Sport

Tifozët kroat mbulojnë makinën me flamurin shqiptar, pozojnë për foto me tifozët kuqezi (VIDEO)

19 Qershor 2024, 14:06| Përditesimi: 19 Qershor 2024, 14:20

  • Share

Kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, ndërsa mijëra tifozë kanë ‘pushtuar’ rrugët e Hamburgut.  

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen tifozët kroat të cilët mbulojnë makinën me flamurin kombëtar shqiptar.

Ndërsa në një tjetër video, tifozët kroat dhe ata shqiptar shihen teksa pozojnë për të bërë një foto së bashku.

Tifozët shqiptarë janë mbledhur në Hamburg në mbështetje të kombëtares shqiptare, e cila ka sot përballjen e dytë në EURO 2024 me Kroacinë.

 Ndeshja luhet në 15:00 në stadiumin, “Volksparkstadion” me 57 mijë vende, ku pjesa më e madhe pritet që të jenë shqiptarë.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kroacia: 19/06/2024 18:01

    Esht Iliria. Respekte per Popullin Kroat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?