Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në jug të territorit.
Temperatura makismale do të shënojë vlerën 41 gradë Celcius në qarkun e Beratit.
Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-8 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Komente
