'Ligjet' japin 'OK' për Bajram Begaj: I plotëson kriteret! Mungon grupi i Alibeajt! Bylykbashi: Ta kishit liruar nga detyra para se ta propozonit

4 Qershor 2022, 07:23| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 17:52

  • Share

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka dhënë dakordësinë për Begajn, që t’i shkojë si kandidaturë Kuvendit. Komisioni bëri me dije se Begaj i plotëson kandidatura, pra është shtetas shqiptar, ka qëndruar në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit, është mbi 40 vjeç dhe se nuk ka asnjë pengesë ligjore për t’u emëruar në krye të shtetit. Grupi i Alibeaj nuk ka qenë në sallë, teksa Oerd Bylykbashi, nga Komisioni i Rithemelimit tha se është shkelur Kushtetuta, pasi sipas tij, Begaj duhet të ishte liruar nga detyra dhe më pas t’i shkonte si kandidaturë kryeministrit. Megjithatë, përtej këtij momenti, Komisioni votoi me shumicë votash ‘pro’ Begaj. Kundër votoi Oerd Bylykbashi dhe Erisa Xhixho.

 Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste dhe nëse zgjidhet, do të jetë presidenti i tetë pas pluralizmit, ndërsa i treti që vjen me karrierë ushtarake, pasi më herët e kanë mbajtur postin e kreut të shteti ish- ushtarakë, si Alfred Moisiu dhe Bujar Nishani.  grupi parlamentar i Partisë Socialiste firmosi propozimin e Bajram Begajt si kandidat për presidentin e ri të vendit. Nga 20 firma që duhet të mblidhen minimalisht për të mbështetjen e një kandidati për President Republike, kandidatura e Begajt është firmosur nga 37 deputetë të Partisë Socialistë. Propozimi i grupit parlamentar është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit. Në krye të listës, që kanë firmosur propozimin e Begajt, është kryesocialisti Edi Rama, më pas kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e më pas nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Presidenti aktual Ilir Meta është zgjedhur nga Kuvendi më 29 prill 2017, ndërsa mandati i tij përfundon më 24 korrik.

Ora 17:18
Grupi parlamentar i PD: Begaj nuk mund të kundërshtohet se është ushtarak, por se është zgjedhje personale e Ramës! Çdo cicërimë ndryshe është fasadë

1653825448_SeliaePD.jpg

Grupi parlamentar i PD ka reaguar për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë të Bajram Begaj duhet të kundërshtohet në Kuvend pasi është zgjedhje personale e Ramës. Deputetët që mbështesin Berishën do të jenë në Kuvend për të votuar kundër presidentit të ri, ndërsa grupi i Alibeajt do të bojkotojë procesin.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Oriola Pampuri si zëdhënëse e PD ka reaguar edhe për grupin e Berishës duke thënë se ishin të njëjtët që akuzonin kolegët se po bëheshin pjesë e farsës dhe “çdo cicërimë e ndryshme është thjesht fasadë për të fshehur legjitimimin e kapjes së një tjetër institucioni të pavarur nga Edi Rama”.

“Edi Rama do zyrtarizojë sot në mënyrë të njëanshme emërimin e Presidentit të Republikës, që nxori dje nga xhepi, pa asnjë proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Propozimi i kandidatit për President nga nongratat e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, të damkosur nga SHBA se kanë vjedhur vota në bashkëpunim me krimin e organizuar, është prova e qartë e mungesës së legjitimitetit të PS për të zgjedhur njëanshmërisht Presidentin e Republikës.

Partia Demokratike bëri gjithçka dhe u përfshi në proces, në respekt të qytetareve dhe përgjegjësive të veta kushtetuese. Ne nuk bojkotuam, nuk u fshehëm, nuk bëmë retorikë politike. Tentuam të ndërtonim një proces që i jepte Shqipërisë një President që përfaqëson unitetin e popullit. Edi Rama nuk donte një proces gjithëpërfshirës, u tërhoq nga marrëveshja me opozitën dhe provoi para shqiptarëve që përbetimi se ishte i gatshëm për President konsensual ishte një mashtrim publik.

