Sekuestrimet nga operacioni sot ne Tirane

Sot u zbulua baza në Tiranë, por çfarë është droga sintetike?

26 Shtator 2018, 15:26| Përditesimi: 26 Shtator 2018, 15:34

  • Share

Sot në një operacion të përbashkët të Policisë së Shtetit me DEA-n amerikane të koduar "Sintetiku" është bërë i mundur arrestimi i dy amerikanëve që kishin ngritur në Tiranë një bazë ku do të përpunonin drogë sintetike. Por çfarë është droga sintetike?

Drogat  sintetike janë një sërë substancash  psikoaktive  të sintetizuara kimikisht. Këto droga mund të krijohen lehtësisht në laborator duke u nisur nga metanfetamina dhe substanca të tjera.

Gjatë viteve të fundit i është kushtuar shumë vëmendje varësisë nga drogat  sintetike duke  qenë se  përdorimi  i  tyre është përhapur  me  një shpejtësi marramendëse te të rinjtë.

Këto  substanca,  njësoj  si  kokaina,  ushtrojnë një efekt  stimulant  në sistemin  nervor qendror.  Efektet  e  tyre  kryesore  janë përmirësimi  i  gjendjes  shpirtërore,  zvogëlim  të ndjesisë së lodhjes dhe i oreksit.

Por në momentin që përfundojnë efektet fillestare stimulante, dalin në pah depresioni, lodhja, ankthi dhe depresioni.  Drogat sintetike mund të çojnë drejt vdekjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?