TIRANË- Partia Demokratike në ‘dëshpërim’ për gjetjen e një emri për të mundur Partinë Socialiste në zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, ka zgjedhur që të mbështesë kandidatin e pavarur, Florjan Binaj. Ishte kreu i PD, Sali Berisha që në përfundim të afatit 48 orësh për zgjedhjen e kandidaturave të pavarura, bëri me dije se aleatëve do tu propozojë emrin e aktorit Binaj.
“Grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve, mendimin dhe propozimin që të mbështesim artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të drejta të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin, Florjan Binaj. Shpresoj që opozitarët të bashkohen në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës, ai ishte për vite e vite me radhë yll, apo super ylli i shfaqjes shoë më të shikuar të vendit, interpretimi i tij ishte i përsosur, Binaj është nga ata artisë që konsideron akuzat qytetare si kauza të tij”, tha Berisha.
Pas hezitimit dhe vonesave për të ofruar një kandidat me peshë politike për Tiranën, Berisha bëri publike përzgjedhjen e aktorit Binaj. Një zgjedhje që vë në pah vështirësinë në të cilën gjendet PD për tu përballur me një figurë politike si Ogerta Manastirliu. Dhe në dëshpërim, pas humbjeve rresht në kryeqytet, Berisha për të mundur Edi Ramën, po përdor imitimin e tij. Një artistit komik që dikur njihej për shfaqjet e tij në Portokalli për imitimin e kryeministrit Rama.
Mes arsyeve se përse vlen Binaj, Berisha i renditi edhe punësimin te media e familjes së tij, Syri Tv.
“Ai, së bashku me bashkëpunëtorë, me ekip, kanë ndërtuar dhe paraqesin një nga emisionet investigative më të shikuara, Piranjat, të cilat Edi Rama, i tmerruar, i përzuri nga televizioni ABC dhe u zhvendosën tek televizioni SYRI. Pra, mund të themi se në këtë kontekst, Florian Binaj, së bashku me ekipin drejtues të Piranjave dhe stafin, janë në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit. Ata e përzunë. Nuk e toleronte Edi Rama. E ka tmerr. Është i shfazuar. Po ta vini re ju, është i shfazuar”, tha Berisha.
Pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku nëse do të mbështesin kandidatura të pavarura edhe për 5 bashkitë e tjera që shkojnë në zgjedhje më 9 nëntor, Berisha iu përgjigje se ende nuk ka një vendimmarrje.
“Në rast se nga shoqëria, qytetarët e Vlorës, shoqëria civile apo fusha të tjera, do të dalin kandidatura të pavarura, dhe unë di që kanë dalë, të paktën njëri më ka dërguar mua mesazh se unë dua të kandidoj, absolutisht do konsiderohen. Unë nuk mund të them se cili do jetë vendimi... Vendimmarrja do jetë shumë e shpejtë. Koha është kohë. Nuk ka diskutim që do diskutojë”, iu përgjigj Berisha.
Me këtë vendim, Berisha shuajti përfundimisht shpresat e një sërë emrash nga shoqëria civile si Florian Haçkaj apo Ermal Hasimja për të përfaqësuar opozitën në zgjedhjet e kryeqytetit.
Por përzgjedhja e Berishës nuk i ka kënaqur të gjithë aleatët. Agron Shehaj i Mundësisë nuk e ka dhënë ende pëlqimin e tij që “sozia” e Edi Ramës të jetë fytyra e opozitës në garën për kryebashkiakun e ri.
Në pritje të një kandidati, PD është edhe në bashkitë e tjera, ku ngërçi bëhet akoma më i vështirë sepse strukturat lokale nuk pranojnë kandidat jashtë saj.
Aleati i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu ka mbërritur në selinë e PD-së pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha për të mbështetur si kandidaturë për bashkinë e Tiranës, Florian Binajn.
Gjithashtu takime do të zhillohen dhe me anëtarët e tjerë, kryesisht me Agron Shehaj, i cili është skeptik lidhur me këtë propozim, pasi forca politike Partia Mundësia ka propozuar si kandidaturë Ermal Hasimjan.
Ndërkohë Partia e Lirisë ka pranuar propozimin e Berishës.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën për mediat, sulmoi presidentin Bajram Begaj për dekretin që çon edhe bashkinë e Tiranës drejt zgjedhjeve të parakohshme më 9 Nëntor. Berisha tha se Begaj është “peng” i Ramës dhe se tani që e ka kuptuar se ka shkelur Kushtetutën fshihet pas Ilir Rusmailit.