Legjitimimi i këtij procesi të njëanshëm dhe fshehja pas artificave procedurale, gjoja me votë kundër sepse është ushtarak, është shërbimi më i mirë për ti dhënë tiparet e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës. Bajram Begaj nuk mund të kundërshtohet se është ushtarak, por se është zgjedhje personale e Edi Ramës, në bashkëpunim me mafian e pronave shtetërore. Çdo cicërimë e ndryshme është thjeshtë fasadë për të fshehur legjitimimin e kapjes së një tjetër institucioni të pavarur nga Edi Rama, pikërisht nga të njëjtët individë që deri dje akuzonin duke shpifur kolegët e tyre se po bëheshin pjesë e “farsës” – shkruan Pampuri.

Ora 16:35
Komisioni i Ligjeve voton pro kandidaturës së Bajram Begajt për president, Bylykbashi: Shpjegim vote të shkurtër

 

Me shumicë votash, Komisioni i Ligjeve ka votuar pro kandidaturës së Bajram Begajt si president. Në mbyllje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, komentoi Oerd Bylykbashi duke thënë: “Shpjegim vote të shkurtër”.

Ora 16:34
Bylykbashi kërkoi dokumente shtesë, Majko: Është filtruar edhe nga ndërkombëtarët! S’është figurë e panjohur

 

Oerd Bylykbashi, nga Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar dokumente konkrete sa i përket figurës së kandidatit për president Bajram Begajt. Përgjigja i ka ardhur nga Pandeli Majko, i cili tha se Begaj ka kaluar në filtrat e ndërkombëtarëve të NATO-s.

“Më lejoni t’ju përgëzoj që keni ardhur, po flasim për një kandidaturë jo anonime, po flasim për një njeri që deri para disa orësh mbante postin e Shefit të Shtabit, ai kalon disa filtra më shumë se presidenti, Shqipëria është anëtare e NATO dhe ai që është shef i shtatit ka dhe një investigim nga partnerët, janë shumë të njohura ato për të cilat për dikë tjetër mund të ishin të panjohura, kemi të bëjmë me një figurë që i ka kaluar të gjitha filtrat. Ngrihuni në nivelin që unë e konsideroj një surprizë pozitivë, fakti që Meta nuk e ka pasur të domosdoshme të firmoste ndonëse ishte jashtë vendit dhe zhbllokoi pengesën për të kaluar në Kuvend, ai nuk është një dashamirës i mazhorancës, kemi të bëjmë me një personalitet dhe kandidat që duhet të largojë dyshimet me të kaluarën e tij dhe mënyrën se si është filtruar. Ne nuk po çojmë shefin e shtatit në zyrën e presidentit, ne po çojmë individin, që ka qenë shef I shtabit, prandaj duke mirëkuptuar pozicionin tuaj politik, ju ftoj që ta votoni”, tha Majko.

Ora 16:31
Bylykbashi: Turreni e hidhni 37 firma sepse zgjedhjen e presidentit të ri jua bëri Rama! Të ishte liruar nga detyra para se të çohej si propozim

 

Deputeti Oerd Bylykbashi ka debatuar me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka për zgjedhjen e presidentit të ri. Bylykbashi, si përfaqësues i opozitës thotë se 37 deputetë firmosën kandidaturën e Bajram Begajt për president të ri vetëm sepse zgjedhjen e bëri kryeministri. Përveç kësaj thotë se nuk mund të zgjidhet Begaj si president sepse u propozua kur ishte ushtarak aktiv. Sipas Bylykbashit, Bagaj duhet të ishte liruar nga detyra para se të çohej si propozim te kryeministri.  

Bylykbashi: Kemi bërë një ndarje të qartë mes pushtetit civil dhe ushtarak, asnjë ushatarak nuk mund të marrë detyra mbi administratën shtetërore. Është parim themelor, fakti që kryeministri i Republikës, e ka kthyer procesin e emërimit të presidentit, si një prestigjator, që  e nxjerr në orët e fundit, nuk i bën nder as vetë kandidatit. 

Kushtetuta jo më kot jep kohë 7 ditë nga njëri raund në tjetrin, ky kandidat deri sot ka qenë në krye të Forcave të Armatosura. Mund ta kishit bërë ndryshe, dëgjoni dhe njëherë, këtu po flasim për presidentin e Republikës, nuk po e bëjmë sikur thjesht do nxjerrim në fotografi njërin te muri.

