Kulmi i diellit ka mbërritur në Hemisferën Veriore, e cila shënon sot edhe solsticin e verës.
E premtja është dita më e gjatë e vitit në veri të ekuatorit, ku solstici shënon fillimin e verës astronomike. E kundërta është në Hemisferën Jugore, ku është dita më e shkurtër e vitit dhe do të fillojë dimri.
Solstici ndodhi në orën 04:42, sipas kohës tonë më 21 qershor, kur Dielli qëndron mbi horizont më gjatë se ditët e tjera.
Fjala “solstic” vjen nga fjalët latine “sol” për diell dhe “stitium”, që mund të nënkuptojnë “pauzë” ose “ndalim”. Solstici është fundi i marshimit vjetor të diellit më lart në qiell, kur ai bën harkun e tij më të gjatë dhe më të lartë.
Komente