“Ka një njeri hipokrit për të mos i thënë më shumë, i cili bëri një skenar që ua nxorra këtu parajush, para se të shpalosej. Iu thashë që po përdorin kohë kur akoma nuk kishin dërguar, po përdorin këtë platformë antikushtetuese, dhe njëherë për çdo njeri që i thotë shtetit shtet dhe kushtetutës kushtetuë, neni 115 nuk le asnjë lloj hapësire por kur ka një kryeministër që edhe atje në birucë atje ku është ka frikë Erion Veliaj, ka tmerr dhe i lejon vetes të bëjë gjithçka, të shkelë çdo lloj ligji për të larguar në kundërshtim. Sa muaj ndenji kryetari i bashkisë së Tropojës në arrest shtëpie? Mbi 10 muaj. Unë s’po qaj hallin e Veliajt, ne votuam për largimin e tij, por nuk jemi dakord për dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve se Shqipëria ka një president peng të marrë peng me aferat që ka me kryeministrin dhe prona të ushtrisë. A e dëgjuat njëherë thoshte më tha stafi. A lexoni pak që një president të fshihet për dekretin antikushtetues pas stafit. Por stafi edhe po ta tha nuk ta imponon dot. E ka kuptuar krimin që ka kryer dhe thotë më shtyu stafi. Kurse ai tjetri, citon një ish bashkëpunëtor timin, dhe ua them këtu, Edi Rama është mashtrues ordiner e vulgar. Ilir Rusmali është shkarkuar nga Berisha për korrupsion. “, tha Berisha.
Komente

Kur të hypën vetja në qejf mendon se bën çdo gjë ....sindromë karagjozi. Asnjë në PD nuk e mer guximin se e di që do humbasi prandaj gjejnë këtë
PërgjigjuVaj medet ku KA NGELUR populli shipatar. Fatmir MEDIU duhet te ishte ne burg per GERDECIN dhe rri e xhiro neper parlament dhe ben fushate per ZGJEDHJET
PërgjigjuBerisha ne DEMENC, vetem ky eshte shpjegimi. Vetem nje i SEMURE MENDOR mund te veproje keshtu. Berishes ky popull i duket nje tufe dele. Ndoshta me shume e ka krijuar kete bindje nga militantet e PD dhe shpura e neveritshme reth tij, qe veprojne si nje detashment I KUQ i propagandes te regjimit komunist, ku NJESHI eshte PERENDIAdhe te gjithe i nenshtrohen urdhrrave te tij. Edi RAMA ka meriten se ja nxori kallpin ketij sharlatani te semure me SINDROMEN E DELRIT TE MADHESHTISE, te kultivuar nga kultura e tij prej BAJRAKTARI dhe qe kurre nuk gdhend e civilizua. Gjithcka lufton eshte PUSHTETI dhe AUTORITETI I BAJRAKTARIT. Per deri kur ta mare ZOTI , shqiptaret vetem telashe do kene prej tij dhe kurre nje OPOZITE nuk do ofroje mundesi per marjen e pushtetit. Kjo eshte fatkeqesi per vendin tone, por eshte FATI MADH per politikanet e PS dhe Edi Ramen we fiton e mban qeverisjen REHAT, pa ju cenuar; nderkohe we dhe servilet reth Berishes vazhdojne e pasurohen si servila te BAJRAKTARIT….
PërgjigjuPo pse zgjedhje e deshperuar? Flori eshte super djale....apo ju hyri frika dhe do perbaltni cdo njeri....Ju doni vetem hajdutat tuaj o patronazhista
PërgjigjuI ka hy frika sufllaqeve e fillojn lajmet me demigru figuren e florit. E verteta eshte qe flori u fut i pavarur keto duan ta bejn sikur e vuri PD aq te pa fe jan
Ky esht palaço zdi te flasi njeher seriozisht . Punon te tv erzeni televizioni familjes dhe e kandidun
PërgjigjuPo si mundet qe brezi i ri te vazhdoje te behet vegel e ketij dinosauri. Nqs mendon te ngresh kapital politik personal me mundesite qe te jep ky, atehere s'je duke i sherbyer qytetareve por vetem ketij dinosauri dhe mbase vetes. Them mbase sepse mund te perfundosh qesharak si shume te tjere. Kush eshte ankuar deri tani nga politika nuk mund te behet pjese e ketyre partive. Keto parti s'kane qellim rigjenerimin por ti sherbejne kryetareve
PërgjigjuE gjetem Vangjel!!!!!!
PërgjigjuKomedia vazhdon,seria 756,episodi 16.
PërgjigjuBinaj nuk I afrohet as te gishtat e kembes Rames o kriminel .Me keta karagjoz do te fitoni ? Njesoj si Bes Kallaku do te perfundoje se çdo program qe ka filluar e ka mbyllur sepse nuk di ta drejtoje .