Është zgjedhja që ju ka bërë kryeministri që të turreni e të hidhni 37 firma pa e ditur kush ishte kandidat. Dekreti i nxjerrë në moment të fundit nuk e shëndosh këtë moment antikushtetushmërie. Ju mund ta çoni në këtë drejtim, parimi që kërkon kushtetuta është që ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen në poste të tjera. Përveç se po bëni kapjen finale të të gjitha pushteteve duke bërë çmos që të shmangeshit nga detyrimi kushtetues dhe të kërkonit konsensusin, zgjodhët këtë proces.

Bushka: Retorika politike është zgjedhja juaj. Qëndrimi politik është zgjedhja juaj. Komisioni vlerëson kriteret ligjore. Është liruar nga detyra nga shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe dekreti ka hyrë në fuqi menjëherë dhe nuk është më problem kushtetues.

Bylykbashi: Më dëgjoni edhe njëherë.

Bushka: Jo nuk ju dëgjojmë më. E thatë qëndrimit tuaj.

Ora 16:26
Zbardhet formulari i dekriminalizimit i kandidatit për President, Bajram Begaj rezulton pa probleme me ligjin

 

Zbardhet formulari i dekriminalizimit i kandidatit për President të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i propozuar nga Partia Socialiste. Nga formulari i dekriminalizimit rezulton se Begaj është një figurë e pastër dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme me ligjin. 

Ora 16:13
Bylykbashi: Na mungon dokumentacioni i plotë për Bajram Begajn dhe dekreti i Metës! Jo çdo 40-vjeçar mund të bëhet president

 

Në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet për vlefshmërinë e kandidatit për president Bajram Begaj, deputeti Oerd Bylykbashi tha se mungon dokumentacioni i plotë dhe dekreti i presidentit të Republikës Ilir Meta.

Oerd Bylykbashi: Së pari, duke qenë se është seancë e veçantë do ishte mirë që i gjithë dokumentacioni të ishte prezent në tryezë. Na mungon një CV e detajuar, besoj se është shumë e vlefshme dhe nuk ka asnjë raport nga shërbimet e tjera, duhet të shohim ekzakt se çfarë po votojnë deputetët e republikës së Shqipërisë. Dokumentacioni do të ishte i plotë për të parë edhe fakte të tjera, një element që ngrihet është që ka qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme. Nëse është e vërtetë apo jo, duhet të dalë nga CV. Kjo është vlerësimi që i bëjnë deputetët për të votuar më pas pro ose kundër. Mungon dekreti i presidentit të Republikës. A mund ta kemi para se të vazhdojmë?”, tha Bylykbashi.

Klotilda Bushka: Aktet që janë shpërndarë në fillim janë ato që lidhen me kërkesën e 37 deputetëve. Të gjitha aktet e tjera janë në shqyrtim të relatorit. Praktika e çdo dokumentacioni që kërkoni do t’ju vihet në dispozicion, por kjo është procedura që komisioni kryen. Detyrimet procedurale në shqyrtimin e një kërkesë të tillë janë ato që keni marrë me e-mail.

Oerd Bylykbashi: Më vjen keq që të konstatoj që sipas jush ne duhet t’i referohemi vetëm këtyre elementeve s’duhet të mjaftohemi më faktin se që sipas jush çdo 40 vjeçar mund të behet President! Është detyra jonë që të shohin nëse përputhen dhe elementë të tjerë të ligjit të dekriminalizimit Duhet të dimë nëse kandidatura ka momente papajtueshmërie apo pazgjidhshmërie.

Ora 16:12
Komisioni i Ligjeve: Bajram Begaj i plotëson kushtet për të qenë president

 

Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të diskutuar vlefshmërinë e Bajram Begajt për president dhe rezulton se i plotëson kushtet.

Ora 16:12
Mbledhja për shqyrtimin e kandidaturës së Bajram Begajt/ Grupi i Alibeajt nuk merr pjesë në Komisionin e Ligjeve

1654352050_WhatsAppImage20220604at4.10.33PM.jpegGrupi i Enkelejd Alibeaj ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ashtu siç ë kishin paralajmëruar edhe më herët. Në mbledhje është Oerd Bylykbashi nga Rithemelimi, Erisa Xhixho e LSI dhe Gledis Çeliku.

