Besnik Muçi, sot pas vendimit të KPA

Kronikë

Sot u shkarkua/ Ligji: Muçi nuk duhet të ishte dekretuar në Kushtetuese pa kaluar vettingun

21 Nëntor 2019, 12:23| Përditesimi: 21 Nëntor 2019, 12:30

  • Share

TIRANE-Sot Gjykata Kushtetuese ngeli me një anëtar më pak, pasi Besnik Muçi u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pasi nuk justifikon pasurinë. Por cfarë parashikon ligji për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? Neni 7/a, i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë thekson qartë se gjyqtari i Kushtetueses para se të dekretohet duhet që të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit të pasurisë dhe figurës, pra vettingun.

Por cfarë ndodhi në rastin konkret? Besnik Muçi kaloi shkallën e parë të vettingut, por pavarësisht se komisioneri publik ankimoi vendimin vijoi procesin e rrugëtimit drejt Gjykatës Kushtetuese në kundërshtim me ligjin, pasi Kolegji nuk e kishte thënë fjalën e fundit me vendim të formës së prerë. KED-ja, nuk duhet ta kishte listuar Muçin si kandidat për në Kushtetuese dhe Presidenti Ilir Meta nuk duhet ta kishte dekretuar.

Por kreu i shtetit e bëri fakt të kryer kalimin me sukses të vettingut për Muçin, bazuar vetëm te shkalla e parë, duke 'harruar' Kolegjin. Kjo bëri, që Muçi të dekretohej dhe të fillonte punën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por vetëm për pak ditë, pasi sot u shkarkua nga detyra. Besnik Muçi akuzoi KLP-në se nuk shpalli përfundimin e mandatit të tij si magjistrat në momentin që u dekretua gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, por në fakt i zgjedhuri i Presidentit nuk e kishte mbyllur hesapin me drejtësinë.

Ligji per gjykaten Kushtetuese

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?