Sot shorti, priten grupe 'ferri' në Champions

29 Gusht 2019, 09:42| Përditesimi: 29 Gusht 2019, 10:05

  • Share

Sot duke nisur nga ora 18:00 në Montecarlo merr jetë faza e grupeve të Champions League për edicionin  e ri. Hidhet shorti i fazës së grupeve ku priten superpërballje dhe grupe “ferri” pasi Real, Atletico, Napoli e Dortmund janë në vazon e dytë. Të gjithë do të vihen në ndjekje të Liverpoolit kampionit në fuqi që do të mbetet i tillë deri në finalen e madhe të 30 majit 2020 në Stamboll.

Në vazon e parë bëjnë pjesë Liverpool e Chelsea si fituesit e fundit të Champions dhe Europa League. Po ashtu janë edhe fituesit e titujve në ligat respektive Barcelona, Juventus, Bayern Mynih, Psg, Manchester City dhe Zenit.

Vazo e nxehtë është ajo e dyta ku janë ekipet spanjolle Real e Atletico Madrid, Napoli, Dortmund, Tottenham, Ajax, Benfica e Shakhtar Donetsk.

Në vazon e tretë është Interi i Antonio Contes, Bayer Leverkusen, Lyon,Olympiacos, Valencia, Salzburg, Clube Brugge dhe Dinamo Zagreb. Ndërsa në vazon e katërta janë ekipet më të dobëta si Lokomotiv e Moskës, Lile, Galatasaray, Atalanta, Slavia e Pragës ,Lajpcig dhe Crvena Zvezda.

Proçedura është e qartë. 32 ekipet do të ndahen në 8 grupe me nga 4 skuadra ku e sigurtë është që do kete grupe ferri. Ekipet e të njëjtit shtet në këtë fazë nuk mund të përballen me njëra-tjetrën ashtu si edhe nuk mund të kemi në të njëjtin grup ekipe ruse dhe ukrainase.

Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të luhen më 17 dhe 18 shtator.



4 vazot me nga 8 ekipe që pritet të krijojnë super përballjet në Champions.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?