Ora 11:59
Ja emrat e socialistëve që firmosën kandidaturën e Bajram Begajt për president

1654286838_begaj1.jpeg

Janë zbardhur emrat që kanë firmosur kandidaturën e Bajram Begaj për prezent të ri të vendit. Në krye të listës është kryesocialisti Edi Rama, më pas kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e më pas nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Lista e firmëtarëve

  • Edi Rama
  • Taulant Balla
  • Lindita Nikolla
  • Arben Ahmetaj
  • Xhemal Qefalija
  • Antoneta Dhimaj
  • Ilirjan Pendavinji
  • Rrahman Rraja
  • Niko Peleshi
  • Desantil Tahiraj
  • Kotiana Piro
  • Pandeli Majko
  • Petro Koçi
  • Bardhyl Kollçaku
  • Luan Duzha
  • Fadil Nasufi
  • Ismet Beqiraj
  • Tatjana Piro
  • Hatixhe Konomi
  • Elisa Spiropali
  • Ilir Ndraxhi
  • Klevis Xhoxhi
  • Eduard Ndreca
  • Denis Deliu
  • Klodjana Spahiu
  • Florenc Spaho
  • Edona Bilali
  • Etjen Xhafaj
  • Pranvera Resulaj
  • Arben Pellumbi
  • Ornaldo Rakipi
  • Jurgis Çyrbja
  • Niko Kuri
  • Vullnet Sina
  • Laert Duraj
  • Eduard Shalsi
  • Besjan Ajazi

Ora 11:54
37 deputetë të PS-së firmosin propozimin e Bajram Begajt si kandidat për president

1654330387_ps.jpg

Kandidatura e kandidatit për president Bajram Begajt është firmosur nga 37 deputetët të PS-së.

Ora 10:32
Rama zbulon prapaskenat e zgjedhjes së kandidatit për president: Ja pse nuk u propozua emri i Fatos Nanos

 

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur prapaskenat e selektimit të zgjedhjes së kandidatëve për president, nga propozimet e kryera nga deputetët socialistë. Kreu i qeverisë tha se kanë pasur dre drejtime ku kanë përcaktuar profilet e propozimeve të bëra. Rama tha se në drejtimin e dytë ishin figurat që kanë pasur kontribut në PS dhe një nga emrat ishte ai i ish-kryesocialistit Fatos Nano. Kreu i qeverisë tha se ato panë të arsyeshme se PS ka barrën që të jetë partia e të gjithëve.

‘Patëm tre drejtime të përcaktuara prej profileve të propozimeve të bëra. Njëri drejtim ishte i të vet propozuarve këtu në grup, i cili u përjashtua menjëherë. E kemi thënë publikisht që në krye të herës. Nuk do të kishim një kandidat nga grupi parlamentar i PS-së. Drejtimi i dytë ishte për ato që kanë pasur një kontribut në PS. Që nga ish kryetari i PS Fatos Nano. Ne pamë të arsyeshme që edhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përfshirjes në përzgjedhje. Kjo pasi PS ka barrën që të jetë partia e të gjithëve. Kështu u fokusuam tek drejtimi i tretë, ku grupi kishte vënë në dispozicion 26 kandidatura gra dhe burra të nderuar. Me profile të ndryshme që nga profilet e jetës publike dhe akademike e deri te profile që vinin nga të tjera drejtime politike. Pas një diskutimi shumë cilësor, dhe mbas vënies në peshore të çdo kandidature duke ruajtur respekt për të gjithë personat. Në fund patë, 6 kandidatura që morë më shumë kohë për tu shoshitur dhe pastaj konsesnualisht, duke i dëgjuar dhe me shumë vëmendje ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale. Por u bë një diskutim shumë serioze, sa kohë i takon botës njerëzore nuk mund të jetë 100% perfekte. U arrit në konkluzionin që mund të propozonim këtë kandidaturë.’- tha Rama.

Ora 10:24
Rama: Kandidatura e Bajram Begajt, e duhura për të cilën ka nevojë shtetit sot! Integritet dhe dashuri për vendin

 

Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha se kandidatura e Bajram Begajt plotëson të gjitha kushtet të një personi që i duhet vendit në këto momente, me atdhedashurinë, punën dhe integritetin.

