Kronikë

VIDEO/ Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit pa leje, mbyllet aksioni në Theth! Mirditorët ‘solidarizim’: U bë masakër

15 Korrik, 10:12| Përditesimi: 15 Korrik, 16:46

  • Share

THETH- Një ndërtesë trekatëshe në Theth u shemb me eksploziv, duke përmbyllur kështu aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit. Forcat xheniere kishin vendosur lëndën shpërthyese nëpër kolonat e godinës për të bërë më tej shembjen e saj me shpërthim të kontrolluar.  Report Tv solli edhe pamjet e shpërthimit të kontrolluar, ku duket momenti kur ndërtesa rrafshohet totalisht.

Të pranishme ishin forcat e IMT dhe policisë. Në ditën që përmbylli aksionin, një grup  qytetarësh dhe aktivistësh nga Mirdita u nisën drejt fshatit turistik. Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, mirditorët e quajnë këtë, një thirrje për ndërgjegjësim.

“Ne po shkojmë të solidarizohemi me ta. T'u themi se jemi me ta, vuajmë dhimbjen e tyre”, u shpreh një mirditor që është nisur drejt Thethit.

“Është bërë masakër e jashtëzakonshme që dora e njeriut e ka ndërtuar dhe dora e njeriut prapë po e shkatërron nga një rrugaç. Ne luftë nuk do të bëjmë me qeverinë, por të shohim masakrën që ka bërë regjimi komunist.”

“Kur shteti kthehet në një agresor, populli mbledh kanunin dhe është reagim për t’u mbrojtur. Kur në një anë para votimeve u thotë i gëzofshi dhe pas votimeve ua shemb. Nuk ka pabesi më të madhe t’i prishësh tokën që e ka gjysh pas gjyshi", shprehen banorët.

Në mesin e tyre edhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi.

“Unë nuk kam çfarë ftesë ti bëj Ramës, që zotëria duhet të mësojë dhe të lexojë kanunin e Lek Dukagjinit. Të dëmshpërblejë të gjithë ku ka vënë fadromë", tha ai. 

Aksioni nisi në fillim të javës së kaluar me shembjen e disa kabinave prej druri të ngritura pa leje në qendër të Thethit, pranë Kishës së fshatit.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për kë ka ndërtuar pa leje dhe se aksioni do të vijojë me të njëjtin vrull edhe në Tiranë e zonat bregdetare. Mbyllja e syve përballë këtyre ndërtimeve, solli shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe shefin e komisariatit dhe pezullimin e shefit të postës së Thethit

Ora 16:11
Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit në Theth! Shpërthimi i komanduar përmbyll aksionin ndaj objekteve pa leje (VIDEO)

 

Është shembur paraditen e sotme me eksploziv ndërtesa e fundit në zonën e Thethit, duke përmbyllur kështu aksionin për lirimin e hapësirave në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit.

Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses, pa incidente.

Ora 11:20
'Lexo Kanunin e Lek Dukagjinit', Kujtim Gjuzi me mirditorët niset drejt Thethit, thirrje Ramës: Ky nuk është kërcënim, por s'e ke kuptuar ku e ke futur familjen tënde (VIDEO)

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë drejtuar këtë të martë drejt Thethit, për të mbështetur banorët, të cilët prej ditësh janë përplasur me forcat e policisë dhe inspektorët e IKMT për aksionin e pridhjes së ndërtimeve pa leje.

Gjuzi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bërë një gabim dhe se duhet të dëmshpërblejë një për një të gjithë banorëve të cilëve ua shembi shtëpizat e tyre prej druri.

“Ne si konservatore jemi përgjigju thirrjes së Zef Gonajt për të qenë në Theth. Thethi është i thethianëve i komunitetit katolik dhe nëse ne flasim shqip sot dhe nuk flasim serbisht apo greqisht është pikërisht se këto zona që e kanë mbrojtur vendin.

Të shkosh në Dukagjin dhe të shembësh shtëpitë e të tjerëve pasi u ke thënë shtëpitë do ti gëzoni, kjo nuk quhet vetëm prerje në besë, por kjo është një krim bastard.

Unë nuk kam çfarë ftesë ti bëj Ramës, që zotëria duhet të mësojë dhe të lexojë kanunin e Lek Dukagjinit. Mesa duket akoma ai nuk e kupton se ku ka futur jo vetën, pro ka futur të gjithë familjen e tij. Kjo nuk është kërcënim, por është për ti thënë që ke bërë një gabim që duhet ta dëmshpërblesh.

Të dëmshpërblejë të gjithë ku ka vënë fadromë. Atij vëllait Çam duhet të kërkojë falje, të gjithë ata njerëzve që i ka sharë me libër shpie”, tha Gjuzi.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • devid: 15/07/2025 18:32

    Do te ishte mire te permbaheni me keto komente nuke e njeheni mir kush asht Dukagjini Djemet e dukagjinit kane vu tritol ne zemer te Romes ne ambasaden Bullgare nuke ma do menja se ka me kalue krejt lisho respekt per tetane DUKAGJININ

    Përgjigju
    • USA.: 15/07/2025 21:29

      Kush ishte pronari i ketij objekti?Shteti ta çoj per ndjekje penale!Edhe keta që bejne kercenime gjithashtu!

