Politikë

PD e dëshpëruar, kandidon Florjan Binajn! Berisha për të mundur Edi Ramën, përdor imitimin e tij

6 Tetor, 11:08| Përditesimi: 6 Tetor, 13:15

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike në ‘dëshpërim’ për gjetjen e një emri për të mundur Partinë Socialiste në zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, ka zgjedhur që të mbështesë kandidatin e pavarur, Florjan Binaj. Ishte kreu i PD, Sali Berisha që në përfundim të afatit 48 orësh për zgjedhjen e kandidaturave të pavarura, bëri me dije se aleatëve do tu propozojë emrin e aktorit Binaj.

“Grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve, mendimin dhe propozimin që të mbështesim artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të drejta të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin, Florjan Binaj. Shpresoj që opozitarët të bashkohen në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës, ai ishte për vite e vite me radhë yll, apo super ylli i shfaqjes show më të shikuar të vendit, interpretimi i tij ishte i përsosur, Binaj është nga ata artisë që konsideron akuzat qytetare si kauza të tij”, tha Berisha.

Berisha duket se është gjendur në vështirësi që të gjejë një emër për tu përballur me një figurë politike si Ogerta Manastirliu dhe në dëshpërim për të mundur Edi Ramën, ka zgjedhur imitimin e tij. Binaj është një artistit komik që dikur imitonte kryeministrin Rama. 

Lajm ne perditesim...

Ora 13:09
Berisha sulmon presidentin Begaj: Peng i Ramës, për dekretin antikushtetues fshihet pas Rusmalit

1759747037_saliberisha.jpg

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën për mediat, sulmoi presidentin Bajram Begaj për dekretin që çon edhe bashkinë e Tiranës drejt zgjedhjeve të parakohshme më 9 Nëntor. Berisha tha se Begaj është “peng” i Ramës dhe se tani që e ka kuptuar se ka shkelur Kushtetutën fshihet pas Ilir Rusmailit.  

“Ka një njeri hipokrit për të mos i thënë më shumë, i cili bëri një skenar që ua nxorra këtu parajush, para se të shpalosej. Iu thashë që po përdorin kohë kur akoma nuk kishin dërguar, po përdorin këtë platformë antikushtetuese, dhe njëherë për çdo njeri që i thotë shtetit shtet dhe kushtetutës kushtetuë, neni 115 nuk le asnjë lloj hapësire por kur ka një kryeministër që edhe atje në birucë atje ku është ka frikë Erion Veliaj, ka tmerr dhe i lejon vetes të bëjë gjithçka, të shkelë çdo lloj ligji për të larguar në kundërshtim. Sa muaj ndenji kryetari i bashkisë së Tropojës në arrest shtëpie? Mbi 10 muaj. Unë s’po qaj hallin e Veliajt, ne votuam për largimin e tij, por nuk jemi dakord për dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve se Shqipëria ka një president peng të marrë peng me aferat që ka me kryeministrin dhe prona të ushtrisë. A e dëgjuat njëherë thoshte më tha stafi. A lexoni pak që një president të fshihet për dekretin antikushtetues pas stafit. Por stafi edhe po ta tha nuk ta imponon dot. E ka kuptuar krimin që ka kryer dhe thotë më shtyu stafi. Kurse ai tjetri, citon një ish bashkëpunëtor timin, dhe ua them këtu, Edi Rama është mashtrues ordiner e vulgar. Ilir Rusmali është shkarkuar nga Berisha për korrupsion. “, tha Berisha.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 06/10/2025 11:35

    Komedia vazhdon,seria 756,episodi 16.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?