Spahia në Dobraç

Politikë

Spahia takime në Dobraç: 11 Maji, dita e një misioni kombëtar për ndryshimin e madh dhe fitoren e PD

24 Prill, 14:10| Përditesimi: 24 Prill, 14:15

  • Share

Në Dobraç e zhvilloi takimin e radhës elektoral, kandidati për deputet i PD qarku Shkodër, Bardh Spahia. 

Duke prezantuar programin e kësaj force politike, ai tha se 11 Maji është dita e një misioni kombëtar, që do të sjellë ndryshimin e kësaj situate të rëndë që po kalon vendi prej 12 vitesh. Spahia shprehu bindjen se rezultati i zgjedhjeve do të jetë surprizë e bukur për PD, prandaj ftoj qytetarët të bëhen pjesë e këtij ndryshimi dhe fitores së madhe.

"Një pushtet që më shumë se kudo tjetër e ka treguar në Shkodër modelin e vet të bazuar mbi korrupsion, krim të organizuar, e mbi shtrëngim të lakut në fyt për qytëetarët e ndershëm dhe punëtorë. Situatë alarmante që nuk kërkon thjesht më denoncim, por reagim dhe këtë e kemi për të reaguar me 11 Maj nëpërmjet votës tonë. 

Është mision kombëtar me i dhënë përgjigje qeverisë së papërgjegjshme nëpërmjet votës, një qeverie që ministrat një herë në muaj në burg, por që kryeministrit nuk i shkon ndrmend me reaguar apo me dhënë dorëheqjen. Jam i bindur se do të ketë surprizë pozitive për PD, e shoh në çdo reagim qytetar në çdo kontakt me qytëtarët frymën e domosdoshmërisë për ndryshim. Në 11 Maj, jam i bindur se fitorja do të jetë e PD", u shpreh Spahia. 

Më herët përmes një video-mesazhi, ai i përcolli një mesazh të veçantë diasporës, e cila ka nisur tashmë votimet. Në takime kandidati Spahia shoqërohet nga drejtuesi politik Luçiano Boçi, si dhe kandidatët për deputet.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?