Spahiu: A do ekzistonte SPAK dhe a do arrestonte dot, nëse kryeministër do ishte Berisha?

3 Nëntor, 13:20| Përditesimi: 3 Nëntor, 13:48

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu komenton mesazhet e kryeministrit Edi Rama për reformën në drejtësi gjatë takimit me shqiptarët në Selanik. Spahiu thotë se roli i SHBA në procesin e reformës në drejtësi është i pamohueshëm, duke theksuar se falë presionit të SHBA u votua reforma në drejtësi.

LSI (tani Partia e Lirisë) dhe PD, ishin dy partitë që nuk e donin këtë reformë thotë Spahiu në Report Tv, ndërsa ngre pyetjen nëse do ekzistonte SPAK dhe a do arrestonte dot, nëse kryeministër do ishte Berisha?

“Ky është debat u madh që Rama e filloi në takimin në New York, u kujdes ta përsëriste edhe në Selanik, sot zhvillohet një debat i fortë në Shqipëri, nëse SPAK është i pavarur, nëse SPAK drejtohet nga PS, apo  nëse gjitha sukseset dhe arrestimet e SPAK janë si pajë e mbështetjes amerikane dhe ky sukses duhet t’i takojë SHBA. Ka disa të vërteta që duhet t’i pranojmë. Roli i SHBA është i pamohueshëm në procesin e reformës në drejtësi, për faktin se nëse s’do ishte presioni i SHBA në vitin 2015-2016, kur u votua reforma në drejtësi, s’do arrihej kuorumi prej 93 votash që ishte i nevojshëm për ndryshimet kushtetuese. Ata të cilët kundërshtonin dhe u ushtrua presioni ishin LSI dhe PD, dy forcat që nuk e dëshironin reformën në drejtësi, nga ana tjetër duhet të kemi parasysh një fakt, janë të njëjtët prokurorë, e njëjta ambasadë, të njëjtët ekspertë të huaj. Pse sot, pse tani, pse këto tre vite ka pasur sukses SPAK.

Në të gjithë historinë e politikës dhe drejtësisë në këto 34 vite ka qenë betejë e fortë mes sistemit ekzekutiv dhe gjyqësor. Pyetja është a do e lejonte një qeveri e demokratëve ndërtimin e SPAK. Se këta prokurorë që sot punojnë në SPAK, kanë punuar edhe më parë. Përse s’ka pasur kryeministra të arrestuar, ministra e deputetë. Realiteti është ky që duhet pranuar. Jo se nuk ka pasur përpjekje për tu arrestuar politikanë të nivelit të lartë, por presioni politik ka qenë i fuqishëm sa ka shkatërruar çdo përpjekje të drejtësisë për arrestime të nivelit të lartë”, tha Kreshnik Spahiu në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Rama, kryeministri i parë në 80 vite që tubohet me diasporën në çdo qytet të BE dhe SHBA! E turpshme që opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve shqiptarë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?