të na doni është marrë në zyrat tuaja.

Ora 11:24
'Po shitet si ushtar i Ramës, për të ndërtuar dy vila për djemtë e tij’, Bardhi hedh akuza ndaj Begajt: Është përfshirë në fushatën e PS

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi lëshoi akuza në drejtim të Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj se është përfshirë në fushatën elektorale të PS.

Në takimet e presidentit nëpër qytete Bardhi tha se Begaj nuk mori përfaqësues të opozitës por vetëm të mazhorancës duke e akuzuar se po shitet si ushtar i Ramës për të ndërtuar dy vila për dy djemtë e tij.

"Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë që sillet si ushtar i rëndomte i Ramës. Kam edhe një thirrje ndaj tij, duhet të ndal përfshirjen e ambasadorëve të republikës në fushatën e PS, në Selanik ambasadorja ishte në një aktivitet ku kryeministri fyente opozitën dhe kërkonte vota, e kanë të ndaluar. Presidenti ka qenë në Skrapar dhe kishte në krah drejtuesin e qarkut të PS. Ai duhet të qëndrojë larg fushatës zgjedhore dhe të mos shitet për dy leje ndërtimi për dy leje për djemtë e tij sepse Rama ja jep, po opozita ja nxjerr nga hundët”, tha ai.

Ora 11:17
Nallbati me karrige në dorë: 'Flisni ju për ligj që keni përdhunuar Kushtetutën, edhe këto i vodhët?!' Gogu: Zjarri ka ndodhur këtu dhe në Rajshtag!

 

Bledjon Nallbati në Parlament

Deputeti i PD, Bledjon Nallbati bëri ironi me kolegun e tij të mazhorancës, Toni Gogu, që akuzoi opozitën për seancat e kaosit, ku u rrezikua jeta e deputetëve dhe atij vetë.

Nallbati ironizoi Gogun duke i thënë “shyqyr që shpëtove” apo se “të gjendem pranë në këto momente”.

Ligjvënësi demokrat më tej akuzoi mazhorancën për vjedhjet e koncesioneve apo prokurimeve, si tenderët e rrugëve. Gjithashtu ai përmendi edhe rastin e karrigeve, duke hedhur aludime se “edhe karriget i keni vjedhur?”.

Kjo për faktin se tha që kishte gjetur aty ku ishte ulur një karrige të vjetër, teksa ishte bërë tender për blerjen e karrigeve të reja. Dhe në fund ai u shpreh me një anatemim për mazhorancën: “Mos u ngopshi dhe ju zënçin sytë!”. Nallbati ngre karrigen, “na morët lekët, por sollët karrige të vjetra”. Kurse Nallbati ishte shprehur “flisni për ligj ju që keni përdhunuar Kushtetutën”.

Kurse Gogu në replikë iu përgjigj duke i kujtuar se në Kuvend pati dhunë dhe jashtë zjarr. “Zjarri ka ndodhur këtu dhe në Rajshtag”, u shpreh ai me nëntekst për opozitën. Gogu kujtoi se opozita vjen nga rruga e dhunës.

 

Ora 11:11
'Ke marrë rolin e Nafijes...', Spiropali ironizon Nokën: Na kishe munguar, i ke pak të vjetëruara këto metaforat

Vijon me debat dhe me tone të larta seanca e sotme plenare. Deputeti i PD-së, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se mosbindja civile nga opozita do të vazhdojë, ndërsa shtoi se janë në Parlament për betejë.

Në fjalën e tij, Noka ka krahasuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali si “Nafija” një personazh në filmin “Gjuetia e fundit”.

Ndërkohë Spiropali ironizoi Nokën duke i’u përgjigjur “Na kishe munguar në këtë foltore, i ke pak të vjetëruara këto metaforat”.

Po e-marr për replikë zoti Noka, i ke pak të vjetëruara këto metaforat, më kishe munguar në këtë foltore ku ta gjej që të jeni këtu dhe të diskutoni, keni bërë shumë mirë që keni marrë vendim për kthim, keni bërë shumë mirë që jeni këtu se qytetarët duhet t’ju dëgjojnë.