    • Lenti: 15/07/2025 18:56

      Mbaje veten dhe ti or Devid dhe boll na u mbure me perralla. Historine aty e ke lexoje! Shteti sikur te jete me i dobti te shkel me kembe!

  • Turi: 15/07/2025 17:52

    Ke ngelur ne kohen e kanunit o tunxh bir!

    Përgjigju
  • Coni: 15/07/2025 17:47

    O gjuzaaa msteqet!!!

    Përgjigju
  • Randolph: 15/07/2025 17:38

    E kan fajin thethjanetqe i lane me hy ne fshat. S Jan burra. Te nis vagabondi ushtri e polici e te shkaterron jeten e ti e mallkon vetem . Kap mor armet e nis luften.

    Përgjigju
    • Beni: 15/07/2025 18:18

      Po pse nuk gjujte pushk ti o randolf po ja delegon te tjerve trimerine se ti ke cik pune

  • Pet.: 15/07/2025 17:21

    Te kap trishtimi duke lexuar komentet, shume vrer dhe aspak logjike. Te gjithe kunder te gjitheve. Nuk eshte cudi qe na e kane dhuruar pavarsine te fundit ne Evrope.

    Përgjigju
  • jon: 15/07/2025 16:35

    Shekulli 21 dhe këta der*a janë akoma me kanunin e Lek Dukagjinit...ku ishit o trima në kohën e Enverit që nuk e përmendni kanunin,kështu trima jeni ju...

    Përgjigju
  • Tahipi: 15/07/2025 15:06

    Kujtim kujdes mustaqet e qelos po ik u Lum mall bëji vedit derman

    Përgjigju
  • gjergj: 15/07/2025 13:35

    Vendosni ne hyrje te Thethit fotografin e toger Babes.

    Përgjigju
  • Ridi: 15/07/2025 13:12

    Mustaqet kujtim, aman ti kesh kujdes se ne kete kohe kujtim te rruajne e te qethin dhe se kupton fare ore, eshte ceshtje edhe moshe se tru duket qe nuk ke pasur ndonje here. Po me kanun jeni ne rregull, merreni dhe bajraktarin mos harroni edhe priftin shtoni edhe hoxhen se do dilni diku.

    Përgjigju
  • shperthyesi: 15/07/2025 11:51

    me ate bencin 220 te vitit xix ishte perle fare, po shkojne te bllokojne qeverine ne theth :) kujtimi paska shtuar nja 30 kile...

    Përgjigju
  • Anglezja: 15/07/2025 11:40

    Kur thate "toke e xanun" ne pronen e tjeterkujt kur braktiset malet, shteti ju fali, ju legalizoi dhe kompesoi per nje therrime ate qe i "xute" pronen. Ka nga ata pronare qe dhe sot e kesaj dite s'kane pare asnje therrime nga ai kompesim, sepse kompesimi do te behej ne malet e kodrat qe ju i braktiset. Por oreksi vjen duke ngrene! Dhe oreksi juaj nuk u ndal dhe u kthyet "te xanunit" dhe te maleve sepse ju takonin prej 500 vjetesh! Ju ka pas takuar vetem kulla e rrotull kulles gjithcka tjeter ka qene e gjithe shqiptareve! Ju a fala njehere ate qe bete! Heren e dyte nuk behet kjo gje! Keq te vjen vetem per te njomin qe u dogj me te thatin! Por per te babeziturit qe flasin me shuma marremendese nuk ngrihet dhe asnje shqiptar pervec ca truthareve si Kujtim Gjuzi e kompani, qe shkojne e bejne thirrje per vellavrasje!

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 15/07/2025 11:23

    Po mblidhet kuvendi qe ti han mu.in.. rames..zagaret

    Përgjigju
  • jon: 15/07/2025 11:20

    O derra ka ikur koha e rrumpallës...

    Përgjigju
    • Or tej: 16/07/2025 06:54

      Ka rregulla kooperativa or teeeejjjjj

  • Kosta: 15/07/2025 10:53

    Keta jane kllufer perfundimisht. Nuk u bëka njeri maloku ne mendje

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/07/2025 10:40

    Edhe un si mjerditor qe jam baj thirrje te bahet nje referendum qe shkodra lezha puka Mierdita dhe krejt malsia e shkodres te bahet provinc autonome

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 15/07/2025 11:53

      O elbasanlli çfar referendum kerkon o I pa udhe , shteti ka ligje dhe jo teka te indiviteve qe kerkojne rrumpalle .Nuk ka me tok te zanun , ligji eshte ligj dhe duhet te zbatohet nga te gjithe .

    • Tito: 15/07/2025 11:50

      Mire do ishte. Do shpetonte pjesa tjeter e Shqiperise.

    • Den: 15/07/2025 11:19

      Ah sikur??? Sa e bukur do ish Shqipria pa keta njerez qe refuzojnë shtetin ne shek xxi U ka mbetur ora tek kanuni me kete rast krijoni nje rezervat si ata indigjenet e Australisë Ka shume si ty ne Mirdite dhe dukagjin???,apo je tek pulle dhe akoma nuk te ka ikur bishti

    • Biku: 15/07/2025 11:16

      Ishalla po e beni, te shpetojme nga injoranca

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?