Foto ilustruese

Kronikë

Drejt fundit të pandemisë! Në 24 orë vetëm 2 raste të reja me COVID dhe asnjë viktimë

5 Qershor 2021, 16:15| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 07:59

  • Share

TIRANË- COVID-19 dalëngadalë po zhduket dhe duket se na pret një verë pa "virus nëpër këmbë". Sot janë konfirmuar me COVID-19 vetëm 2 raste të reja dhe asnjë viktimë, shifra këto që në vendin tonë janë regjistruar në ditët e para të pandemisë. Lajmi i mirë është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Këto shifra kanë rezultuar pas 3593 testimeve të kryera, teksa rastet e reja u shënua në tiranë dhe në Lezhë. "Frymë" po marrin edhe mjekët te Infektivi, ku aktualisht janë të shtruar 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Ndërkohë, numri i të shëruarve vijon të jetë i lartë krahasuar me rastet e reja, ku sot kanë fituar betejën me COVID-in, 29 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë. Pikërisht nisur nga këto shifra, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lehtësimin e masave anti-COVID, me zgjatjen e orës policore deri në 23:00 si edhe heqjen e maskës në ambientet e jashtme.

Statistika (5 Qershor 2021)
Raste të reja ditore        2
Të shëruar në 24 orë      29
Të shtruar në spitale      28
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3,593

Testime totale             736,591
Raste pozitive             132,374
Raste të shëruara        129,627
Raste Aktive                  296
Humbje jete                  2,451 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë         80
Shkodër       60
Korçë            41
Berat             35
Lezhë           25
Elbasan        18
Gjirokastër   11
Vlorë             11
Durrës          4
Kukës           4
Fier                4
Dibër          3

Ora 22:35
Sot 4,674 vaksina anti-COVID (796,586 në total)

Ditën e sotme janë kryer 4,674 vaksina  anti-COVID. Në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 796,586 vaksina. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?