Keni bërë mirë që vendosët të flisni sot, por ato metafora kursejini pak se nuk ju shkojnë që të përdorni ato fjalë që të them të drejtën po të ishin pak më moderne do të ishin pak më mirë, por na kishe munguar në këtë foltore sa herë do ta merrni pa diskutim se nuk kam ndërmend të ndërpres ju kur po bëni gabim.

Ora 11:06
Klosi: Juve ju ka dënuar morali i këtij qyteti! Jemi PS, ju kemi mundur e do ju mundim prapë

 

Blendi Klosi

Menjëherë pas Luan Baçit foli edhe deputeti socialist Blendi Klosi. Ai tha se djegia e karrigeve ishte vepër penale, teksa u kujtoi opozitarëve se Partia Socialiste i kishte mundur dhe do i mundtte përsëri.

“U tërhoqët nga mosbindja civile? Nga djegia e karrigeve që vini dhe ankoheni sot këtu? Djegia e karrigeve është vepër penale. A mendoni çfarë shembulli i jepni politikës shqiptare? Vini tundni një vendim gjykate që përsëri ju ka dënuar, se ju ka dënuar morali i këtij qyteti.  Jemi Partia Socialiste e Shqipërisë që ju kemi mundur, e do ju mundim prapë. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet”, tha Klosi ndër të tjera.

Ora 10:59
Gogu në Kuvend: Dogjët Parlamentin për një vendim gjykate, s' arrini dot të ndizni zjarr idesh e ndizni karriget

 

Duke ju referuar ngjarjes së ndodhur pak javë më parë në seancë, ku Spiropali u godit nga Gazment Bardhi, deputeti i PS Toni Gogu, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se opozita nuk ndez më me ide dhe ndaj ndez karrige dhe godet me këmbët e karriges kryetaren e Kuvendit.

"Sot kemi rregulloren e kuvendit dhe kemi shqetësimet që ju po sillni, kjo sallë është sallë ku ne debatojmë, jo ku ne na reshtin argumentet zëmë këmbët e karriges e para duhet nderuar qytetarët që na ndjekin, po  zbatojmë një vendim gjykate, po zbatojmë një vendim gjykate u mblodh këshilli dhe shqyrtoi vendimin e kushtetueses, të cilat gjykata kushtetuese i cilësonte si të paqarta/. Nuk arrijnë dot të ndezin zjarr idesh dhe vizioni dhe ndezin karriget dhe i bien drejtuesit të punimeve të Kuvendit, për një vendim gjykate dogjën Kuvendin. T’i thërrasim arsyes, ky vend është vend debati hajde përplasim ide, nuk ka nevojë të përplasemi fizikisht, nuk është tek forca, ejani dhe fillojmë urgjentisht diskutimin', tha ai.

Ora 10:57
Noka: Me ju ka vetëm një gjuhë, mosbindje civile! Sillo dhe Nafija para përgjegjësisë, na dukeni si miza...!

Teksa kryeparlamentarja Elisa Spiropali sugjeroi opozitarëve se cili do fliste në radhë i pari, Flamur Noka apo Luan Baçi, i pari teksa mori fjalën me leje të të dytit, iu përgjigj se “edhe ju duhet të zgjidhni se kush do vjedh më bukur”.

Noka sulmoi ashpër mazhorancën, duke paralajmëruar se “mosbindja civile do vazhdojë” deri në shkrehjen e mashorancës siç e quajti ai. Teksa përdori edhe epitete për miza dhe hajdutë, ai e quajti kryeministrin “shoku Sillo” dhe Spiropalin si “Nafije”.