“Për të garantuar respektin dhe mos cenimin e të gjithë kandidatëve potenciale në një proces diskutimi që bëhet si thashethemnajë e madhe. Procesi që në bëmë në grup na dha të drejtë në fund. Marrja e propozimeve me zarfe për një diskutim konkret në Kryesi emër për emër. Bashkë me procesin paralel që u bë për të komunikuar me opozitën dhe palët e tjera në Kuvend, apo edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky konkluzion përmbush nevojën për të gjithë nevojën që ka ngrehina e shtetit për një njeri normal. Bëhet fjalë për një figurë sa të lartë institucionale aq edhe të paangazhuar në të gjithë përplasjet apo rrugët kryqëzohen në arenën politike. Kjo gjë na bën të ndihemi të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes si forca dominuese që ka edhe përgjegjësinë për të udhëhequr jetën e vendit. Po ashtu na bën të ndjehemi mirë me shqiptarët përtej hapësirave të kufizuara partiake sepse kandidatura e përzgjedhur prej nesh rezonon me të gjithë atë pjesë të popullit tonë që besoj te puna, merita, integriteti, respekti për njerëzit dhe dashuria për vendin. Këto të gjitha janë tipare që i karakterizon në përgjithësi këto figura, dhe patjetër edhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, i cili bëhet gati të jetë Presidenti i ri i Republikës”, tha Rama.

Ora 10:14
Nis mbledhja e Grupit të PS-së, Balla: Kandidatura e Bajram Begës të mbështetet edhe nga deputetët të tjerë në Kuvend

 

Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar për kandidatin e propozuar për president Bajram Begën. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se ka besimin se kandidatura e Bajram Begës do të mbështetet edhe nga deputetët të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të kishin nderin dhe privilegjin që tu përgjigjet popullit shqiptar i cili e meriton.

‘Përmbush të gjitha kriteret kushtetuese ligjore dhe reflekton të gjitha vlerat duke qenë përfaqësues si interesit të popullit. Ne si grup parlamentar do i nënshtrohemi procedurave parlamentare me besimin se kjo kandidaturë do të mbështetet edhe nga deputetët të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të kishin nderin dhe privilegjin që t'u përgjigjeshin pritshmërive të popullit shqiptar, për një president që e meriton.’- tha Balla.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironsi: 04/06/2022 17:32

    MJAFT MË ME PERSONA ANONIM. ÇDO PERSON QË ZGJIDHET NE INSTANCA TE LARTA SHTETERORE DUHET TI BEHET VETING NË TË TREJA SHKALLET ... 1.PASURIA 2 MORALI PROFESINAL DHE ETIK. 3 TË HETOHET NGRITJA NË DETYRE. SE NDRYSHE NË vend numeror topi. E di kte shprehje ai si ushtarak.

    Përgjigju
  • emigranti perseri: 04/06/2022 16:37

    Po mire qe eshte i paster, po KUSH e propozoi nuk e morem vesh ...

    Përgjigju
  • Ola: 04/06/2022 16:19

    Mir se kukull por te pakten ta gjeje te bukur.

    Përgjigju
  • Genci: 04/06/2022 13:47

    Nje zgjedhje e goditur nga ana juaj z rama ????????

    Përgjigju
  • Neritan: 04/06/2022 13:46

    Nje figure shume e mire per postin e presidentit pasi eshte e paster moralisht dhe politikisht

    Përgjigju
  • tanii: 04/06/2022 13:39

    Eshte me te vertete shume figure e sakte per shqiperine

    Përgjigju
  • Niku: 04/06/2022 13:29

    Begaj esht emri i duhur i cili do vihet ne krye te presidences. Urime

    Përgjigju
  • Skendi: 04/06/2022 13:26

    Nuk jemi zhgenjyer kurr nga zgjedhja juaj z.kryeminister.Z begaj nje person me vlera te medha i cili ka dhene kontributin e tij per vendin

    Përgjigju
  • Turi: 04/06/2022 13:25

    Shpresojme qe te kryeje nje pune te mire e te ndershme ndryshe nga presidentet e fundit qe kemi pasur

