Sot vuloset kualifikimi, gazetari Baku nga Moldavia: 800 zemra kuqezi në stadium! Favori që na kërkojnë moldavët për sfidën e sotme

17 Nëntor 2023, 13:47| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 13:55

  • Share

Shqipëria luan sot ndaj Moldavisë për të vulosur kualifikimin në kampionatin Europian të Gjermanisë. Në stadiumin Zimbru në Kishinau duke nisur nga ora 18:00 sytë ,
veshët e mbi të gjitha zemrat e shqiptarëve janë me djemtë e Kombëtares.

Janë 800 shqiptarë që kanë shkuar në Moldavi për të ndjekur nga afër skuadrën kuq e zi.

Ervin Baku, gazetari i sportit në një lidhje telefonike nga Moldavia për Report Tv  tregon për atmosferën atje.

“800 shqiptarë shpresoj se do të bëjnë më shumë zhurmë se 9700 moldavët. 400 nga tifozët pritet të jenë nga grupimi i tifozëve kuq e zi’ thotë Baku për gazetarin Andi Kapxhiu.

Baku tregon dhe formacionin e mundshëm

"Në futboll dhe në jetë një formacion fitues nuk ndryshohet. Prandaj janë të gjitha gjasat që të nisim me formacionin që luajtëm kundër Çekisë. Me  Berishën në portë, Hysaj nga e djathta, Gjimshiti dhe Ismajli në qendër e Mitaj e majta, përpara mbrojtjes Ramadani, Asllani e Bajrami, në krye të sulmit Cikalleshi. Nga e majta e tij Taulant Seferi dhe e djathta Jasin Asani"

A beson Baku se do të nisim festën që sot në mbrëmje?

“Kam besim se Shqipëria do të shkojë në Europian. Parashikoj dy fitore, sot me Moldavinë dhe të hënën me Ishujt Faroe. Do ta mbyllim në vend të parë me 19 pikë. Trajneri moldav tha dje ne do të vdesim në fushë e do mundim Shqipërinë por kjo nuk është me inate. Kolegët moldavë më thonin, le të fitojmë sot se ju e keni të sigurtë europianin por unë mendoj që jo se ajo pikë që na duhet në këto dy ndeshje nëse lihet në Tiranë do të jemi me zemër në dorë”

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?