Fjala e Nokës:

"Nuk pranoj asnjë këshillë nga hajdutët.
Teksa dëgjojmë çfarë flasin rilindësit këtu, bindesh që ka vetëm një rrugë për t’u marrë vesh me ju, vetëm mosbindja civile për t’u kërryer si sekti më i ndyrë i njerëzimit që ka shkelur në trojet shqiptare, sekti i rilibdjes.
Dëgjojmë se flasin me gjuhë bolshevike dhe shfryjnë mllef kundër opozitës edhe sot këtu.
Nuk po flas për atë zonjën atje, që ka marrë rolin e Nafijes te filmi ‘Gjuetia e fundit’.
Silloja përcaktonte politikat, kurse Nafija zbatonte urdhrat, nuk kishte as të drejtë të mendonte.
Kjo është katandisja ku e keni çuar Kuvendin.
Sot nuk kemi ardhur për ju, se nuk mund të ndodhë ne të ulemi me hajdutët, me përfaqësuesit e krimit të organizuar, me ata që kanë shpopulluar Shqipërinë.
Jo, ne sot kemi ardhur të përfaqësojmë vullnetin e popullit opozitar për t’u shprehur për atë buxhet që e keni vjedhur.
Ne kemi ardhur sot t’u çjerrim maskën, t’u themi se herë pas here kujtoheni se opozita duhet parë, por e keni trajtuar opozitën si armike.
Çfarë po bën kjo Nafija këtu? Sa u ul në atë karrige, akti i parë që bëri është shpallja e luftës ndaj opozitës.
Se ju ëndërroni të keni një parlament monist dhe po bëni gjithçka për këtë.
Ju ëndërroni të keni një vend që të jetë monizëm i plotë se sulltani juaj nuk duron dot të ketë kundërshtarë.
Sulltani do skllevër, do raja, ja kështu i do, do një tufë me pengje këtu me të cilët ndan pasuritë e Shqipërisë dhe i vjedh.
A mund ta pranojmë këtë ne?
Jo, jo.
Ne jemi këtu për betejë, për këtë të jeni të sigurt.
Mosbindja civile do të vazhdojë gjersa t’ju kërrejë.
Buxheti nuk është i juaji, sepse buxhetin e keni trajtuar si plaçkë tregu, tufë hajdutësh që jeni vërsulur mbi të.
Ne do u themi shqiptarëve se çfarë ishte buxheti i vitit 2023, ku shkuan taksat e tyre, kush i vodhi dhe çfarë duhet të bëjmë.
Sot mllefin që keni treguar ndaj opozitës, e rrëzoi edhe ai Skapi i partisë. Sapo ka rrëzuar padinë edhe ndaj zonjës Hotit, edhe për karriget e famshme tuajat.
Sepse zotëria aty është ministri i Brendshëm, duhet të japë përgjigje para ligjit pse ka futur policinë këtu.
Ti zonja Nafije duhet të japësh përgjigje pse ke futur këtu policinë në kundërshtim me ligjin.
Kjo tregon mllef ndaj opozitës.
Harrojeni, ju na dukeni si miza, prandaj do ju kërrejmë".

Ora 10:48
‘Turp të keni’, Sula me tone të ashpra: Jemi dënuar pa ligj e pa rregullore, na keni çuar në SPAK

 

Deputeti i PD Dashnor Sula, me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se deputetët e opozitës janë dënuar pa ligj dhe pa rregullore.

Ai tha deputetët e opozitës janë çuar në SPAK se kanë dal në protestë, ndërsa ata të mazhorancës shkojnë për tendera dhe për koncensione.

“Na keni dënuar pa ligj dhe pa rregullore dhe gjykata e ka rrëzuar. Zonja Bushka merrni vetëm urdhra bashkë me të tjerët. Më gjeni një rast të opozitës së atëhershme, ca nuk keni bërë dhe më gjeni një rast që është dënuar më tepër se 10 ditë. Ku e gjetët ju ligjin për të dënuar me 60 ditë. Turp të keni. Memec, vini të firmosni këtu për kolegët tuja, bëhuni njerëz. E dënuat Salianjin pa ligj, e bëtë kurban që të mos kandidonte në zgjedhje, ca tha ai që vëllai i ministrit të brendshëm është trafikant droge. Na keni çuar në spak bashkë me kolegët, duhet që të keni turp. Ju shkoni për tendera e për koncensione. Ne shkojmë se dalim tek rrethrrotullimi', tha ai.

