Restoranti ‘Alto Mare’ në Golem, i cili është një prej aseteve të sekuestruara në kuadër të operacionit ‘Shpirti’, pasi dyshohet si pasuri e krijuar nga përfitimet e aktivitetit kriminal, është denoncuar më parë nga zv.kryeministri Erion Braçe për çmimet e larta.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatura është e restorantit ‘Alto Mare’, ku viheshin re çmimet e kripura si dhe abuzimet nga ana ligjore.
Në faturë vihej re se qytetarët kishin konsumuar edhe dater, një lloj midhje e ndaluar me ligj tregtimi i saj në vendin tonë. Gjithashtu edhe çmimi i një kilogram levreku është 50 mijë lekë, dhe Braçe theksonte se kjo nuk kushton askund kaq shumë.
Sipas SPAK restoranti është pronë e Saimir Kurtit, me prejardhje nga aktiviteti kriminal. Sakaq 12 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar me një vlerë prej 4 milionë eurosh.
Foto e publikuar nga Braçe
Lajmi kryesor:
4 'të penduar' zbërthejnë organizatën e trafikut të drogës, drejtohej nga familje mafioze në Vlorë e Kavajë! SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit! Report Tv zbardh 28 emrat
M.Q./ReportTv.al