Juristi Kreshnik Spahiu tha se janë 4 kryetarë partish po hetohen për blerjen e aksesit në SHBA me miliona dollarë.
Ai tha se Berisha nuk është i pari që ka lobuar në SHBA.
‘Berisha i është afruar zemrës së Uashingtonit aq sa i është afruar zemrës së Parisit. Berisha nuk është shpallur si lider i opozitës non grata sepse në atë kohë ka qenë Basha. Historia është që sot provohen arsyet pse Berisha u kthye në krye të PD.
Sanksionet e Amerikës nuk kanë qenë kundër liderit të opozitës, por kanë tentuar që liderit të opozitës t’ja çlirojnë duart nga vendimmarrja e Berishës, djegia e mandateve vinte pasi Berisha kishte ndikim në PD. Berisha pse se ngriti padinë në Uashington dhe e bëri në Paris?
Bëri një kontratë si individë, ndërsa tani merr opozitën dhe partitë e aleancës Shqipëria Madhështore e i përdor për qëllimet e tij. Ne sot kemi 4 lidër partish që kanë lobuar, e ka bërë Rama me foto, Meta, Basha dhe sot e bënë Berisha, s’është i pari ai’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Ironia e Spahiut: Berisha pagoi 4 avokatët e shkëlqyer të Francës, Anglisë dhe Amerikës që të heqë non-gratën
S.B/E.H/ReportTv.al
