Futbollistët e Kombëtares

Sport

Sot Shqipëria sfidon Uellsin, për Rejan është më shumë se miqësore! Sfida nis në 18:00

5 Qershor 2021, 10:51| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 10:52

  • Share

Sot Kombëtarja luan të parën nga dy testet miqësore të qershorit ndaj dy ekipeve që do të luajnë Europian pas pak ditësh. Duke nisur nga ora 18:00 kuqezinjtë do të sfidojnë në Kardif ekipin e Uellsit.

Skuadra dje ka zhvilluar stërvijen e fundit në stadiumin ku luhet ndeshja dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për trajnerin Reja. Ky i fundit e cilëson një sfidë të rëndësishme për ndeshjet kualifikueseve të muajit shtator. Me Berishën e Strakoshën të padisponueshëm në portë do luajë Selmani.Mbrojtja do të formohet nga Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti. Në mesfushë Doka, Çekiçi, Bare , Abrashi dhe Lenjani dhe në sulm Manaj e Balaj. Britanikët udhëhiqen nga Gareth Bejl dhe zhvillojnë testin e fundit para debutimit në Euro 2020 ndaj Zvicrës.

Pas tre ditësh më 8 qershor Kombëtarja sfidon një tjetër skuadër pjesmarrëshe në Europian , Republikën Çeke./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokol.Mi: 06/06/2021 09:40

    S' kisha pa ndonje here skuader me tete lojtare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?