Bota

Sot shënohen 60 vite nga vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy

21 Nëntor 2023, 15:24| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 15:55

  • Share

Presidenti amerikan, John Kennedy, u vra gjashtë dekada më parë, më 22 nëntor 1963. Në fund të vitit 1963, Kennedy filloi përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 1964.

Kjo nënkuptonte një angazhim të veçantë ndaj Jugut, duke pasur parasysh se në atë pjesë të SHBA-së ai kishte një vlerësim dukshëm më të ulët se në pjesët e tjera të Shtetet e Bashkuara.

Ai mbërriti në Dallas, Teksas të premten, më 22 nëntor. Ndërsa lëvizte me makinë nëpër rrugët e qytetit, ai mbeti viktimë e një atentati. Në makinë, përveç presidentit Kenedi, ishte edhe John Connelly, guvernatori i Teksasit, si dhe gratë e tyre, Jackie dhe Nellie.

Vrasja e presidentit Kenedi shkaktoi spekulime që vazhdojnë edhe sot, në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

S.S/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?