Skuadra e Skënderbeut dhe Kukësit

Sot Skënderbeu-Kukësi, Korça pret titullin

29 Prill 2018, 13:19| Përditesimi: 29 Prill 2018, 13:21

  • Share

Superndeshja Skënderbeu-Kukësi mbyll javën e 31-të të Kategorisë Superiore në futboll. Dy ekipet që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar vitet e fundit, por edhe duke përparuar në kupat e Evropës, sonte në mbrëmje do të mundohen të lënë shenjë, sidomos Skënderbeu, që në rast fitoreje, shpallet kampion i Shqipërisë për të 8-ën herë.

Kukësi, ekipi kampion në fuqi, do të kërkojë që të paktën kurorën mos e dorëzojë në ndeshjen direkte. Ironia qëndron në faktin se ishte pikërisht vitin e kaluar Kukësi që e fitoi titullin kampion kundër Skënderbeut, në një ndeshje që vijon të komentohet edhe sot për shkak të arbitrimit.

Natyrisht sonte nuk është si vitin e kaluar, pasi Kukësi, edhe nëse do të fitonte, shanset për të kapur vendin e parë janë aq minimale, për të mos thënë inekzistente, sepse Skënderbeu është 14 pikë para.

Ndërkohë, e gjithë Korça sonte pret triumfin, që pas problematikës së ekipit me dënimet në UEFA, të paktën t’i gëzohen titullit për momentin, për të pritur pastaj vendimin CAS.

Portieri dhe kapiteni Orges Shehi ka premtuar se Skënderbeu do të bëjë të pamundurën për ta fituar këtë ndeshje

Thuajse të gjitha biletat janë shitur në Korçë për ndeshjen e sotme, që nis në orën 19:00,  ndërkohë që policia ka marrë masat e nevojshme për të shmangur incidentet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?