Bujar Spahiu rizgjidhet edhe për 5 vite në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar! Protestë jashtë Medresesë: Gylenist

2 Mars, 07:44| Përditesimi: 2 Mars, 21:43

  • Share

Me 82 vota pro, Bujar Spahiu do të drejtoje edhe për 5 vitet e ardhshme komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

“Ju më keni ngarkuar me një përgjegjësi edhe më të rëndë se ajo e 5 viteve më parë. Në 100 vite KMSH, themelim ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare. Kemi ruajtur, e do të ruajmë këtë traditë”, tha kreu i rizgjedhur i KMSH, Bujar Spahiu.

6 votat e tjera u shpërndanë mes dy kandidatëve Emirjon Vathaj myfti i Beratit dhe Eduart Shefki administrator i myftinisë së Durrësit. Nga kandidatët nuk pati kundërshti, por këto zgjedhje u realizuan mes polemikash dhe akuzash nga një numër organizatash myslimane. Teksa po protestonin jashtë Medresesë së Tiranës ku po votohej, ata thanë se zgjedhjet janë falsifikuar dhe se çështja do shkoje në gjykatë.

‘Spahiu u zgjodh sikur zgjidhej diku në Komunizëm. Gjithçka është e hedhur dhe do të ndiqet në gjykatë”, tha Florjan Arapi, besimtar, organizator proteste.

“Show që ne pamë ishte më i turpshëm nga ajo që prisnim. Në zgjidhjet e kaluara, Bujar Spahiu, kryetari Gylenist i KMSH u zgjodh em 59 vota. Kurse në këto zgjedhje fitoi me 82 vota. Pra u vërtetua se ky këshill është ilegjitim dhe se kontrollohet edhe më shumë nga Gylenistët se sa këshilli i mëparshëm”, tha një tjetër pjesëtarë i protestës.

Këtyre akuzave, kryetari i Komunitetit Mysliman iu përgjigj me paralajmërim për padi penale.

“Ju garantoj se cilido prej jush do të vijojë gjet një atmosferë të mirë të lirisë së shkëmbimeve idesh dhe këshillimi të ndërsjellët sa i shërben qëllimit dhe misionit. Institucioni nuk do ngurojë të ndjek rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes vëllezërve”, tha ndër të tjera Bujar Spahiu.

Procesi i votimit nga anëtarët e kryesisë, që u realizua me dyer të mbyllura për mediat, u ndoq nga afër edhe nga trupa diplomatike në vendin tonë. Bujar Spahiu u zgjodh për herë të parë kryetar i Komunitetit Mysliman në vitin 2019, kur mori 59 vota. Studimet teologjike universitare dhe pasuniversitare ai i ka kryer në Egjipt, ndërsa më pas ka shërbyer si mësues dhe drejtues i Medresesë së Kavajës.

Ora 13:56
Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të KMSH, protestë jashtë Medresesë Florjan Arapi paralajmëron padi në gjykatë

 

Zgjedhjet në Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mbajtën ndërsa jashtë Medresë mbahej një protestë kundër teatrit të organizuar nga gylenistët e organizatës që njihet ndryshe si ‘Feto’.

Florjan Arapi një nga organizatorët e protestës para Komunitetit Musliman të Shqipërisë thotë se u realizua teatri që ishte paralajmëruar dhe paralajmëron se do bëjë padi në gjykatë.  

“Bujar Spahiu u zgjodh si në kohën e sistemit totalitarist. Do e çojmë në gjykatë për pavleshëmëri votimi. Në gjykatë do të ndiqen manipulimet që janë bërë me zgjedhjet e këshillave të myftinive” tha Arapi.

Ora 13:24
Bujar Spahiu flet pas rizgjedhjes në krye të KMSH: Nuk do ngurojmë të ndjekim rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte

 

Bujar Spahiu pasi u rizgjodh në krye të KMSH mbajti një fjalim teksa u shpreh se institucioni do vijojë të ndjekë traditën, por nuk do ngurojë të ndjekë rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte.

