Sot votohet në Kuvend anëtari 'Kushtetueses', Berisha kundër Dvoranit: T'i bëjmë letër DASH dhe Biden, ai s'është kampion drejtësie! Kim pasion, për xhelatët e komunizmit

21 Dhjetor 2022, 12:59| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 14:49

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur sot pritet të votohet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, mes të cilëve kandidat edhe Ardian Dvorani, për këtë të fundit ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, Berisha tha se si është simbol i korrupsionit dhe jo “kampion i drejtësisë”, çmim i marrë më herët nga DASH. Pikërisht për këtë çmim për fajtore edhe ambasadoren e SHBA-së, sipas së cilit ka keqinformuar me dashje SHBA-në, duke folur me superlativa për Dvoranin. Në këto kushte, Berisha iu bën thirrje deputetëve që të mos e votojnë në seancën e sotme.

"Sot, në rendin e ditës, është votimi për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, i simbolit më të nxirë të korrupsionit në drejtësinë shqiptare. Ky quhet Ardian Dvorani. Ai është zyrtarisht i akuzuar nga DSIK se ka fshehur pasurinë. Në vetingun e Ardian Dvoranit, është dëshmuar 100 përqind se sa fals është ky proces", tha Berisha.

Në këto kushte, Berisha iu bën thirrje deputetëve që të mos e votojnë në seancën e sotme.

"Thuhet se një marrëveshje ishte realizuar, por unë ftoj çdo deputet, të mos bëjë gabimin e tmerrshëm të votojë këtë person. Ky e ka vendin në burg, për fshehjen e pasurisë, për gjykimet në konflikt interesi dhe shumë veprime të tjera. Për shkeljen e Kushtetutës kur ishte kryetar i KED-it. Të faktuara nga Komisioni i Venecias. Dhe ky sillet sot për ta votuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Pas tij është ajo tjetra, Selimi, e majtë është edhe ajo. Këta e kanë bërë seksion partie drejtësinë.  Atë e kanë lënë në bankinë, kurse në front kanë nxjerrë Dvoranin. Duhet të qëndrojmë me të gjitha mundësitë tona dhe të qartësojmë shqiptarët se çfarë po ndodh me ne”, tha Berisha.

Për këtë, Berisha thotë se do t’i bëjnë një letër DASH, por edhe vetë presidentit të SHBA-së, Joe Biden. Një letër ankese, Berisha thotë se do të bëjë edhe për ambasadoren Yuri Kim.

Dvorani, kryetari i KED  soll aty si një bandit me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Këtu e kapi në flagrancë Komisioni i Venecias. Ai krijoi një krizë të madhe brenda vendit, se u përpoq që të merrte kandidaturën që i takonte presidentit të vendit. Në një akt të paimagjinueshëm, ai shpallet kampion botëror i luftës kundër korrupsionit. Nuk ka fyerje më të madhe se kjo.

Ne si deputetë duhet të reagojmë. Ne duhet të informojmë të gjitha institucionet e SHBA për këtë akt. Duhet t’i shkruajmë Departamentit të Shtetit, kryetarit të Kongresit, presidentit Biden, nuk mund të fyhen shqiptarët në këtë mënyrë. Nuk mund të shpallet kampion korrupsioni ky.

Po çfarë është Dvorani? Një xhelat, prokurori ui atyre që rrëzuan shtatoren e Stalinit në Shkodër dhe ka kërkuar gjer në 15 vite. Ç’e ka Yuri Kim këtë pasion për xhelatët e komunizmit? Edhe për këtë duhet të informojmë qeverinë amerikane dhe institucionet e tjera. Me ligj, nuk mund të ishte anëtar gjykate.

Në fund, Berisha komentoi edhe nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, duke thënë se është në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai bëri thirrje kompanisë ndërtuese që ka dalë fituese për ndërtimin e teatrit që të mos përfshihet në këtë projekt, ndërsa deputeti Luçianio Boçi tha se Rama do paditet në SPAK për nisjen flagrante te punimeve të Teatrit.   

Ora 13:55
Nisja e punimeve te Teatri Kombëtar, Berisha: Në shkelje të vendimit të ‘Kushtetues’! Veliaj po provokon përplasje të qytetarëve

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka nisur punimet për Teatrin e Ri kombëtar, në kundërshtim me vendim të gjykatës Kushtetuese. Ai tha se Rama dhe Veliaj po provokon qytetarët.

“Nga ky akt kalohet në një akt madhor, dhunimin flagrant të vendimit të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por për opozitën në radhë të parë. Opozitës i thuhet se nuk njohim norma, nuk njohim standarde, por jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt, në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm ku vendimet e Kushtetueses rrëzohen me vendime të banditëve qeveritarë. Ky është vendi i vetëm në botë ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese rrëzohet me një vendim të qeverisë. Ndaj dhe unë, paralajmëroj Erion Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën, përplasjen me qytetarët. Ai është një kukull e Edi Ramës, por do përgjigjet për këtë akt. Paralajmëroj ndërtuesin që të mos bëhet mashë. Hiq dorë nga ai projekt. Populli opozitar nuk do e pranojë kurrë atë projekt. Populli opozitar do bëjë gjithçka për zbatimin e drejtë të vendimit të Kushtetueses”, tha Rama.

Ora 13:11
VIDEO/Gafa e Sali Berishës, i ngatërron adresën banorëve të pallatit të dëmtuar nga tërmeti

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një gafë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Teksa fliste për shembjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në rrugën “Myslym Keta” ai ngatërroi emrin e rrugës, duke thënë se bëhet fjalë për rrugën “Myslym Shyri”.

“Ajo që u zhvillua në rrugën Myslym Shyri ishte mënyrë çnjerëzore e të zgjedhurve vendorë e qendrorë pasi pabesisht zgjodhën pragun e festave për të përdorur forcën, buldozierët”, tha Berisha”, tha Berisha.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 21/12/2022 15:50

    Non grates i ka ik truri ,sevnu evkuto we asnje president apo kryeminister I BE ose USA ste kane ne llogari. Shruji Mul Noks dhe Paloqes sevato te kane ngel o i krisur

    Përgjigju
  • Leka: 21/12/2022 14:31

    O horr non grata!Edhe ti kur ishe krye ministrr vendose nje kriminel ne krye te kushtetuese RRUSTEM GJATEN

    Përgjigju
  • Mala: 21/12/2022 13:50

    Kur mund te jesh per nje te mire shqiptare dhe te Shqiperise!!!Vertet do gezohemi,nese njehere, paar se te vdesish, esull flet per te miren shqiptare.

    Përgjigju
  • Vazhdo avazin o non grata: 21/12/2022 13:43

    Kur u be xhelat ky Dvorani se ky ka mbaruar shkollen ne nje kohe me nderrimin e ssitemeve. Ehhhhj kur te qun edhe penicilina xhelat ky qe ishte pjese e Bllokut dhe qe çonte per riedukim koleget per shfaqje te huaja

    Përgjigju
  • Gradishta: 21/12/2022 13:22

    Salhe këta ja fusin kot,po ty të falet gjithçka,si je katandisur ti ka rrezik të ngatërrohet edhe shtëpinë ndonjë ditë,po mirë që të çojnë të tjerët,se ti vetë jo je bërë,por ke lerë i rrjedhur e i pjerdhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?