Ora 10:35
Kuvendi/ Peleshi: Vendimi i Administratives i gabuar, hyri në kompetencat e Kuvendit, por ne s’do djegim karriget! Të diskutojmë për buxhetin, t’i kthehemi normalitetit

 

Në foltoren e Parlamentit foli edhe kreu i grupit të PS, Niko Peleshi, i cili nuk u shpreh dakord me vendimin e Administratives për rrëzimin e masave të Etikës së Kuvendit.

Ai shpjegoi se vendimi i organeve të Parlamentit nuk është rrëzuar, por thjesht ka zhvendosur datën, edhe pse ka kryer ndërhyrje jashtë kompetencës së saj. Por sipas Peleshit mazhoranca e ka pranuar për hir të normalitetit parlamentar dhe bëri thirrje ndaj opozitës që të diskutonin për buxhetin dhe se vendimet e gjykatës të drejta ose jo nuk janë shkak për djegie karrigesh. Ai tha se do e respektonin atë vendim, pavarësisht se nuk ishte i drejtë.

Fjala e Peleshit:

“Është në të drejtën e opozitës të zgjedhë kursin e saj opozitar. E gjej të nevojshme të bëj dy tre sqarime. Ta ndajmë mendjen të dashur kolegë çfaër qëndrimesh do mbajmë për vendimet e gjykatave. Çështja është ta ndajmë mendjen se çfarë raporti do mbajmë me drejtësinë, do i pranojmë apo jo. Nuk po çmoj është i drjetë a jo, por ju dogjët karriget e Parlamentit. Për shkak të një vendimi gjykate ju sot jeni këtu. Gjykata Administrative merr atributet e Kuvendit. Nuk mund të hyjë dot në vendimet kolegjiale të Kuvendit, sidomos masat disiplinore. Por ne kemi standart tjetër, pavarësisht një flagrancë të një vendimi administratives që ndryshon një vendim organi kolegjial. Por ne jemi këtu dhe ju këtu duke diskutuar bashkë. Ne nuk mund të na pëlqejë, por ne duhet të vendosim një standard.

Të mos djegim karriget por të ndjekim procedurën, sepse vendos një precedent të rrezikshëm, jo për ne dhe ju, jo për sot, por për nesër, kur e ne të mos jemi. Ne s’jemi dakord me vendimin e gjykatës, por ne e zbatojmë nuk djegim karriget, jemi për normalitet. Ta lëmë këtë sot të vazhdojmë në normalitet, të vazhdojmë punën tonë. Sepse jemi në sezonin më të rëndësishëm të punës së Kuvendit, seancë plenare për buxhetin. Nuk ka fushëbeteje më të përshtatshme për të mbrojtur vizionin e saj opozita. Ta kalojmë diskutimin e masave disiplinore se s’kanë sens dhe të vazhdojmë me diskutimet me buxhetin. Kemi kohë për të diskutuar dhe jo debatuar.

Me vendimet e gjykatave ka dy standarde. Duhet ta vendosim do t’i njohim apo jo… (për vendimin e gjykatës Administrative për përjashtimet e PD). Peleshi: Duhet të vendosim një standard për këto vendime. Të mos djegim karriget, kur nuk na pëlqejnë. Ky është precedent që gjykata Administrative merr atributet e Kuvendit dhe vendos.

Vendimi i gjykatës nuk ka rrezuar vendimin e Etikës, por e ka quajtur të drejtë, thjesht ka ndryshuar datat, në vlerësimin tim ka bërë vendim të gabuar se ka hyrë në territorin tonë, por kjo s’ju jep të drejtë të digjni karriget. Nderojeni foltoren në dispozicion të përfaqësuesve, qytetarëve, buxheti është fusha e betejës për dy palët, jo vetëm për mazhorancën dhe jo për opozitën”.