“Të nderuar vëllezër dhe motra kam qenë dhe do të jem i hapur ndaj çdo kritike konstruktive. Ftoj cilindo të shpreh lirisht mendimet e tyre. Cilido prej jush do të vijojë gjet një atmosferë të mirë të lirisë së shkëmbimeve idesh dhe këshillimi të ndërsjelltë sa i shërben qëllimit dhe misionit. Institucioni nuk do ngurojë të ndjek rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes vëllezërve. KMSH do të vijoi të jetë vazhdues i traditës. Në 100 vite kemi qenë faktor stabiliteti paqeje dhe mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare. Do vijojë të jetë kontribuues ky institucion në harmoninë dhe dialogun ndërfetar. Do japim kontributin që Shqipëria të jetë më e begatë . Do vijojmë të japim kontributin tonë që të përparojë drejt Evropës. Do bëjmë çmos që familja të jetë e shëndetshme. I lutemi Zotit të jetë krah nesh për ta çuar përpara këtë punë. Le të kthejmë sytë nga Zoti dhe t’i lutemi atij të bëjmë të mirën dhe të refuzojmë të keqen. Amin.”, tha ndër të tjera Bujar Spahiu.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 03/03/2024 08:54

    Kudo ku ka shqiptare nuk ecen asgje sepse te gjithe duan te komandojne. Vetem huri i ben zap or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Iris: 02/03/2024 23:53

    Keta i komandojne /asprat/ qe marrin nga sulltan Erdogani.Njerez te shitur tek nje autokrat.Dhe ka surrat Florjan Arapi e i krahason zgjedhjet me sist.totalitar!Po ku ka me totalitar se regjimi i Erdoganit?! Ka burgosur e perndjekur cdo mendim ndryshe,cdo media te lire,cdo person qe kerkon nje Turqi perendimore,demokratike e laike,ka imponuar me force parimet e tija dhe enderron te ngordhe ne fron dhe nderhyn dhe ne punet e brendeshme te komuniteteve muslimane jashte territorit turk, vetem pse jane financuar nga nje Gyleni,qe ne mendjen e tij djallezore mendon se ka dashur t'a permbyse,kur duhet te ishte qeruar vete me kohe,po te ishte akoma nje Turqi demokratike.Dhe Arapi flet per totalitarizem e komunizem,kur vete po ben proteste duke u perpjekur te imponohet me zor,se keshtu i ka marre urdherat.Ce do qe /asprat/ nuk mjaftuan kesaj radhe,kryetari jo vetem qe u rizgjodh,por u rizgjodh me me shume vota.

    Përgjigju
  • Berti: 02/03/2024 22:00

    Të gjitha fetë në Shqipëri drejtohen nga të huajt.përjashto Bektashinjt.Ortodoksët-janullatos.katolikët-masafra.muslimanët-gulenistët.edhe tarikatet e tjera.

    Përgjigju
    • Profesori: 02/03/2024 23:10

      Jane fe te huaja. Shqiptaret jane pagane.

  • ':;,`: 02/03/2024 17:05

    Kta myslimant e Shqipnis jan Shqiptar apo Turq?se kuptoj pse komandohen nga Erdogani.Na jena i vetmi popull ne bot qe dashurojm pushtuesin 500 vjecar Turk qe ka vra e ka pre e na ka perça e na ka lan prapambetje 5 shekuj.

    Përgjigju
  • Ismet: 02/03/2024 12:44

    E paskan lene daten ne pervjwtorin e "BESLIDHJES SE LEZHES"... EDHE MBAS 580 VITESH ISLMIZMI PUNON KUNDRA SHTETIT TE GJERGJ KASTRIOTIT.....

    Përgjigju
  • Qobani: 02/03/2024 12:30

    Bujku po livron,kau i vogël po del prej brraze,bujku me kamxhik po ja fishkllon kaut tmadhë,po i thot pse more çtbana unë ?ti i ke hilet po ja ban me sy tvoglit,(çjan kto zjare namerik)kush po banë hile,met lexume klerikët fetar jan ba batalla,kush po ja ban hyzmetin dhe po e përjeton ligjin e Natyrës,kta që kan ngjinu prej ramazanit e në Ramazan e kan tpërjetume,Melaqet i kan pytun qka po doni me ditë,nmesin e juaj a dikush që i beson Natyrës

    Përgjigju
  • Emigrant: 02/03/2024 10:48

    O na hengeshit mutin qe e bete dhe fene si partit politike njeri akuzon si gylenist tjetri si erdoganist Por cfar jeni mor truthar shqiptar apo turq Larg duart turqia nga relegjioni mysliman ne shqiperi

    Përgjigju
    • Shkelzeni: 02/03/2024 14:19

      Po mos fol ma. Ok ..ok ...ok.... Je njesh për ditën e sotme.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?