Presidentja e Tajvanit Tsai ing-wen

‘Sovraniteti’ i Tajvanit i bën thirrje Kinës të ndalojë ‘aventurizmin ushtarak’ mes presioneve në rritje nga Pekini

2 Janar 2022, 16:09| Përditesimi: 2 Janar 2022, 16:15

  • Share

Edhe pse Kina pretendon se Tajvani qeveriset në mënyrë të pavarur dhe tërësisht në formë demokratike sërish pretendon se Tajvani është pjesë e pandashme nga territori i saj.

Zhvillimet e fundit kanë treguar se Pekini ka rritur presionet ushtarake dhe diplomatike në Tajvan pas ‘kryeneçësisë’ nga ky i fundit dhe përpjekjet e SHBA-ve për të ndërhyrë në zonë. Si rrjedhojë, Presidentja e Tajvanit i ka kërkuar Kinës që të frenojë ‘aventurizmin e saj ushtarak’ ndërsa tensionet mes dy palëve arrijnë nivelin më të lartë ndër vite.

Pekini ka rritur presionin ushtarak dhe diplomatik mbi Tajvanin që kur Tsai Ing-wen erdhi në pushtet në vitin 2016, pasi ajo kundërshton qëndrimin se ishulli është territor kinez. Kina pretendon se Tajvani qeveriset në mënyrë demokratike si territori i saj dhe në mënyrë graduale në një koherencë dy vjeçare ka rritur presionin ushtarak dhe diplomatik për të pohuar pretendimet e saj për sovranitet.

"Ne duhet t'u kujtojmë autoriteteve të Pekinit që të mos e keq vlerësojnë situatën dhe të parandalojnë zgjerimin e brendshëm të 'aventurizmit ushtarak'," tha Tsai të shtunën në fjalimin e saj të Vitit të Ri.

Avionët luftarakë kinezë kanë kryer një numër historikisht të lartë inkursionesh në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit në muajt e fundit. Tsai shtoi se autoritetet në Pekin "duhet të ndalojnë përhapjen e aventurizmit ushtarak brenda radhëve të tyre".

“Përdorimi i mjeteve ushtarake nuk është absolutisht një opsion për zgjidhjen e dallimeve midis dy palëve tona”.

Ajo tha se për të lehtësuar tensionin në rajon, si Taipei dhe Pekini duhet "të punojnë shumë për t'u kujdesur për jetesën e njerëzve dhe për të qetësuar zemrat e njerëzve" në mënyrë që të gjejnë zgjidhje paqësore për problemet së bashku.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?