Parlamenti bullgar

Sot zgjedhjet parlamentare në Bullgari, në garë Borisov e Petkov

2 Tetor 2022, 10:20| Përditesimi: 2 Tetor 2022, 14:37

  • Share

Në Bullgari mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të katërtat në më pak se dy vjet. Sipas sondazhit të opinionit publik, partia e qendrës së djathtë bullgare “Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë” (GERB) ka rritur epërsinë ndaj rivalit të saj kryesor, partisë reformiste “Ne Vazhdojmë Ndryshojmë (PP).”

Zgjedhjet pritet të çojnë në një parlament të ndarë me maksimum 8 parti politike, sipas sondazheve.

Asnjë parti nuk do të ketë shumicën, çka do të thotë se do të ketë negociata të vështira për formimin e një koalicioni qeverisës, sipas sondazheve.

GERB, partia e ish-kryeministrit shumëvjeçar Bojko Borisov ka mbështetje midis 25 dhe 26 për qind me një rënie të lehtë nga zgjedhjet e kaluara.

Ndërsa mbështetja për partinë e udhëhequr nga Kiril Petkov, qeveria reformuese e të cilit u rrëzua në qershor pas vetëm gjashtë muajsh, ka rënë në rreth 16.5 për qind nga 25.7 për qind kur fitoi zgjedhjet e fundit të parakohshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?