Ora 10:32
Zhupa: S’do ju drejtohemi më zonja kryetare, keni përjashtuar deputetët e opozitës pa ligj! Qeveri teknik

 

Deputetja demokrate Ina Zhupa foli për përjashtimin e deputetëve të opozitës duke thënë se Spiorplai i ka dënuar pa ligj. Zhupa tha se duhet të hapet rruga për qeveri teknike

S’do ju drejtohemi më zonja kryetare, por vetëm zonja Spiropali. Kemi shkelur kushtetutën dhe rregulloren dhe keni kërkuar që këtë parlament ta ktheni në një seksion të PS duke përjashtuar pa ligj pa rregullore deputetët e opozitës që të bëni teatër dhe të kaloni fap e fap ligjet. Opozitës i vendosët garëd, policinë. Zotëria atje i Sky dhe Enchorchat thotë pse e çuat në gjykatë, ju duhet të merrni të mirëqeni vendimet e Bushkës dhe Spiropalit se ne ju përjashtojmë sa herë të duam. Përjashtuar 24 deputetë të opozitës se ju donte qejfi, apo se ju dha urdhër politik Edi Rama. Duhet të mbani përgjegjësi, të largoheni dhe të hapni rrugën këtij parlamenti, të shkohet në qeveri teknike me rregulla të barabarta loje.

Ora 10:24
Dogjani në Kuvend: Detyruat Nikollën të japë dorëheqjen se Rama donte një ushtare si Spiropali që të përjashtojë opozitën

 

Vendimi i Gjykatës Administrative për shfuqizimin e dënimit të deputetëve të opozitës është kthyer në çështje debati në Kuvend. Deputeti i PD, Asllan Dogjani tha se detyruan Lindita Nikollën me qëllim që të vendosnin në krye të Kuvendit një ushtare si Elisa Spiropali.

Largimi i Nikollës nuk ishte se ishte e sëmurë, por e detyruat të japë dorëheqjen se Rama donte një ushtare si puna juaj që të përjashtonte 24 deputetë me kundërshtim në rregulloren. Ne jemi përfaqësues të qytetarëve dhe ju na përjashtuat se morët urdhër nga Rama për të penguar fjalën tonë. Në ditët e para sapo jeni ulur në atë karrige keni marrë një vendim për të mos zbatuar vendimin e kushtetueses. Keni përjashtuar 24 deputetë për t’i mbyllur gojën o opozitës se juve ju intereson të ktheheni në diktaturë.

Ora 10:18
Parlamenti/ Lulzim Basha ulet dy rreshta tavolinash pas Gazment Bardhit, zhvendosjen e kishte kërkuar kreu i grupit të PD (VIDEO)

Teksa seanca parlamentare nisi përsëri me debate të forta dhe tensione, për shkak të vendimit të Gjykatës që rrëzoi vendimet e Kuvendit për përjashtimet e deputetëve demokratë, një detaj i veçantë i veçantë u pa nga punimet.

Deputetët opozitarë hyn në krahun e tyre të tavolinave, por u pa se ish-kryetari i PD, Lulzim Basha është ulur larg kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi. Madje pas kurrizit të tij, me distancë dy radhë tavolinash.

Kjo zhvendosje e Bashës vjen pas kërkesës së Bardhit për ta zhvendosur Bashën.

Basha u pa i qeshur teksa Bardhi fliste dhe akuzonte Spiropalin dhe mazhorancën, teksa ishte duke diskutuar me një nga kolegët e tij ngjitur.

Ora 10:14
Bardhi i kërkon dorëheqjen Spiropalit: Me urdhër të krimit ke penguar opozitën të marrë pjesë në Kuvend

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i kërkoi në Kuvend dorëheqjen Elisa Spiropalit duke thënë se me urdhër të krimit të organizuar ka penguar opozitën që të marrë pjesë në Kuvend. Bardhi i referohet vendimit të Gjykata Administrative që anuloi përjashtimet e deputetëve të opozitës nga punimet parlamentare, duke rrëzuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin me 40 dhe 60 ditë të më shumë se 20 ligjvënësve demokratë.

