Juristi Kreshnik Spahiu tha se një shtet nuk mund të mbajë pergjegjësi për veprimet e qytetarëve të tyre jashtë territorit të vendit.
Ai tha se krimet e emigrantëve shqiptarë në Angli s‘janë përgjegjësi e shtetit shqiptar.
'Kur shteti vendohet në listën e atyre vendeve që shkelin të drejtat e njeriut dhe futet në listën e kuqe dhe banorët e tyre duhen pranuar ose për vende që vijnë nga lufta si është Ukraina. Farage është fokusuar tek emigrantët që kryejnë krime dhe thotë 1 në 50 shqiptar është subjekt i krimit dhe është në burg. Pse Rama mund ta shmangte. Në gjermani janë 6 mln turq që kontrollojnë edhe trafikun, por kurrë politikanët gjerman se akuzojnë Erdorgan për krimet që kryejnë turqit në gjermani. Mafia italiane me e fuqishme është në Itali dhe askush nuk akuzon Melonin që ka transformuar mafian italiane në Itali. Rama mund të thoshte ata shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani dhe kryejnë krime përgjegjësinë e ka shteti britanik. Pse ikin shqiptarët me destinacion për shtëpi bari në Angli dhe jo në një vend tjetër sepse atje ka terren’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Kritikat e Ramës ndaj Britanisë së Madhe pse ajo doli nga BE, të tepruara dhe duheshin shmangur
S.B/ReportTv.al