    Përgjigju
  • Internisti: 04/06/2022 13:22

    Nje figure e denje per popullin shqiptar

    Përgjigju
  • Dori: 04/06/2022 12:19

    Te duhet ty o Edo se populli nuk ja ka iden se ke po zgjedh ti president.Nje kukull e denje per te firmos cdo dekret qe ja kerkon partita.Nje Majlinda Bregu apo Mimi Kodheli do kishin lezet ne ate post.Uroj te jet nje kukull e denj per ate post

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/06/2022 12:07

    Merreni me mend se qfar bëri Edvin shkjau me këtë vend, tani nga gjenerali tek president dhe pastaj gjenerali i Aleancës së NATO vizit si president në Serbi. Këtë ia ka planifikuar Putini me Serbin për largimin e Shqipëris nga NATO…!!! Mos e harroni këtë që ua them, sepse Edvin shkjau shqipfolës punon për Serbin dhe Rusin. Ju kujtohet se si e djegu D. Bushatin dhe pse e djegu…???

    Përgjigju
  • Joni peci: 04/06/2022 11:49

    Nje figur e denjt per kete post person me vlera dhe ka kontribuar goxha ne kete vend jo si hajduti qe vetem vodhi

    Përgjigju
  • Milanisti: 04/06/2022 11:47

    Nje figure e denje per popullin shqiptar Bajram Begaj do te kete cfar ti japi ketij populli

    Përgjigju
  • Tani: 04/06/2022 11:42

    Nje figure e denje per nje post aq te rendesishem si ai i presidentit

    Përgjigju
  • Alma: 04/06/2022 11:18

    Nje kandidature shume e sakte sepse Bajram Begaj eshte ne zoteri i kulturuar dhe i duhuri per postin e presidentit

    Përgjigju
  • Juristi: 04/06/2022 11:13

    Të njëjtat fjalë dëgjuam edhe kur u xgjodh Meta, po çe do. Kam besim se ky I përmbush të gjitha pritshmëritë për të ngrënë përshesh.

    Përgjigju
  • Mondi: 04/06/2022 11:13

    Zoti Begaj eshte nje figure e larte qe do jete krah shqipetareve dhe do e drejtoje me profesionalizem postin e presidentit

    Përgjigju
  • Taulant: 04/06/2022 10:59

    Nje figure mjaft e mire dhe e denje per Shqiperine dhe shqiptaret,keni bere zgjedhjen e duhur!!!Urime e suksese Bajram Begaj ne kete post qe do merrni!!!

    Përgjigju
  • Olti: 04/06/2022 10:43

    Me gjithe cilesite e mira qe zoti balla permendi aty zoyi begaj e meriton me plot gojen qe te vendoset per president

    Përgjigju
    • Sotir: 04/06/2022 15:44

      Tani po. Meqe i paska numeruar cilesite Balla, quhet e kry.

  • Real: 04/06/2022 10:42

    President na duhet njeri jurist ose nga bota akademike jo kto lloj qe zgjedhin kta

    Përgjigju
  • Evi: 04/06/2022 10:41

    Erdhi e dita e shumpritur ae te zgjidhej predidenti yn. E dinim shum mir qe rama do bente zgjedhjen e duhur

    Përgjigju
    • Sotir: 04/06/2022 15:42

      Shyqyr shyqyr kjo dite. Ska gajle qe sipas Kushtetutes perzgjedhja dhe me tej zgjedhja behet nga nje numer i caktuar deputetesh "se bashku" dhe jo nga individe qofte ky edhe "Rama".

  • Marko: 04/06/2022 10:41

    Bajram Begaj eshte vertet nje njeri i afte per ate post me profesionalizmin qe ka besoj se do ti sherbej me se miri popullit

    Përgjigju
  • Benzema: 04/06/2022 10:38

    Me te vertete qe begaj eshte njeriu i duhur dhe personi i cili e meriton kete post pasi nuk eshte as i implikuar politikisht me asnje parti dhe vendosja e tij eshte e drejte

    Përgjigju
    • Sotir: 04/06/2022 15:40

      Nese eshte i duhur apo jo i implikuar nuk dihet. Por Kushtetuta e ndalon "vendosjen" sepse duhet te "zgjidhet".

  • lia: 04/06/2022 10:38

    Nje kandidaturs e mire menduar nga ana e qeverise sone

    Përgjigju
    • Sotir: 04/06/2022 15:38

      Mire mo mire. Po e ndalon Kushtetuta te "mendoje" per kete pune qeverine.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?