Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se 3 dështime në 35 vite të politikës janë rendi publik, shendetësia dhe ekonomia sociale. Spahiu deklaroi se cilat janë sipas tij 3 ministritë që ai i sheh si më të rëndësishme.
'Janë 3 ministra të rëndësishëm Delina Ibraimaj dhe Evis Sala dhe Albana Koçiu. Këto janë 3 dikastere më të vështira të vendit. Socialistët nuk kanë bërë dot një Shqipëri sociale. Nuk ka apartamente për të pastrehët dhe s’ka as azile pleqësh dhe pleqtë do vdesin rrugëve. Ne kemi sistemin e shëndetësisë më anarki në Europë. Dhe ne sot nuk kemi asnjë garanci për shëndetësinë falas. Evis Sala është personalitet, unë e njoh vjen nga një familje elitare dhe është profili më i lartë në profesionin e saj. Albana Koçiu uroj që nuk është emëruar për tu shkarkuar nga ndonjë skandal që mund të ndodh. Duke qenë një person që s’ka eksperiencë në këtë sektor dhe është emërim politikë ajo duhet që të ketë një garanci nga Rama që nesër të mos shkarkohet kot’, tha ai.
Lajmi kryesor:
'PS qarkullon më shumë emra se PD', Spahiu: Rama ndryshoi 100% të ministrave nga 2013 deri sot
S.B/I.M/ReportTv.al
