Ekipet shqiptare sot janë sy e veshë nga Nyon i Zvicrës. Duke nisur nga ora 13:00 do të hidhet shorti për turin e dytë kualifikues të Europa League ku Kukësi, Laci e Teuta do mësojnë rivalët.
UEFA i ka ndarë skuadrat në grupe dhe secila skuadër ka mësuar rivalët e mundshëm. Kështu Laçi rrezikon një rival të madh në turin e dytë. Kurbinasit mund të përballen me Tottenham që drejtohet nga trajneri i njohur José Mourinho. Dy kundërshtarët e tjerë të Laçit mund të jenë edhe Hapoel Ber Sheva dhe ukrainasit e Kolos Kovalivka.
Rival të fortë mund të rezervojnë goglat edhe për Kukësin. Gjermanët e Wolfsburg, kroatët e Hajduk Split dhe ekipi nga Bosnja Zrinjski janë kundërshtarët e mundshëm për ekipin e Skënder Gegës.
Rival jo më të lehtë ka edhe Teuta. Djemtë e detit mund të përballen me spanjollët e Granadas, Apollon Limasolin e Qipros dhe Steauan e Bukureshtit. Edhe ky tur do jetë me tek ndeshje që do të luhet më 17 shtator. Ndërsa nesër Tirana mëson rivalin e turit të tretë të Europa League./Përgatiti Andi Kapxhiu