"Duhet të dorëhiqeni nga funksionet se për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligj dhe rregullore me urdhër të krimit të mos marrë pjesë në seancat plenare në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, i keni vënë deputetëve të opozitës kangjella hekuri, në shkelje të ligjit keni futur forcat speciale për të ndaluar në Kuvend deputetë e opozitë. Ti zonjë që je përfaqësuese e krimit të organizuar do duhet të dorëhiqesh se për një muaj nuk ke lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre. Bashkë me këtë zonjën e vezëve në rresht të dytë do duhet të ndjeni vetëm turp dhe si shenjë përgjegjësie për atë që i keni bërë kësaj salle, duhet të jepni dorëheqjen", tha Bardhi. 

Ora 10:11
Deputeti i PD Dashnor Sula i tregon prangat Spiropalit: Këto ju presin

 

Seanca e sotme plenare në Kuvend, ka nisur me përplasje, ku deputeti i PD Dashnor Sula i ka treguar prangat kryetares së Kuvendit Elisa Spriopali duke i thënë se prangat do ti presin.

'Këto ju presin', tha ai.

Ndërkohë Spiropali ui kë kërkuar që të ulet dhe të flas kur të marr fjalën.

“Zoti Sula uluni, mund të uleni në vendin tuaj.  Merrni fjalën për disktuim dhe keni të drejtën tuaj’, tha ai.

Ora 10:11
Vendimi i Administratives për përjashtimin e deputetëve, Balla: Nuk diskutojmë vendimet e gjykatave

 

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla u shpreh se mazhoranca nuk diskuton vendime të gjykatave teksa ju referua vendimit të Administratives për përjashtimin e deputetëve.

Balla tha se Kuvendi duhet që të hyjë në një rrjedhë normale të punimeve.

‘E dëgjova Bardhin që iu referua një vendimi të gjykatës administrative. Tani ju keni të drejtën tuaj që në rrugë ligjore të vazhdoni që të ndiqni çështjen që ngrini. Tani a do të hyjmë në rrjedhën normale të punimeve të Kuvendit dhe të hyjmë në diskutimeve të rendit të ditës, sepse ne e kemi thënë nuk diskutojmë vendime të gjykatës. Gjykata Kushtueses ka thënë se vendimet e brendshme nuk mund të ankimohen”, tha ai.

Ora 10:05
Sot seanca, Dashnor Sula me parullë-protestë të ngjitur në trup dhe pranga në duar para parlamentit: Stop dënimit politik! (VIDEO)

 

Dashnor Sula, sot para Parlamentit

Teksa opozita ka ndryshuar ‘rrugëtimin’ e saj në raport me Parlamentin, duke braktisur kaosin e seancave të fundit parlamentare, ditën e sotme ka marrë pjesë në seancë. Barrierat janë hequr, qetësia është rikthyer mes kampeve politike, por jo “gjetjet” epike të protestës paqësore.

Një prej tyre, i zakonshëm në këto raste, është edhe deputeti demokrat Dashnor Sula.

Teksa herët e kaluara ka shkuar në Parlament me tufë qepësh, perimesh, qumësht, kartëmonedha apo me bluzë mjeku, ditën e sotme (7 Nëntor) ai ka zgjedhur një tjetër strategji.

Me një parullë të ngjitur në këmishë, ku shkruhet “Stop Dënimit Politik!” dhe një palë pranga në duar. Protestë kundër vendimeve të Kuvendit për përjashtimet nga seancat parlamentare, por edhe izolimit me arrest shtëpiak të Sali Berishës apo burgosjes së Ervin Salianjit.

