Juristi Kreshnik Spahiu, në emision ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, u ndal edhe tek përçarja e Partisë Demokratike.
Spahiu tha se janë 27 partitë të reja që janë krijuar që nga viti 1992 si pasojë e përçarjes së Partisë Demokratike.
‘Në 2005 kishim në mazhorancë të përçarë sepse socialistët kishin ndarë partinë në atë të Fatos Nanos dhe LSI të Ilir Metës, Meta ndahej nga PS dhe ishte partia demokratike që kishte grumbulluar spektrin kritik dhe Berisha në 2005 ishte lideri i opozitës jo vetëm kryetar i PD. Kishim një opozitë të bashkuar dhe një mazhorancë të përçarë dhe përçarja e PS çoi në rotacion. Sot kemi një situatë tjetër nëse në 2005 Berisha mblodhi 50 personalitete dhe ata ishin imazh i ri dhe kritikët si Genc Ruli, Arben Imami, u futën në një ombrell, sot këta 50 veta që ishin elita që e sollën në pushtet PD janë kundërshtar të PD dhe janë eleminuar nga politika. Janë krijuar 27 parti të PD nga viti 1992. Po ky është koncepti i pluralizmit shumë parti, është e ligjshme të jesh kundër PD dhe PS', tha ai.
Teksa u ndal tek partitë e reja, Spahiu tha se kanë bërë gabim historik që nuk u bënë bashkë në këto zgjedhje.
‘Partitë e reja, kanë bërë një gabim historik që ata nuk u bashkuan bashkë, kjo do të jetë në dëmin e tyre dhe në të Shqipërisë. Partitë e reja që janë sot do merrnin 25 deputet dhe do ishin një grup i fuqishëm’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Nëse Berisha ka dijeni që do vidhen votat, pse bëri pakt me Ramën dhe hyn në zgjedhje?
S.B/I.M/ReportTv.al
