Zgjedhjet e fundit në KOKSH në 2021

Sport

Sot zgjedhjet për kryesinë e KOKSH, Fidel Ylli kandidat i vetëm! Disa federata bojkotojnë asamblenë

23 Prill, 12:36| Përditesimi: 23 Prill, 12:42

  • Share

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të mbajë sot Asamblenë e 31 të Përgjithshme, që korespondon të jetë një asamble zgjedhore, pasi mandati 4-vjeçar i presidentit dhe kryesisë ka përfunduar. Report Tv mëson se Fidel Ylli ka rikandiduar sërish për të qenë kreu i KOKSH, ndërsa në zgjedhje është kandidat i vetëm.

Kjo asamble, që nis në orën 16:00, është kontestuar nga disa federata, që janë anëtarë të Komitetit Olimpik. Fillimisht federata e futbollit, më pas ajo e sportit shkollor, por edhe e sportit universitar kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë. Kjo për shkak të përplasjeve që kanë me KOKSH për arsye të ndryshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?