Sot shqiptarët humbën një mik dhe zë të rëndësishëm në Kongresin amerikan

25 Qershor 2020, 16:18| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 16:21

  • Share

Sot shqiptarët humbën të vetmin zë të fuqishëm që i kishte ngelur në Kongresin Amerikan dhe që ishte njëkohësisht kryetar i Komitetit Mardhënieve me Jashtë në Kongres Eliot Engel.

Në zgjedhjet e zhvilluara brenda Partisë Demokratike në SHBA në rajonin Bronx dhe Westchester County New York, për të zgjedhur përfaqsuesit në Kongres, Kongresmeni Eliot Engel humbi karshi kandidatit tjeter demokrat Jamaal Bowman, i cili fitoi me 63 perqind.

Në Bronx & Westchester County jeton komuniteti më i madh shqiptar në Amerike të cilë kanë pasur peshë në zgjedhjen e Eliot Engel

Prej 30 vitesh, që prej vitit 1989, kongresmeni Engel ka bërë nje punë të jashtëzakonëshme dhe në mënyrë të vazhdueshme për çeshtjen e Kosovës, sëbashku me Bob Doll dhe Tom Lantosh. Ai ka merita të caktuara teksa ka përçuar çështjen shqiptare në Kongres edhe për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga serbët, me pas për gjenocidin Serb në Kosove dhe deri tek çlirimi i Kosovës dhe krijimi shtetit Kosovës. Nē të gjitha këto ngjarje Kongresmeni Engel ka pasur rol dhe një peshë të rëndësishme.

Shqiptarët humbën sot një aleat të fortë dhe nje zë të fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve në Kongres dhe një mik të mirë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?