Sot SPAK i sekuestroi pasuritë/ Kush është biznesmeni Anton Gjinaj, i dënuar për trafikim heroine! Ishte në arrati, u prangos në prill 2021 në Mal të Zi

28 Korrik 2022, 13:42| Përditesimi: 28 Korrik 2022, 13:44

  • Share

1659008599_1618418462gjini.jpg

Anton Gjinajt të cilit sot GJKKO ka vendosur sekuestrimin e 23 pasurive, rezulton të jetë pronar i kompanisë "Alesio-2014", në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë. Po ashtu ai njihet edhe me emrin Pashk Rrapi, emër me të cilin u identifikua fillimisht në Mal të Zi. Ligji për prokurimin publik në Shqipëri parashikon përjashtimin nga tenderat dhe kontratat që vijnë nga organet publike të njerëzve që rezultojnë të jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për veprimtari në fushën e lëndëve narkotike. Në këtë rast duket se ka patur një 'përjashtim' pasi pavarësisht se në Spanjë Gjini rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg, ka mundur të fitoj tendera të shumtë.

Kompania "Alesio-2014" rezulton të ketë fituar 10 tendera. I fundit është ai i datës 24 shkurt 2021, për blerje asfalti për rrugë urbane dhe rurale, nga ndërmarrja e rrugëve në Durrës. Në këtë tender bie në sy shuma shumë e afërt e fondit limit me atë që ka vënë në dispozicion kompania fituese. "Alesio-2014" është shpallur fituese me 34,981,280 lekë të reja, përkundejt 34,999,000 fondit limit. Po ashtu, kjo kompani rezulton të ketë fituar tendera asfaltimi në Fushë Krujë, Krujë, Thumanë e më gjerë.

Ai u arrestua në prill të vitit të kaluar në Mal të Zi për llogari të autoriteteve spanjolle. Më herët, ka qenë Interpol Madrid, i cili ka ngritur alarmin e kuq për këtë shtetas. Ai pritet të ekstradohet në drejtim të Spanjës, për të vuajtur dënimin e dhënë nga shteti iberik. Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.


Lajmi kryesor:

Ndërtuesi në Shqipëri trafikant droge në Spanjë, SPAK sekuestron 23 prona të biznesmenit me 2 emra Anton Gjinajt! DEA solli provat


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?