Srebrenicë

Sot votohet rezoluta për Gjenocidin! Tensione në Srebrenicë, forca të shtuara policore e autoblinda në rrugë

23 Maj, 14:08| Përditesimi: 23 Maj, 14:13

  • Share

Rrugët e Srebrenicës janë mbushur me forca policore dhe autoblinda në pritje të votimit në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së për rezolutën e Srebrenicës.

Drejtori i Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, ka zbuluar se ka tensione në pritje të këtij vendimi.

“Tensionet në Srebrenicë janë intensifikuar që kur udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik njoftoi se qeveria e tij do të mbajë një seancë në Srebrenicë në të njëjtën ditë kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton për rezolutën që shpall 11 korrikun si Ditën e përkujtimit të Gjenocidit”, shkroi ai.

Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të diskutohet për rezolutën në Srebrenicë, fillon sot në orën 16:00.

Për dokumentin që shkaktoi emocione të forta në Bosnje dhe Hercegovinë por edhe rajon, do të shprehin mendimin e tyre 193 përfaqësues të shteteve anëtare dhe për miratimin e tij kërkohet një shumicë prej 97 votash.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?