Sot testimi i vlerësimit të mësuesve, Vokshi denoncon: Teza ka dalë disa orë para provimit me porosi të ministres! Kushi: Të sfidoj, nëse i provon akuzat unë dorëhiqem

7 Prill 2022, 10:36| Përditesimi: 7 Prill 2022, 16:31

  • Share

Deputetja Albana Vokshi ka denoncuar Ministrinë e Arsimit se ka publikuar tezën e provimit për vlerësimin e mësuesve në arsimin parauniversitar.  Ky provim pritet të zhvillohet sot në orën 14:00 në shkollën "Sabaudin Gabrani" në Tiranë, ndërsa sipas Vokshit teza e pyetjeve ka dalë disa orë para provimit.

“Skandali!!Mësuesja në Elbasan denoncon #skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani.

Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…..Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS”, shkruan Vokshi.

Për këtë ka reaguar dhe ministrja e Arsimit. 

"Sfidoj deputeten Albana Vokshi që të provojë akuzat e saj në lidhje me ndërhyrjen time apo të stafit tim në procese testimi dhe vlerësimi të mësuesve. Unë që sot largohem nga detyra nëse ajo i provon akuzat, por, në të kundërt, deputetja do të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore për shpifje.

Që sot do të depozitoj padinë në gjykatë. Qytetarët nuk mund të helmohen çdo ditë me shpifje. Është turp dhe e pafalshme që, për qëllime politike, të shpërdorohet besimi i qytetarëve nga karrigia e deputetit, duke sajuar akuza që cënojnë besueshmërinë dhe nxitin pasiguri te mësuesit dhe nxënësit për proceset vlerësuese në sistemin arsimor. Të dashur mësues, ne do të vazhdojmë çdo ditë të punojmë së bashku për të përmirësuar më tej sistemin tonë arsimor, duke mos u dekurajuar nga asnjë sulm politik. Të dashur nxënës, ne bëjmë çdo ditë e më shumë përpjekje për të garantuar barazi, transparencë dhe meritokraci në vlerësimin e arritjeve tuaja", shkruan Kushi. 

“Shihemi në Gjykatë”, kjo ishte përgjigja e deputetes së PS, Albana Vokshi pasi ministrja e Arsimit e kërcënoi me një padi lidhur me shpifjen siç e cilësoi ajo, të qarkullimit të tezës së vlerësimit të mësuesve në arsimin parauniversitar.

Procesi i provimit të kualifikimit dhe vlerësimit të mësuesve të arsimit parauniversitar i nënshtrohet këtij testi për të gjashtëmbëdhjetin vit radhazi, ku mësuesit marrin pjesë në procesin për të fituar kategoritë e kualifikimit. Përveç marrjes së kategorisë, ky proces gjithashtu ka qëllim të ndikojë në përmirësimin e zhvillimit të vazhduar profesional të mësuesve në mënyrë që ata të përmirësojnë procesin e mësimdhënies dhe ajo që është më kryesorja të përmirësojnë arritjet e nxënësve.   

Provimi i kualifikimit do të realizohet me shkrim në shkollën “Sabaudin Gabrani” në Tiranë.

Denoncimi nga Albana Vokshi

( Konteksti i shkollës)

Ora 16:25
Testimi i vlerësimit të mësuesve, Vokshi i kthen përgjigje kërcënimeve për padi të Kushit: Shihemi në gjykatë

“Shihemi në Gjykatë”, kjo ishte përgjigja e deputetes së PS, Albana Vokshi pasi ministrja e Arsimit e kërcënoi me një padi lidhur me shpifjen siç e cilësoi ajo, të qarkullimit të tezës së vlerësimit të mësuesve në arsimin parauniversitar.

Vokshi tha se pas denoncimit të saj publik nuk e priste një reagim të tillë nga ministrja, ndërsa shtoi se provat do t’i dorëzoi menjëherë në gjykatë.

“Në vend që të kërkojë ndjesë mësuesve e të marrë masat për këdo që ka nxjerrë tezat e provimit në emër të saj, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit e më kërcënon me padi në gjykatë.

E mirëpres padinë e Ministres Kushi, do ishte e pesta në rradhë  pas padive të Edi Ramës, Erjon Veliajt, Taulant Ballës…

Znj. Ministre, mësues të ndershëm, të cilëve ju dhimbset arsimi denoncuan një veprim skandaloz që duhej ndalur. Kishit rastin të distancoheshit nga ai, duke i kërkuar ndjesë çdo mësuesi që hyn në këtë provim e duke vënë para përgjegjësisë cdokënd që shkel ligjet, procedurat e rrjedhimisht edhe barazinë në një test të tillë të rëndësishëm duke favorizuar militantë partie, miq, patronazhistë etj etj.

Ju zgjodhët të mbronit shkelësit e abuzuesit e jo mësuesit.

Zgjodha të mos i publikoj tezat me shpresën e një reagimi ndryshe nga ana juaj.

Por tani jam e gatshme t’i dorëzoj ato në gjykatë.

Shihemi në gjykatë Evis Kushi.”, shkruan deputetja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 07/04/2022 11:54

    Kjo mesuesja eshte identike si ato shoqet dhe shoket qe emeron drejtues Alma Bakiu ne Vlore.Shumica mesues cikli qe nuk dine te shkruajne

    Përgjigju
  • Turi: 07/04/2022 11:27

    Perfundimisht, rrenjet e komunizmit dhe luftes se klasave u jane rrenjosur thelle shqiptareve ne tru. Nuk i lam i her kto mashtrime, trillime, servilizma. Do ngelemi gjithmon popull fuksash, kalecesh e spiunesh. Kjo bakallaro mesuese sdi as te shkruaj shqip e jo me te jape mesim.

    Përgjigju
  • qytetare: 07/04/2022 10:53

    Fatkeqesi qe zonja denoncuese eshte mesuese ne nje shkolle dhe nuk di te shkruaje shqip.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?