Politikë

Sot zgjedhjet e Metës/ Presidenti mesazh nga plazhi: E diela është më e bukur kur nis sportive (VIDEO)

13 Tetor 2019, 09:34| Përditesimi: 13 Tetor 2019, 10:14

  • Share

Për Kreun e Shtetit, Ilir Meta, sot shqiptarët do ishin duke votuar, pasi me dekretin e tij, ai kishte caktuar që zgjedhjet vendore të mbaheshin me 13 tetor.

Por, i vetmi eveniment që po zhvillohet në Shqipëri, është maratona në Tiranë, ku marrin pjesë vrapues nga e gjitha bota.

E ndërsa, Meta ka publikuar një video nga plazhi, teksa xhonglon topin, e ka përcjellë mesazhin: E diela është më e bukur kur nis sportive!

Ilir Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa vendosi 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore.

Megjithatë, zgjedhjet vendore u mbajtën me 30 qershor, ku u zgjodhën 60 kryebashkiakët e rinj.

Komento

Komente

  • asl: 13/10/2019 10:11

    Liro jam te qendra e votimit por eshte mbyll me çeles,hajde hape dhe lere plazhin se do nxihesh ne "universitet".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?