Nxënës të fillores

Sociale

Sot testi i Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Fillor, Manastarliu: Suksese

22 Maj, 09:52| Përditesimi: 22 Maj, 09:57

  • Share

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në Shqipëri sot do t’i nënshtrohen testimit kombëtar Vlerësimi i Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor (VANAF).

Provimi do të përfshijë tri lëndë; atë të gjuhës shqipe, matematikës dhe dituri natyrore.

Në lidhje me këtë testim Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i ka uruar suksese të gjithë nxënësve përmes një postimi në rrjetet sociale.

“SUKSESE mbi 27 mijë nxënësve të klasave të pesta në të gjithë vendin, që kryejnë sot testimin kombëtar VANAF, për matjen e arritjeve në arsimin fillor në lëndët Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Dituri natyre”, shkroi ajo.

Ky vlerësim organizohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Ai shërben për:

Të identifikuar nivelin e njohurive dhe aftësive të nxënësve në gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre.

Të analizuar anët e forta dhe dobësitë në procesin e të nxënit.

Të dhënë rekomandime për përmirësime në sistemin arsimor.

Të ndihmuar institucionet për të ndërmarrë vendimmarrje të informuara në funksion të cilësisë në arsim.

Ky test vlerësohet me pikë, jo me notë. Rezultatet më së shumti do t’i duhen Ministrisë së Arsimit për të parë nivelin e arritjes në përfundim të ciklit të fillores.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?