Ora 09:39
Flutura Açka kërkon të ndryshojë komision në Kuvend: Gazment Bardhi dhe shpura e tij më kanë shantazhuar dhe intimiduar, dua të shkoj te Ligjet

Deputetja opozitare, Flutura Açka i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ndërruar komision, ndërsa thotë se Gazment Bardhi dhe shpura e tij i kanë bërë shantazhe dhe intimidime.

Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali, deputetja thotë se kërkon që të largohet nga Komisioni i Medias dhe të shkojë tek i Ligjeve.  

"Ne seancën e datës 27.07.2024, ne shkelje te Rregullores se Parlamentit, është votuar një kërkesë personale e drejtuesit te Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për të më emëruar forcërisht anëtare e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, pas shantazheve te vazhdueshme te hapura dhe të fshehta të tij dhe të një shpure të vogël rreth tij, intimidime politike dhe personale, kundër rolit tim si Kryetare e Komisionit për Edukim dhe Mjetet Publik, gjë që më shtynë të jap dorëheqjen, e votuar kjo më datë 16.07.2024 nga Kuvend i Republikës së Shqipërisë. Pra, prej datës 26.07.2024 unë kam qenë deputete jashtë grupeve parlamentare, dhe ne përputhje me Rregulloren e Parlamentit të Shqipërisë, është në zgjedhjen time personale se në cilin komision parlamentar dëshiroj të kontribuoj.

Ne këto kushte, do të dëshiroja të merrja pjesë si anëtare e:

Komisionit për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut, si një komision qe përfshin dhe përpunon çështje te interesit tim politik, publik dhe personal", thuhet në kërkesë.  

 

 

 

Kerkesa e Flutura Ackes 
Ora 09:29
FOTOLAJM/ PD heq dorë nga kaosi, Kuvendi në normalitet! Zhduken kangjellat e hekurit

1730968266_kuvendi.jpg

Kuvendi, të paktën për këtë seancë duket se i rikthehet normalitetit.

Pasi PD vendosi që të marrë pjesë në seancë plenare, në Kuvend dallohet se nuk ka më as kangjella prej hekuri dhe as gardistë rreth godinës.

Ora 09:14
Grupi i deputetëve të PD heq dorë nga kaosi, do kthehet sot në Parlament për Buxhetin faktik

 1730969953_Screenshot10.jpg

Deputetët e opozitës kanë vendosur të kthehen të gjithë në Parlament ditën e sotme, (7 Nëntor), për punimet e seancës plenare, ku do diskutohet edhe për Buxhetin e vitit 2025.

Grupi i PD u mblodh sot në orët e para të mëngjesit për të diskutuar nëse do të shkonte në seancë për buxhetin faktik.

Kjo, edhe pas situatës së re juridike, ku Gjykata Administrative shfuqizoi përjashtimet. Mbledhja e grupit u thirr pas kërkesës së disa deputetëve dhe tashmë vendimi është se ata do marrin pjesë në seancë.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 07/11/2024 16:08

    Zotni Bardhi nga e di qe banda e Durresit i ka derguar sms Rames dhe Spiropalit?

    Përgjigju
  • Linda: 07/11/2024 12:13

    Zonja Acka Gazmend Bardhi i semuri psiqik shpifanjosi komandohet me dy pulte nje nga Berisha dhe nje nga intrigantja miliardierja tradhetarja Tabaku! Ju uroj te plotesohet kerkesa juaj.Sude Tabakut po i vika keq per zonjen Nikolla qe cfare nuk i ben asaj zonje duke e masakruar si ne kuvend si ne media?? Po Sudja grabitqare po pellcet se po ja ze hapesirn ne parlamentin evropian zonja Spiropali ate hapesir qe ju besua u mire pagua dhe ne fund nuk votoj dhe prap tradhetoj interesat e Shqiperis ashtu sic tradhetoi dhe percau partin demokratike!

    Përgjigju
  • Ndoca: 07/11/2024 10:31

    Ja baj me dijet icatij struci ta menoj dy her icat veprim prej kllouni, ki me prish e me ul imazhin a arlekin politik. merr shembull ka luani i fierit qe rri kreko tan diten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?