Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në Tiranë, kanë qenë në fokus të emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv mbrëmjen e sotme.
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se bashkimi i partive të reja me PD për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë për Bashkinë Tiranë sipas tij, dogji mundësinë për krijimin e një poli të tretë politik.
Ai theksoi se në Tiranë mes PS dhe PD nuk ka pasur ndonjëherë garë, pasi PS ka fituar.
‘Suksesi i parë i liderit të opozitës ishte moslejimi i krijimit të një poli të 3 sepse do të dëmtonte PD. Në Tiranë për 35 vite nuk është vënë në diskutim gara mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Arlindi futet si parti më vete. Po këtu lider të rinj nuk gjejnë gjuhën me njëri- tjetrin dhe pastaj futen tek liderët e vjetër. Kjo është sukses për Partinë Demokratike. Në tërësi Partia e Lirisë edhe kur ka qenë LSI në zgjedhje lokale ka bashkëpunuar me Partinë Demokratike, edhe kur ka qenë në pushtet Partia Demokratike ka pasur koalicione edhe në zgjedhjet lokale, unë them se PL ka më shumë prurje se partitë e reja’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu tha se, pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë do të jetë e vogël.
Sipas tij, Berisha dhe Rama zgjodhën kandidatë që s’kanë ambicie për t’u bërë kryeministër në të ardhmen.
‘Nëse zgjedhjet do të jenë brenda 4 javësh do të jetë një disavantazh, ato mund të shenojnë pjesëmarrjen më të vogël të viteve të fundit. Mund të jetë diku tek 35 %. Ka një regjistër dhe një sinkron të strategjisë së Ramës dhe Berishë, ata nuk duan një model Lulzim Basha apo Erion Veliaj, pra njerëz me ambicie që të duan që të jenë kryeministra. Është si një ndeshje futbolli, tifozët nuk do ta mbushin stadiumin. Unë besoj që emri i kandidatit, kur kemi persona të zakonshëm vota shkon tek partia dhe në rastin konkret kemi dy persona të zakonshëm. Eksperienca ka treguar edhe pse ka pasur 8 personalitete me parë dhe ka qenë e pamundur që të thuhet Tirana. Tirana si bashki u humb edhe në kohën kur ka qenë PD në pushtet. Elektorati gri mund të ishte në favor për PD nëse do të kishte kohë dhe një personalitet shumë të fortë’, tha ai.
Komente
