Juristi Kreshnik Spahiu shpjegon se kujt qëllimi i shërbejnë protestat, teksa analizon se përqindjet sipas sondazheve për zgjedhjet, pavarësisht marzhit, tashmë janë të njohura dhe nuk mund të ndodhë përmbysja e rezultatit.
“Protesta është e PD-së, dhe objektivat e saj janë krejt të tjera. Objektivat afatshkurtra janë realizuar, afatgjatë jo. Afatgjatë janë ato elektorale që janë të pamundura, afatshkurtër është çështja e vulës së partisë që mori Sali Berisha, duke mënjanuar edhe partitë e vogla opozitare, i ka shfaktorizuar. Nuk mbaj mend që PD të ketë bërë protestë te kryeministria prej një viti. Partitë e reja ose janë kapur, janë të dikujt prej këtyre, ose nuk kanë mundësi. Ka disa sondazhe që janë të përafërta, me PS që është e para por s’e kalon 50%. Kemi PD që shkon deri te 30%, prirjet janë këto, është e vështirë që rezultatet të përmbysen. Sondazhi tjetër është që partitë e reja vijnë në rudhje dhe jo në rritje. Kanë arritur në 6% e më pak, kjo vetëm 4 muaj nga zgjedhjet”, thotë Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu në Report Tv: Lista 'non-grata' s’mund të hiqet selektive! Mund të anulohen për gjithë botën, por jo vetëm për Berishën
A.Q/r.k./ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)